Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Këtu do të gjeni libra të rekomanduar prej nesh.
Janë 18 libra.
Botuesi: Papirus
Ben Andoni ka eksploruar Shqipërinë pëllëmbë për pëllëmbë për të na sjelle në këtë libër një pasqyrë të Shqipërisë bashkëkohore, vendet, njerëzit dhe historitë.
Botuesi: Shtëpia e Librit
Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Flush një biografi nga Virginia Woolf dhe Zhurma e kohës nga Julian Barnes . Cmimi i kopertinës për të dy librat është 1400 lekë. Ofrohen me 20% ulje.
Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev, Mbi tiraninë, Timothy Snyder dhe Tri Ese nga George Orwell. Të tri librat kanë çmim kopertine 1800 lekë. Ofrohen me 25% ulje.
Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Si vdesin demokracitë nga Steven Levitsky, Daniel Ziblatt dhe Mbi tiraninë, Timothy Snyder. Ccmimi i kopertinës për të dy librat është 1700 lekë. Ofrohen me 15% ulje.
Ridënimi i Lubonjës është ndoshta libri më i rëndësishëm për kujtesën kolektive të shqiptarëve mbi kohën e diktaturës komuniste.
Botuesi: Shtëpia e Librit
Një historian i specializuar mbi historinë e Europës Lindore dhe Holokaustit i shpjegon lexuesve me fjalë të thjeshta se si ndodh që një demokraci e brishtë zëvendësohet me një diktaturë totalitare, qoftë kjo fashizëm apo komunizëm. Timothy Snyder na tregon se cilat janë shenjat që paralajmërojnë shfaqjen e tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne qytetarët...
Botuesi: Shtëpia e Librit
Një meditim kryevepër mbi artin dhe pushtetin, dedikuar kompozitorit sovjetik Dmitri Shostakoviç. Ky është romani i parë i shkruar nga Julian Barnes që kur ai fitoi çmimin Man Booker.
Botuesi: Shtëpia e Librit
Një dashuri transatlantike përmbledh më shumë se 300 letra dashurie, të shkruara nga de Beauvoiri për Alegrin, duke krijuar kështu një pikëtakim unik midis kujtimeve personale dhe historisë së botës intelektuale të krahut të majtë me Parisin e pasluftës.
Botuesi: Onufri
Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të.
Botuesi: Skanderbeg Books
Dikur ata ishin pesë shokë të ngushtë të gjimnazit në Nagoja, mu si gishtat e një dore, mu si cepat e një ylli. Katër prej tyre, dy vajza dhe dy djem, kishin në emrat e tyre të përfshirë nga një ngjyrë: të kuqe, blu, të zezë dhe të bardhë.
Botuesi: Skanderbeg Books
"Xhevdet beu dhe të bijtë" është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979, në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik. Ndërsa e shkruante këtë vepër, Turqia po kalonte një nga turbullirat më të ashpra politike të historisë së saj; ishin ditët e vrullshme para grushtit të shtetit, përvoja e...
Botuesi: OMSCA-1
Libri "Lutje detit" është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. E gjitha është përmbledhur në pak radhë, por me shumë gjasë, mund të jetë teksti më i fuqishëm dhe tronditës që ka shkruar Hosseini.