• Banner

Rudi Erebara
Rudi Erebara ka lindur në vitin 1971. Ai është poet, shkrimtar dhe përkthyes.

Rudi Erebara

Rudi Erebara ka lindur në vitin 1971. Ai është poet, shkrimtar dhe përkthyes. Pasi u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës në vitin 1995, ai nisi një karrierë si analist politik, gazetar dhe shkrimtar. Ai është autori i dy librave me poezi, Fillon Pamja, 1994 dhe Lëng Argjendi, 2013. Dy romanet e tij janë Vezët e thëllëzave, 2010, dhe Epika e yjeve të mëngjesit, 2016. Rudi Erebara u shpall fitues për Shqipërinë i Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë për vitin 2017 me romanin Epika e Yjeve të Mëngjesit. Romani i Erebarës, një përshkrim sarkastik i jetës në kohën e komunizmit, pritet të përkthehet në shumë gjuhë Europiane si dhe të botohet në shumë vende pas fitimit të këtij çmimi.

Filtrat aktiv

Botuesi: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt e të paemër që lidhej me të, i cili nganjëherë, për shkak të fuqisë që mbart, mbizotëronte krejtësisht gjithçka tjetër; edhe...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Ishulli, Aldous Huxley

Në romanin e tij të fundit, i cili është konsideruar më i rëndësishmi prej tij, Aldous Huxley na dërgon në ishullin e largët të Paqësorit, Pala, ku një shoqëri ideale ka lulëzuar për 120 vjet.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Prova, Eleanor Catton

E vendosur në dy kohë të ndryshme dhe në skena të nxehta, por të fragmentuara, Catton rrëfen marrëdhëniet e një nxënësi të shkollës së mesme dhe mësueses së tij të muzikës gjatë kohës kur nxënësit e shkollës janë vendosur në skenë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Thatësia e gjatë, Cynan Jones

Thatësia e gjatë është një himn për korruptueshmërinë e mishit. Toni elegjik gjithpërfshirës karakterizohet nga momente të shëmbëllimit befasues dhe një bukurie të thellë lirike. Shpreh drojën ndaj brishtësisë së jetës dhe një respekt të thellë për dinjitetin e të gjitha qenieve të gjalla.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Të ndriturit, Eleanor Catton

Sa herë në kaq kohë të bie të lexosh një roman, i cili të ngrin përtej gjërave të rutinës së përditshme, të heq mënjanë, të mbledh dhe të lë të ndihesh sikur ke kaluar fundjavën me një gjeni. Eleanor Catton me këtë roman mahnitës bën thjesht këtë...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Epika e yjeve të mëngjesit, Rudi Erebara

Ky është një roman mbi imoralitetin e diktaturës dhe diktatorëve të saj. Diktaturat janë të ndryshme, por grada e mizorisë zakonisht është justifikuar në arsyetimin se dhunën e kanë ushtruar disa njerëz me ushtri ndaj një populli tjetër.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Çfarë ishte balena e bardhë për Ahabin deri tani u dha një shenjë; se çfarë ishte, ndonjëherë, për mua, ende ka mbetur e pathënë. Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Mos më lër të shkoj, Kazuo Ishiguro

Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje