• Banner

Tre libra, 25% ulje

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev, Mbi tiraninë, Timothy Snyder dhe Tri Ese nga George Orwell. Të tri librat kanë çmim kopertine 1800 lekë. Ofrohen me 25% ulje.

1 800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Mbi tiraninë: Një historian i specializuar mbi historinë e Europës Lindore dhe Holokaustit i shpjegon lexuesve me fjalë të thjeshta se si ndodh që një demokraci e brishtë zëvendësohet me një diktaturë totalitare, qoftë kjo fashizëm apo komunizëm. Timothy Snyder na tregon se cilat janë shenjat që paralajmërojnë shfaqjen e tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne qytetarët e zakonshëm për të mbrojtur liritë tona.

 

Asgjë s’është e vërtetë... Një producent televiziv eksploron Rusinë e kohës sonë duke depërtuar në shoqërinë ruse nga këndvështrime të ndryshme; nga bota e tetëmbëdhjetë vjeçareve që gjejnë dashnorë pasunarët e rinj dhe që recitojnë Pushkinin si pjesë e recetës së joshjes, te gangsterët nga Siberia që vendosin të shkruajnë libra dhe të xhirojnë filma mbi bëmat e tyre. Por ndërsa vitet e tij në Rusi kalojnë, Pomerantsev-i fillon të vërejë se edhe Rusia po ndryshon, dhe jo për mirë. Lexo më shumë:

 

Mbi Nacionalizmin dhe ese të tjera nga George Orwell erdhën në shqip për herë të parë. Eseja Mbi Nacionalizmin u botua fillimisht në vitin 1945 dhe vjen si surprizë. Shkruar nga një shkrimtar britanik si Orwell, ai flet për nacionalizmin, jo thjeshtë nacionalizmin e lidhur me një etni apo një komb, por nacionalizmin e lidhur me çfarëdolloj grupi identitar. Orwell shpjegon se si njeriu shpesh kundërshton arsyen për të mbrojtur identitetin e vet. Ai vëren gjithashtu se nacionalizmi është një fenomen që nuk duhet të ngatërrohet me patriotizmin apo atdhedashurinë.

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Rowling, Bond, Orwell dhe Kuteli

Në këtë paketë ofrojmë katër libra për fëmijë: Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling; Një arush me emrin Padington, Michael Bond; Ferma e kafshëve, George Orwell dhe; Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli.  Të katër librat kanë çmim kopertine prej 3000 lekësh, ofrohen për 2600 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Oferta është e vlefshme...

Çmimi 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia

Këto 29 tregime, nga autorë që përfshijnë Margaret Atwood, Tommy Orange, Kamila Shamsie, Colm Tóibín, Rachel Kushner dhe David Mitchell, ndryshojnë shumë në përmbajtje dhe frymë. Puna e tyre do të mbahet mend si një kontribut historik i një kohe dhe vendi si asgjë tjetër në jetën tonë, dhe do të ofrojë perspektivë e ngushëllim për lexuesin, tani dhe në...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Ofertë, Tre libra për 2400 lekë

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Bukë me sallam, Charles Bukowski; Femrat, Charles Bukowski, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen për 2400 lekë.

Çmimi 2 900 Lekë
More
Në gjendje

Seneca, Frankl dhe Tolstoi

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të karakterit filozofik: Shkurtësia e jetës, Seneca; Në kërkim të kuptimit, Viktor E. Frankl dhe; Rrëfimi, Leon Tolstoi. Të tre librat kanë çmim kopertine prej 2200 lekës, ofrohen për 1760 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Oferta është e vlefshme vetëm gjatë ditëve të panairit. Kliko këtu për të parë më shumë nga...

Çmimi 2 200 Lekë
More
Në gjendje

Ofertë, katër libra për fëmijë dhe të rritur

Në këtë paketë ofrojmë: 1. Kronikë në gur, Ismail Kadare, 2. Ferma e kafshëve, George Orwell, 3. Nata e Ustikës, Petro Marko, 4. Plaku dhe deti, Ernest Hemingway. Mund t’jua sjellim në shtëpi me pagesë në dorëzim në të gjithë Shqipërinë. Të katra librat kushtojnë 2700 lekë, ju mund t’i porosisni tani për 2400 lekë dhe përfitoni postë falas. Dërgoni...

Çmimi 2 700 Lekë
More
Në gjendje

Hoover, Cercas dhe Barnes

Në këtë paketë ju ofrojme tre libra, Dashuri e shëmtuar, nga Colleen Hover, Monarku i hijeve, Javier Cercas dhe E vetmja histori, Julian Barnes. Të tre librat kushtojnë 3600 lekë. Ofrohen për 3000 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë gjatë ditëve të Panairit të Librit 2022. Të tre librat janë botime të vitit 2022 nga autorë bashkëkohorë të...

Çmimi 3 600 Lekë
More
Në gjendje

Paketa “Banaliteti i së keqes” – katër libra

Huazuam titullin e Hannah Arendt për këtë paketë me katër libra që flasin për tiraninë dhe njeriun. Në këtë paketë ofrojmë librat Banaliteti i së keqes nga Hannah Arendt, Bindja ndaj autoritetit nga Stanley Milgram, Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur nga Peter Pomerantsev dhe Mbi Tiraninë nga Timothy Snyder. Të katra librat kanë çmim...

Çmimi 3 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Histori e ilustruar e artit

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në historinë e artit, nga pikturat e shpellave, tek ekspresionizmi abstrakt. Çdo rrymë arti e rëndësishme shpjegohet më qartë se kurrë më parë në boshte kohore të ilustruara mjeshtërisht.

Çmimi 5 000 Lekë
More
Në gjendje

Letërsia franceze! Ernaux, Besserie, Vigan

Në këtë paketë ofrojmë katër romane nga letërsia franceze: Vendi i babait, Annie Ernaux, Pasion i thjeshtë, Annie Ernaux, Koha e tretë, Maylis Besserie dhe Djemtë e pashëm, Delphine Vigan. Të katër librat kushtojnë zakonisht 2700 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë.

Çmimi 2 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Hajduti dhe rebelja, Jan-Philipp Sendker

Hajduti dhe rebelja është një histori dashurie universale, që kapërcen hendekun shoqëror e tregon në mënyrë prekëse se vështirësitë mund të na mësojnë gjënë më të rëndësishme: guximin për t'i bërë ballë gjithçkaje, vullnetin për të ndryshuar dhe besimin pa kushte te njëri-tjetri.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Tre libra të George Orwell, për 1900 lekë

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë, kanë çmim kopertine 2600 lekë. Ofrohen vetëm gjatë festave të fundvitit për 1900 lekë si ide dhurate. Posta falas brenda Shqipërisë. 

Çmimi 2 600 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)