• Banner

Leonardo Sciascia
Leonardo Sciascia, shkrimtar dhe politikan italian

Leonardo Sciascia

Leonardo Sciascia, (lindur më 8 janar 1921 në Racalmuto, pranë Agrigentos në Itali, vdiq më 20 nëntor 1989 në Palermo. Është shkrimtar italian i njohur për ekzaminimin metafizik të korrupsionit politik dhe pushtetit arbitrar.

Sciascia studioi në institutin Magistrale në Caltanisetta. Ai mbajti pozicione zyrtare apo mësimore për pjesën më të madhe të karrierës ndërsa u tërhoq për të bërë shkrimtarin me kohë të plotë në vitin 1968. Karriera e tij politike filloi më 1976, kur ishte anëtar i këshillit të qytetit të Palermos për Partinë Komuniste. Më vonë Sciascia shërbeu si anëtar i Partisë Radikale në Parlamentin e Italisë; ai u zgjodh në Parlamentin Evropian në vitin 1979.

Puna e parë e publikuar nga Sciascia ishte Favole della dittatura (1950; “Përralla nga diktatura”), një satirë mbi fashizmin. Ai botoi edhe dy përmbledhje me poezi. Romani i parë i rëndësishëm, Le parroçhie di Regalpetra (1956; Kripë në plagë), është një kronikë e një qyteze të vogël siciliane dhe efektit të politikës në jetët e banorëve të saj. Ai ekzaminon më tutje atë që e quajti sicilitudine (“të qenit sicilian”) në katër tregime të Gli zii di Sicilia (1958; Xhaxhallarët sicilianë). Megjithëse jeta e Sicilisë mbeti tema kryesore e shkrimeve të tij, Sciascia zbuloi mjetin e tij të parapëlqyer, romanin e misterit, vetëm me publikimin e romanit Il giorno della civetta (Dita e Kukuvajkës) 1961. Romane të tjera misteri pasuan, mes tyre, A ciascuno il suo (1966; Secilit hakun), Il contesto (1971; Rrezik i barabartë), dhe Todo modo (1974; Një mënyrë a një tjetër). Sciascia shkroi gjithashtu analiza historike, drama, tregime dhe ese mbi Sicilinë dhe tema të tjera dhe redaktoi serinë e librave të rrallë dhe të papublikuar të shkrimtarëve sicilianë për shtëpinë botuese Sellerio.

Filtrat aktiv

Botuesi: Dituria

Xhaxhallarët e Sicilisë, Leonardo Sciascia

Katër tregimet e librit Xhaxhallarët e Sicilisë (1958), një lloj trilleri politik, janë frytet e para të pjekurisë së Sciascia-s, si shkrimtar. Në këto histori, iluzionet rreth ideologjisë dhe historisë shkrihen në gëzim e në vuajtje, kurse pafajësia e shumëkujt o zhbëhet, o  braktiset. Çdo tregim ka momentin e vet historik: zbarkimi i aleatëve në Sicili,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia

Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Secilit hakun, Leonardo Sciascia

Me një stil të matur, të hidhur, pak sarkastik, por mjaft të qartë dhe të kursyer në përshkrime, romani fillon me rrëfimin e historisë së një farmacisti që "jetonte i qetë, nuk kishte pasur kurrë probleme e nuk merrej me politikë", por që një ditë prej ditësh merr një letër anonime, ku kërcënohet me vdekje.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje