Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
16,68  18,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Të flasim për futbollin, bisedë me Gèrard Ernault, Michel Platini
  • Te flasim per futbollin, Michel Platini
  • Të flasim për futbollin, bisedë me Gèrard Ernault, Michel Platini

Të flasim për futbollin, bisedë me Gèrard Ernault, Michel Platini

Pegi

Një forcë më shtynte drejt futbollit, i cili do të bëhej qëllimi i jetës sime. Duhet të shtoj: i të gjithë ekzistencës sime. Lojtar, imazh reklamash, njeri i medias, seleksionues, konsulent, president i Kupës së Botës, president i UEFA – s dhe kjo nuk është e gjitha. Kjo është forca ime, qëllimi im: shënimi i golit.

12,36 
11,12  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të flasim për futbollin, bisedë me Gèrard Ernault
Origjinali: Parlons football
Gjinia: Sport
Autori: Michel Platini
Shqipëroi: Krenar Hadëri
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 436
Pesha: 0.451 kg.
ISBN: 978-9928-175-83-0

Koment nga Michel Platini

Një forcë më shtynte drejt futbollit, i cili do të bëhej qëllimi i jetës sime. Duhet të shtoj: i të gjithë ekzistencës sime. Lojtar, imazh reklamash, njeri i medias, seleksionues, konsulent, president i Kupës së Botës, president i UEFA – s dhe kjo nuk është e gjitha. Kjo është forca ime, qëllimi im: shënimi i golit.

Të shënosh një gol në fushën e lojës dhe, përtej kësaj, në fushat e betejës së jetës. E solla këtë libër si shenjë të një dashurie me shikim të parë ndërmjet një loje dhe një ekzistence, dashuri, arsyen e së cilës po e kërkoja. Por unë dëshiroja të shkoja më larg, shumë më larg. Nëse futbolli është themeli i jetës sime, pse është themelor dhe për jetën e miliona njerëzve?

Kam dashur ta ndërmarr këtë udhëtim në zemër të futbollit, që nga origjina e tij e deri në ditët tona, për të kuptuar më mirë energjitë e tij dhe entuziazmin universal, për të transmetuar vlerat e tij unike dhe për të thënë me këmbëngulje se, edhe nëse ai nuk është i përkryer, ne duhet ta duam dhe ta mbrojmë ashtu siç duam dhe mbrojmë një atdhe. Atdheun e tij.

Detajet e librit
9789928175830
9789928175830
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Pa meri, Amik Kasoruho

"Nesër e ke pushim, hë?"Ishte zëri i gardianit, natën e ndërrimit të vitit 1949, kur hapi dritarezën dhe më zgjati tasin me çorbë. Nuk e mora vesh ç'desh të thoshte. Pastaj e pyeta: "Pushim? Pse pushim?" dhe ai, duke shprehur njëfarë habie, m'u gjegj: "Si pse? Nesër fillon Viti i Ri! Nuk punon njeri nesër."
11,12  12,36 
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Fugë për violinë, Tedi Papavrami

Duke kërkuar në gjuhën tonë titullin më të përshtatshëm për librin tim "Fugue pour violon seul", pata surprizën të zbuloj që fjala "fugë", e njohur dhe e përdorur nga gjenerata muzikantësh në Shqipëri, nuk bënte pjesë në Fjalorin Akademik Shqiptar në kuptimin e saj muzikor, po aq i njohur në shumë gjuhë të botës sa edhe fjalët "prelud", "simfoni" ose...
13,35  14,83 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Autobiografia e Malkolm X

Libri më i rëndësishëm që kam lexuar ndonjëherë. Ai ndryshoi mënyrën time të të menduarit. Ndryshoi mënyrën time të të vepruarit. Më ka dhënë kurajën që unë nuk e dija se flinte brenda meje. Unë jam njëri prej atyre qindra mijëra njerëzve jeta e të cilëve ka ndryshuar për mirë.
16,68  18,54 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Rezidenca, Kate Andersen Brower

Brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë "Njerëzit dinë shumë pak për jetën brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë. Pavarësisht nëse mendoni se njihni mirë historinë dhe politikën, ky libër do t'ju ndihmojë t'i kuptoni më mirë presidentët si qenie njerëzore, diçka që mediet shpesh harrojnë ta bëjnë."
14,46  16,07 
More
Në gjendje

Bibliografi Gjergj Kastrioti Skënderbeu në veprat e autorve shqiptare 1480-2023, Hysen S. Dizdari

Ky libër pa dritën e botimit me datën 28 Nëntor 2023 në vitin e jubilare të 580 vjetorit të ngritjes , flamurit kombëtarë shqiptarë nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në Kalan e Krujës dhe përmbledh mbi 500 vepra në fusha të ndryshme studimore të shkruera nga autorve shqiptare kushtuar Skënderbeut për një prijudhë kohore nga viti 1480 deri në shtator të...
27,81  30,90 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000570

Botuesi: OMSCA-1

Nostradamusi, Juri Kosorukov

Më tepër se gjysma e parashikimeve të profetit të madh francez Mishel Nostradamusi tashmë janë bërë realitet: ndodhën revolucionet Franceze e në Rusi, përfunduan dy luftëra botërore, lufta në Afganistan, shpërthen epidemia e SIDA-s, u hodhën bomba atomike mbi Hiroshimë, u vra Xhon Kenedi.
4,45  4,94 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Me besnikërinë më të lartë, James Comey

Çfarë është lidershipi etik? Si mund të bësh atë që është e drejtë në vend të asaj me përfitim politik? Si mund të ruash besnikërinë ndaj vlerave të institucioneve për të cilët je betuar se do t'i mbrosh, ndaj vlerave që ke dedikuar jetën për t'i mbështetur, edhe nëse kjo besnikëri vjen me një kosto personale?
16,68  18,54 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001620

Botuesi: Toena

Kujtime, Ismail Qemali

U linda në muajin janar 1844 në Vlorë (ose Aulona), qytet shqiptar, ku shumë kohë më pas do të shpallja pavarësinë e atdheut tim. Im atë ishte Mahmud bej Vlora, kurse ime më, Hedie Hanëmi, nga Gjirokastra. Po vija në jetë pas epokës më të rëndësishme që Perandoria Osmane, ku bëntë pjesë edhe Shqipëria, kishte përshkuar në krejt historinë e saj.
16,68  18,54 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Vikama e tingullit, Vera Ibrahimi

Njerëz të dashur dhe personalitete të mëdha u ngjitën në Qiell…Disa, vetvetiu, u zbehën dhe mbetën në gjysmëhije… Por, lavdi Zotit, shumë e shumë të tjerë janë e do të jenë sërish dëshmitarë të kohëve tona, do të jenë mendërisht dhe shpirtërisht…
20,02  22,25 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Lojë me armikun, John Carlin

Mandela, kryepolitikani, na shfaqet si një strateg joshës i aleatëve dhe i kundërshtarëve falë dredhive tërheqëse të një Machiavelli zemërmirë. E vështirë ta dallosh sfidën më të madhe: të përballej me impulset hakmarrëse të lëvizjes së tij apo të bënte për vete minorancën e bardhë e të frikësuar.
10,01  11,12 
More
Ne gjendje