Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Petro Marko
Petro Marko, librat

Petro Marko

Petro Marko (Dhërmi, 25 nëntor 1913 – Tiranë, 27 dhjetor, 1991) ishte shkrimtar dhe aktivist shqiptar i vlerësuar nga shumë kritikë si një nga etërit themelues të prozës moderne shqiptare. Jeta dhe letërsia e tij e larmishme e shpien lexuesin nga brigjet e Detit Jon në ishullin e vetmuar të Ustikës, në Spanjën e Luftës Civile dhe natyrisht, në Shqipërinë e fundit të Luftës së Dytë Botërore përmes romanit Qyteti i fundit.

Filtrat aktiv

Botuesi: Albas

Hasta la vista, Petro Marko

Edhe më tërheqës këtë roman e bën dashuria e dy personazheve kryesore, Gorit dhe Anitës. Një lidhje e vështirë për t’u imagjinuar në gjithë atë kasaphanë lufte, por që na dërgon mesazhin kuptimplotë për vazhdimësinë e jetës.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Griva, Petro Marko

E preka me të dyja duart! Ajo nuk lëvizte fare. Afrova fytyrën time te fytyra e saj. Ajo më lëpiu duart. Griva! Griva ime! Pasi e përqafova fort, e përkëdhela me duart e mia në të gjithë shpinën. Pastaj e pashë me kujdes.
675 Lekë 750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Nata e Ustikës, Petro Marko

Rrëfimi bëhet në vetën e parë, gjatë të cilit ndërthuren mjeshtërisht dhe natyrshëm mendimet e protagonistit kryesor (lehtësisht i identifikueshëm si autori), që zbërthejnë edhe më shumë ndjesitë e tij të brendshme.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Një emër në katër rrugë, Petro Marko

Dashuria është jeta në harmoni, është shqetësimi para prehjes, është prehja para shqetësimit, është ankthi për t’u parë dhe nevoja për t’u përqafuar, është armiku i ndarjes dhe miku i afrimit, është dehja më e ëmbël e ndjenjave dhe ushqimi më njerëzor i dëshirave që s’kanë kufi…
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Qyteti i fundit, Petro Marko

Nëpërmjet kujtimeve të personazheve, veprimi zhvendoset edhe në qytete dhe fshatra të tjera të Shqipërisë, në Itali e gjetkë. Ata rrëfejnë për çastet vendimtare të jetës së tyre, për kthesat dhe të papriturat, me dëshirën për të dalë nga e gjithë kjo mjegull dramatike që la pas lufta.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Shpella e piratëve, Petro Marko

Në këtë roman fantastiko-aventuror gërshetohet bota e pasur fantastike me realitetin jetësor. Përmes aventurave të pesë fëmijëve, futemi në botën dhe psikologjinë e tyre. Pavarësisht kushteve dhe rrethanave të ndryshme në të cilat ndodhen, ata janë gjithmonë të pushtuar nga dëshira, pasioni dhe etja për gjërat e pazbuluara, për të eksploruar të mistershmen.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Intervistë me vetveten, Petro Marko

Unë shkrova si poet, si gazetar e si shkrimtar, duke iu nënshtruar mundësisht sa më pak kërkesave dhe rregullave të krijimtarisë së kohës, por u kritikova ashpër, u dënova me heqjen e së drejtës së botimit dhe disa nga veprat m’u bënë kartonë pa dalë në qarkullim, duke më mohuar kështu gëzimin e krijimit.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje