• Banner

Julian Barnes
Julian Barnes në shqip

Julian Barnes

Julian Barnes, (lindur më 1946) është kritik dhe autor i romaneve novatore dhe intelektuale mbi personazhe të fiskuar me gjëra interesante nga e kaluara. Ai ka botuar edhe me pseudonimet Edward Pygge dhe Dan Kavanagh.

Barnes ka deri më tani katër romane në gjuhën shqipe: Enigma e një fundi, shqipëruar nga Ilir Baçi, (Pegi 2016), Zhurma e kohës, E vetmja histori dhe Papagalli i Floberit (Shtëpia e Librit 2018, 2022, 2023) me shqipërimin e Gjergj Erebarës.

Barnes ka studiuar në kolegjin Magdalen në Oksford dhe ka kontribuuar me shkrime për Times Literary Supplement në vitet 1970 ndërsa botonte thrillera nën pseudonimin Kavanagh. Këto libra, si Duffy (1980), Fiddle City (1981), Putting the Boot In (1985), dhe Going to the Dogs (1987)— paraqesin një burrë të quajtur Duffy, një biseksual ish-polic i kthyer në detektiv privat.

Romani i parë i publikuar nën emrin e tij është rrëfenja mbi të rriturin, Metroland (1980). Fiksimet e xhelozisë përndjekin protagonistin e romanit Before She Met Me (Para se të njiheshim) (1982) ndërsa ai kërkon të zbulojë jetën e shkuar të gruas së tij të re. Flaubert’s Parrot (Papagalli i Floberit) (1984) është një përzjerje plot humor e biografisë, romanit dhe kritikës letrare. Në të, një studiues fiksohet me Floberin dhe me papagallin e balsamosur që Floberi përdori si frymëzim për shkrimin e tregimit të shkurtër “Un Coeur simple”, “Një zemër e thjeshtë.” Romanet e tjera të Barnes përfshijnë, A History of the World in 101/2 Chapters (1989), Talking It Over (1991), The Porcupine (1992), dhe Cross Channel (1996). Te romani satirik England, England (1998), Barnes përmbledh Anglinë moderne në portetizimin e një parku lojërash në Ishullin Wight, ku gjenden temat e familjes mbretërore, Kullës së Londrës, Robin Hudit dhe pabeve.

Kritikët mendojnë se Barnes tregoi thellësi të reja emocionale te libri The Lemon Table (2004), një përmbledhje tregimesh të shkurtra në të cilën shumica e personazheve janë të lodhur nga mendimi i vdekjes. Ai eksploron se pse disa njerëz mbahen mend pas vdekjes ndërsa të tjerët jo, në romanin historik Arthur & George (2005), në të cilin një nga personazhet e titullit bazohet te Sër Arthur Conan Doyle. Më 2011 Barnes publikoi Pulse, një përmbledhje tregimesh të shkurtra si dhe The Sense of an Ending (përkthyer Enigma e një fundi), roman që fitoi çmimin Booker dhe ku një rrëfimtar jo i qëndrueshëm eksploron temat e kujtesës dhe plakjes. Te romani The Noise of Time (2016) (Zhurma e kohës), Barnes letrarizon episode nga jeta e kompozitorit rus Dmitri Shostakoviç. Te romani The Only Story (2018), (E vetmja histori) Barnes eksploron kujtesën e dashurisë së parë ndërsa një burrë shikon pas te marrëdhënia e tij me një grua më të madhe. Më 2022, ai publikoi Elizabeth Finch, ku përqendrohet te një burrë që ka një dashuri intelektuale për një nga mësueset e tij dhe se si kjo ka një impakt jetëgjatë në jetën e tij.

Veprat joletrare të Barnes përfshijnë Something to Declare (2002), një përmbledhje e eseve mbi Francën dhe kulturën frënge; The Pedant in the Kitchen (2003), ku eksploron dashurinë e tij për ushqimin; Through the Window (2012), një eksplorim i ndikimeve të tij letrare dhe; Keeping an Eye Open: Essays on Art (2015). Kujtimet e tij, Nothing to Be Frightened Of (2008) paraqet një këndvështrim të ndershëm dhe shpesh kritik të marrëdhënies së tij me prindërit dhe të vëllain më të madh. Levels of Life (2013)— është një tribut për bashkëshorten e tij, e cila vdiq më 2008. Barnes përdor historinë e një kirurgu pionier, Samuel Pozzi për të eksploruar Parisin e Belle Époque te The Man in the Red Coat (2019).

Filtrat aktiv

Botuesi: Shtëpia e Librit

Papagalli i Floberit, Julian Barnes

Botuar fillimisht në vitin 1984, romani rrëfen kërkimin e studiuesit amator Geoffrey Braithwaite mbi disa elementë të jetës së gjeniut francez Gustave Flaubert dhe përballjet e tij me hilet e historisë dhe të kujtesës, disa prej të cilave janë kurthe të thurrur nga vetë Floberi për pasvdekjen.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

Death, Julian Barnes

When it comes to death, is there ever a best case scenario? In this disarmingly witty book, Julian Barnes confronts our unending obsession with the end. He reflects on what it means to miss God, whether death can be good for our careers and why we eventually turn into our parents. Barnes is the perfect guide to the weirdness of the only thing that binds...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Enigma e një fundi, Julian Barnes

Këmbëngulja mbi rolin e kohës dhe qëllimi për "t'i dhënë kuptim mënyrës se si i japim kuptim botës". Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje