• Banner

Historia e futbollit
libra nga historia e futbollit shqiptar dhe boteror

Historia e futbollit

Këtu do të gjeni një përzgjedhje librat nga historia e futbollit shqiptar dhe atij botëror.
Filtrat aktiv

Botuesi: Fan Noli

Historia e Botës, Nga Mesjeta deri në kohën e sotme, J. M. Roberts, O. A. Westad, vol. 2

Shenjat pararendëse të një ere të re do të nisin të grumbullohen rreth vitit 1500. Tashmë, disa prej tyre i kemi përmendur, si për shembull zbulimin e Amerikës dhe pinjojtë e parë të ndërmarrjes evropiane në Azi. Që në fillim ato shfaqin natyrën e dyzuar të epokës së re që paralajmërohet: gjithnjë e më shumë, ajo fiton një përmasë të vërtetë botërore.

Çmimi 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Të flasim për futbollin, bisedë me Gèrard Ernault, Michel Platini

Një forcë më shtynte drejt futbollit, i cili do të bëhej qëllimi i jetës sime. Duhet të shtoj: i të gjithë ekzistencës sime. Lojtar, imazh reklamash, njeri i medias, seleksionues, konsulent, president i Kupës së Botës, president i UEFA – s dhe kjo nuk është e gjitha. Kjo është forca ime, qëllimi im: shënimi i golit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Finlandës, Henrik Meinander

Në këtë studim dinamik e tërheqës, Henrik Meinander përvijon konturet aq interesante të historisë, kulturës e shoqërisë finlandeze. Ai fillon me historinë e hershme të Finlandës, si pjesë përbërëse e Mbretërisë së Suedisë, vazhdon me vitet kur ajo ishte Dukati i Madh autonom brenda Perandorisë Ruse.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001476

Botuesi: Te tjere

Historia e kampionateve të Shqipërisë 1950-1954 , Besnik Dizdari

Në këtë vëllim janë paraqitur dy skuadrat më të forta të kohës: Dinamo dhe Partizani, të cilat kanë pasur një përngjasim të rrallë ndërmjet tyre. Të dyja skuadrat kishin të njëjtën etje për të fituar, të njejtat qëllime dhe të njëjtin ndërtim. Për 10 vite ato kanë mbajtur të gjithë peshën e futbollit shqiptar duke fituar 6 kampionate Dinamo dhe 4 të tilla...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001474

Botuesi: Te tjere

Kupa e Evropës, Besnik Dizdari

Ideja për të krijuar një kampionat futbolli për të gjitha shtete e Europës lindi tek Henri Delaunay, sekretari 71- vjeçar i UEFA-s. Ideja e tij do të vazhdohej nga i biri, Pierre Delaunay, i cili emërohet Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001473

Botuesi: Te tjere

Kupa e Botës nga Montevideo 1930 në Afrikën e Jugut 2010, Besnik Dizdari

Historia e FIFA-s  është e gjatë dhe e pasur. Ajo pasurohet në mënyrë të vazhdueshme. Gjatë dekadave, miliona fjalë janë shkruar për ndeshjet e mëdha, golat e mëdhenj, lojtarët dhe trajnerët e mëdhenj, duke regjistruar kështu historinë e aktivitetit më të madh unikal sportiv, një aktivitet që nuk rresht kurrë së magjepsuri.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001472

Botuesi: Te tjere

Kupa e Botës nga Montevideo 30 në Francë 98, Besnik Dizdari

"Nuk e kisha ndonjëherë nga afër Kupën e Botës. Po rasti e solli që në udhëtimin me kombëtaren tonë në Angli me 1989, në një eksponat të trofeve të futbollit të Federatës Angleze, që vezullonte nga shkëlqimi i kupave të ndryshme, në fakt mjaft të mëdha, të arta e të argjendta, të bronzta e të aliazheve të ndryshme, të dalloja disi me vështirësi edhe atë ,...

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar