Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Simone Weil

Simone Weil

Simone Weil (1909–1943) ka filozofuar brenda terrenit filozofik dhe jashtë tij. Dëshira e fortë e Weil për drejtësinë dhe të vërtetën e çoi atë në qarqet akademike dhe në mes të klasës punëtore në fabrikë. Jeta dhe vepra e saj qenë të mbushura me të tilla kontradikta: ajo qe, në periudha të ndryshme, aktiviste, pacifiste, militante, anarkiste, mistike. Edhe pse në mënyrë jo rigorozisht sistematike, synim i filozofisë së saj mbeti jeta njerëzore në tërësinë e saj. Ndonëse e shtrirë në pak vite -- vdiq kur ishte 34 vjeç -- veprimtaria e saj letrare përfshin shënime dhe komente mbi klasikët të antikitetit, vëzhgime të holla e të përditshme nga puna në fabrikë, por edhe pamflete dhe ese politike, fetare, shkrime mbi dhunën, universitetin, anarkizmin.
Ndikimi i Weil qe i thellë ndër bashkëkohësit e saj (De Beauvoir, Camus), dhe sot e kësaj dite mbetet një nga mendimtaret më të përmendura e të studiuara.

Filtrat aktiv

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mendime mbi shkaqet e lirisë dhe shtypjes shoqërore, Simone Weil

Edhe pse në mënyrë jo rigorozisht sistematike, synim i filozofisë së saj mbeti jeta njerëzore në tërësinë e saj. Ndonëse e shtrirë në pak vite -- vdiq kur ishte 34 vjeç -- veprimtaria e saj letrare përfshin shënime dhe komente mbi klasikët të antikitetit, vëzhgime të holla e të përditshme nga puna në fabrikë, por edhe pamflete dhe ese politike, fetare,...
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Rëndesa dhe hiri, Simone Weil

Në këtë vepër përmblidhen një sërë reflektimesh, herë në formë epigrami, herë të zgjatura në disa paragrafë, mbi tema nga më të ndryshmet: zbrazëtia, koha, Zoti, uni, dashuria, dhuna, e keqja, dëshira, puna, etj.
800 Lekë
More
Në gjendje