• Banner

Skandalozët
letersia erotike. librat qe kane thyer tabute, tashme ne shqip

Skandalozët

Ata janë autorët më skandalozë të të gjitha kohërave. Disa i vlerësojnë si autorë që nuk ditën të shkruanin diçka për të qenë dhe për këtë arsye, shkruan fillim-mbarim vetëm libra skandalozë, në mënyrë që të nxirrnin jetesën duke provokuar ndjenjat dhe besimet e të tjerëve. Disa i vlerësojnë si shkrimtarë që kanë folur për atë pjesë të jetës që jo të gjithë dëshirojnë ta tregojnë.
Filtrat aktiv

Botuesi: Pegi

Hollywood, Charles Bukowski

Me shumë dyshime, ai pranon dhe sakaq bëhet pjesë e vorbullës së quajtur Hollivud, me paradën e pafund të personazheve eksentrike e të përkëdhelura: producentë, artistë, aktorë, regjisorë dhe gazetarë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Moshat e Lulusë, Almudena Grandes

Pasioni rrëmbyes që e bashkon atë me Pablon, shokun e të vëllait, dymbëdhjetë vjet më të madh se vetja, e fut Lulunë në një territor deri atëherë krejt të panjohur për të. Ajo zbulon fuqinë e zjarrit që mbante mbyllur brenda trupit të saj.

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Posta, Charles Bukowski

"Posta", romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukowski-t, Henri Çinaski.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Femrat, Charles Bukowski

Shkrimtari i shthurur dhe alkooliku Henri Çinaski ka lindur për të mbijetuar. Pas dekadash të tërë punësh të papaguara, shkapërderdhje parash me gra dhe baste, edhe Çinaskit më së fundi i ndrin ylli i tij letrar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Ditari sekret 1836-1837, A. S. Pushkin

Fati po realizohej – kisha thirrur Dantesin në duel. Mos është kjo vdekja e dhunshme nga një flokëbardhë që më kishte paralajmëruar një fallxhore gjermane? Dantesi u bë shpagimi i fatit për karakterin tim të dobët. Në qoftë se fitorja do të jetë në anën time, atëherë unë do të përmbys ligjet hyjnore dhe Venusi do të mbretërojë pafundësisht në qiejt e mi.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bukë me sallam, Charles Bukowski

"Bukë me sallam", romani i katërt i Charles Bukowski – t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik, rrëqethës dhe prekës i tij. Ai trajton fëmijërinë dhe adoleshencën e Henri Çinaskit, plot shëmti, dhembje, arrati e vetmi, që nga vitet e para të jetës e deri në kurorëzimin e një "karriere" të gjatë e të suksesshme alkoolike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ëndërr, Arthur Schnitzler

Një eksplorim surreal i përmasave intime të martesës. Kurioziteti i sinqertë i Fridolinit për seksualitetin e bashkëshortes nuk i kundërvihet dot xhelozisë dhe narcizizmit të tij të lënduar.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje