Nënkategoritë
Mayzie – ve u pëlqen të dalin jashtë shtigjeve të rrahura, andej nga i çon era, duke sfiduar rreziqet dhe pamundësitë. Në këtë pikëpamje, Shqipëria përfaqësonte një aventurë të bukur.
Gazetari Armir Shkurti ka përmbledhur mbresat e tij nga 55 ditët e vitit 1997, kur i biri i Ahmet Zogut, Mbreti Leka i Parë, testoi shansin e vet duke hedhur referendum për kthimin e monarkisë në një vend që nuk po largohej dot nga traumat e skemave piramidale dhe rënies së përgjithshme të shtetit.
"Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë" me tri ndarjet e mëdha kronologjike: Epoka e Katastrofës, Epoka e Artë dhe Shembja e Madhe, shkruar me këndvështrimin e njeriut që beson në arsyen dhe në shkencën e, po aq, në mundësinë e përmirësimit të së ardhmes së njerëzimit.
"Për të kuptuar shqiptarët e vitit 2000 e tutje është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh se kush qenë ata gjatë viteve 1939-1995", shkruan Bernd Fischer në parathënien e librit që keni në dorë. Ai bën pikërisht këtë gjë: gjurmon, analizon, krahason e shpjegon në mënyrë shkencore ngjarjet komplekse në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore.
Midis hoxhallarëve të përndjekur nga pushtuesit, nga fanatikët dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë e tyre është dhe Hafiz Ali Korça. i rritur në një mjedis patriotik, fetar e kulturor Korçar të pastër, ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngriten lart emrin e tij.
Titulli: Dilemat e Arbërit, Studime mbi Shqipërinë mesjetareOrigjinali: Dilemat e Arbërit, Studime mbi Shqipërinë mesjetareGjinia: HistoriAutori: Pëllumb XhufiShtëpia botuese: PegiViti: 2006Fq: 630Pesha: 0.698 kgISBN: 978-99943-40-24-7
Ndërtimi evropian është nëpërmjet zhvillimit progresiv të politikave publike që Shtetet kanë pranuar t'i ndjekin bashkërisht në kuadrin komunitar. Sot politikat e Bashkimit Evropian prekin të gjitha fushat e veprimtarisë publike dhe kanë arritur një nivel zhvillimi i cili kërkon detyrimisht risimin e Institucioneve të Bashkimit dhe një Kushtetutë të re...
As federal, as i krahasueshëm me një organizatë ndërkombëtare klasike, sistemi institucional i Bashkimit Evropian vepron në lidhje të ngushtë me qeveritë dhe administratat e Shteteve Anëtare. Zgjerimi i Bashkimit Evropian në 25 anëtarë i realizuar në vitin 2004 kërkoi një reformë institucionale.