Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
945 Lekë 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Udhëzim për kapërcimin e detit, Mehmet Kraja
  • Udhëzim për kapërcimin e detit, Mehmet Kraja

Udhëzim për kapërcimin e detit, Mehmet Kraja

Onufri

Në kushtet e një luftë të pashpallur dhe në gjendje të shtetrrethimit, ajo përballej më një ushtri dhe aparat represiv, i cili nuk kishte përballë asnjë armik real, pos përbërësve identitarë të një populli, siç ishin gjuha, historia, shkrimi, eposi, gojëdhenat etj.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Udhëzim për kapërcimin e detit

Gjinia: Roman

Autori: Mehmet Kraja

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2019

Fq. 346

Pesha: 0.447 kg

ISBN: 978-9928-313-01-0

Mbi librin

Pas 35 vjetesh, po risjell këtë roman në vëmëndje të ndonjë lexuesi të mundshëm, ndoshta jo për të rikthyer në kujtesë një kohë që nuk na duhet më, por më shumë për të dëshmuar një përvoje shkrimi pak më ndryshe dhe për të mbajtur disi më të plotë tablonë e gjithë mozaikut të letërsise sonë në një periudhë më të gjatë kohore, e cila tashmë qendron ne kufijtë e historisë. 

Duke qënë i shkruar në vitet e rënda 1981-83, disa komponentë themelore të këtij rrëfimi, po të zbërthehen alegoritë, do të merrnin ketë kuptim: Kosova jetonte një kohë të pushtimit dhe të pamundesise së frikshme; jetonte një inkuizicion modern. Në kushtet e një luftë të pashpallur dhe në gjendje të shtetrrethimit, ajo përballej më një ushtri dhe aparat represiv, i cili nuk kishte përballë asnjë armik real, pos përbërësve identitarë të një populli, siç ishin gjuha, historia, shkrimi, eposi, gojëdhenat etj.

Mehmet Kraja (pjesë nga parathënia)

Detajet e librit
9789928313010
9789928313010
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Kurbani ballkanik, Luan Starova

Një ndërmarrje e këtillë romanore është vështirë të haset në letërsitë e tjera europiane... Luan Starova tregon superioritet me romanet e tij, sepse letërsia e tij bëhet europiane, para se të europianizohen institucionet e vendit të tij.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Dashuria e Talatit dhe Fitnetes, Sami Frashëri

Atë ditë deri në mbrëmje zemra nuk më rrinte e qetë. Në dhomën time shëtisja prej një qosheje në tjetrën. Në mbrëmje, edhe pse më thirri babai në darkë, u turpërova që të shkoja; sytë nuk më pushonin nga të derdhurit e lotëve, madje asnjë minutë.
360 Lekë 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Arkipelagu spiritus, Zija Cela

Identiteti i prozës moderne shqiptare do të ishte i gjymtuar pa prozën e Zija Çelës, sidomos romanet e tij të mrekullueshme për jetën e vdekjen. Një mënyrë të këtillë të rrëfimit dhe të zhvillimit të situatave mbi parimet e lëvizjeve të brendshme koncentrike, gjithsesi do të mund ta ndërtonte vetëm një mjeshtër i sprovuar i artit të romanit, çfarë është...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Hotel Arbëria, Mehmet Kraja

Romani i Mehmet Krajës, Hotel Arbëria radhitet në radhën e romaneve me temë mbi fatin e njeriut. Kryepersonazhi Skënder Berisha, që në të njejtën kohë merrë rolin e personazhit ideografik (batës i idesë), paraqet fatin e njeriut tragjik, i cili kërkon zbulimin e zhdukjes së mistershme të prindit (Qazim Berisha).
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Rrethimi, Tom Kuka

Kolë Laca duhet të fotografojë këtë gjëmë. Aparati i tij nuk përjetëson vetëm kronikën e qytetit, por edhe fatin e tij.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001305

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shpirtin tim bën ftohtë, Brunilda Zllami

Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? – kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001777

Botuesi: UET Press

Shqiperia, Ben Blushi

"Të jetosh në ishull", "Otello, Arapi i Vlorës" dhe romani i ri "Shqipëria" janë një triptik i kompletuar i një talenti të ri të letërsisë shqipe dhe gjithaq një fenomen kulturor që meriton të kapërcejë kufinjtë e hapësirës shqiptare në dekadën që vjen, duke prodhuar një shkrimtar tjetër ndërkombëtar nga gjuha shqipe.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Ars&Academic

Pylli, Rais Muhaj

Për të gjetur origjinën e këtij misteri dhe që të gjejë qetësi shpirtërore, vendos të kthehet në Shqipëri, të hulumtojë pyllin që rrethon burgun e Spaçit, burgun më famëkeq në Shqipëri, si pasojë e torturave të bëra në kohën e komunizmit. 
270 Lekë 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Mjegullat e Tiranës, Ismail Kadare

Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë "Mjegullat e Tiranës", shkruar gjatë kohës kur ishte student në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1957-1958.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Erik Botime

Lady “D”, Ambra Hysa

"Lady D" i dedikohet vajzave, vajzave që punojnë fort dhe kanë një shpirt të bukur, janë frymëzuese, janë autentike, janë të pavarura, por dashurojnë me shpirt të lirë dhe pa kursim, pa kushte!
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Diku ku dielli nuk perëndon, Enxhi Drapi

Po vuaj vërtetë shumë, por nuk e kam problem. Ashtu sikurse edhe ti, unë mundem. Kam bindjen se gjithçka arrihet kur e dëshiron me gjithë shpirt. "Të dëshirosh" diçka nuk është aq e thjeshtë sa duket vetëm kur e shqipton atë fjalë. Duhet ta besosh fort, e nëse e bën atëherë ky është dëshirimi. Mos e harro! Këtë sekret nuk e përdor dot kushdo!
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Selvite e Tivarit, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, me parashenjë të njohur estetike, është shkrimtar me vetëdije dhe koncept të formuar krijues, është autor i cili me mjeshtëri dhe guxim krijues shtron e artikulon çështje të rëndësishme për ekzistencën e një mjedisi dhe të një shoqërie, për qenien njerëzore përgjithësisht.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

E zeza dhe e kuqja, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perspektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimit poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Prishtina, Mehmet Kraja

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO – s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje