Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Macja dhe miu, Gunter Grass
  • Macja dhe miu, Gunter Grass

Macja dhe miu, Gunter Grass

2660

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

500 Lekë
450 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Macja dhe miu
Origjinali: Katz und maus
Gjinia: Novelë
Autori: Günter Grass
Shqipëroi: Afrim Koçi
Shtëpia botuese: Skanderbeg books
Viti: 2008
Fq. 140
Pesha: 0.16 kg
ISBN: 978-9992-732-9-1

Mbi librin

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Pjesa më e madhe e rrëfimit është e vendosur në anijen minakërkuese plake, vendi ku Malke dhe miqtë e tij takohen çdo verë dhe zhyten në thellësi për të nxjerrë prej andej gjithfarë mbetjesh lufte. Në një nga këto ditë Malke i vjedh Kryqin e Hekurt kapitenit të një anijeje, shkak ky për ta përjashtuar nga shkolla. Duke iu bashkuar një batalioni luftimi, Malke shpërblehet me të njëjtin kryq për shërbimet e tij në beteja.

I rikthyer sërish në të njëjtën shkollë, tashmë triumfator, drejtuesi i shkollës nuk ia lejon atij të mbajë një fjalim përpara nxënësve për shkak të asaj të shkuare të hidhur. Grass ka thyerje të shpeshta në libër dhe rrëfimtari flet herë në vetë të dytë, herë në vetë të tretë, enkas për të dhënë ambiguitetin e personazhit themelor të veprës, si edhe marrëdhënieve të tij me të tjerët.

Duke përfituar nga ky trishtim i radhës i Malkes, Pilenci e shtyn atë të zhytej sërish, pa qenë i sigurt nëse ai do të mund të mbijetojë. Dhe Pilenci nuk e pa më kurrë Malken. "Macja dhe miu" është një libër me stil, produkt i një pene mjeshtërore, që me një ftohtësi klinike analizon nën "maskën" e mataforës Gjermaninë e Luftës.

 

Detajet e librit
2660
978999273291
978999273291
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
3 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Daullja prej llamarine, Günter Grass

Oskar Macerati, zhvillimi mendor dhe shpirtëror i të cilit është i plotë që prej lindjes, në moshën trevjeçare vendos të mos rritet më, duke mbajtur fizikun e një fëmije. Ky personazh grotesk, në duart e të cilit gjendet gjithmonë një daulle llamarine, e sheh botën “nga poshtë” me një kritikë të pamëshirshme.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Macja dhe miu, Günter Grass

 Por, nga ana tjetër, këto veprime të çuditshme të Malkes nxjerrin në pah errësirën që ka krijuar dhuna naziste, lufta dhe pasojat e saj në zemrat e një kombi. Me një përzierje delikate të humorit dhe të fuqisë së rrëfimit.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Me hapin e gaforres, Gunter Grass

Si thuajse në gjithë veprat e tjera të tij, në fokus është sërish historia e trazuar e Gjermanisë. Por jo më ajo e "fajit gjerman", që e pat bërë atë të famshëm me trilogjinë e Dancingut, por kësaj here historia e viktimave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
855 Lekë 950 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2513

Botuesi: K & B

Tregimtarë të gjuhës gjermane pas 1945-s

Bertold Brecht, Heinrich Böll, Friedrich Dürrenmatt, Max Frisch, Günter Grass, Elias Canetti, Elfriede Jelinek dhe shumë mjeshtër të tjerë të prozës së gjuhës gjermane, përmbledhur në një libër që vendos standarde të reja në botimet tona.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje