• Banner

Günter Grass
Günter Grass

Günter Grass

Günter Grass, (16 tetor, 1927, Danzig— 13 prill 2015, Lübeck), ishte shkrimtar, poet dhe dramaturg gjerman. Grass u përfshi në Rininë Hitleriane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u rekrutua në moshën 17 vjeçare. Ai u plagos në luftë dhe u bë i burgosur lufte. Romani i tij i parë i jashtëzakonshëm, Die BlechtrommelDaullja e teneqesë (1959), i solli famë ndërkombëtare. Ai u bë zëdhënësi letrar i gjeneratës së të rinjve që u rritën gjatë regjimit Nazist. Bashkë me librat Macja dhe miu (1961) dhe Vitet e qenit (1963), përbën trilogjinë e vendosur në qytetin Danzig (sot Gdańsk në Poloni). Punët e tij të tjera, që të gjitha me tema politike, përfshijnë Der Butt - Shojza(1977); UnkenrufeThirrja e bretkosës (1992), mbi marrëdhënien e vështirë mes Polonisë dhe Gjermanisë së Bashkuar, dhe Ein Weites Feld – Një fushë e gjerë (1995), libër shumë i debatuar pasi në të ai shpreh mendimin se ribashkimi i Gjermanisë ishte i gabuar.

Grass fitoi Çmimin Nobel në Letërsi më 1999 ndërsa shkaktoi debate të mëtejshme nga zbulimi në kujtimet Beim Häuten der ZwiebelQërimi i qepës (2006) se ai kishte qenë anëtar i Waffen-SS, krahu ushtarak i Partisë Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Filtrat aktiv

Botuesi: IDK

Me hapin e gaforres, Gunter Grass

Si thuajse në gjithë veprat e tjera të tij, në fokus është sërish historia e trazuar e Gjermanisë. Por jo më ajo e "fajit gjerman", që e pat bërë atë të famshëm me trilogjinë e Dancingut, por kësaj here historia e viktimave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 950 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2660

Botuesi: Skanderbeg Books

Macja dhe miu, Gunter Grass

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar