Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Pa meri, Amik Kasoruho
  • Pa mëri, Amik Kasoruho
  • Pa meri, Amik Kasoruho

Pa meri, Amik Kasoruho

Pegi

"Nesër e ke pushim, hë?"
Ishte zëri i gardianit, natën e ndërrimit të vitit 1949, kur hapi dritarezën dhe më zgjati tasin me çorbë. Nuk e mora vesh ç'desh të thoshte. Pastaj e pyeta: "Pushim? Pse pushim?" dhe ai, duke shprehur njëfarë habie, m'u gjegj: "Si pse? Nesër fillon Viti i Ri! Nuk punon njeri nesër."

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pa mëri, publicistika e jetës sime
Origjinali: Pa mëri, publicistika e jetës sime
Gjinia: Autobiografi
Autori: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 464
Pesha: 0.44 kg
ISBN: 978-9928-162-60-1

Fragment nga libri

"Nesër e ke pushim, hë?"
Ishte zëri i gardianit, natën e ndërrimit të vitit 1949, kur hapi dritarezën dhe më zgjati tasin me çorbë. Nuk e mora vesh ç'desh të thoshte. Pastaj e pyeta: "Pushim? Pse pushim?" dhe ai, duke shprehur njëfarë habie, m'u gjegj: "Si pse? Nesër fillon Viti i Ri! Nuk punon njeri nesër."

U ktheva dhe u ula në dysheme. Nuk kisha ndier heshtje më të thellë dhe më të plotë. Nuk dëgjoheshin gërvima birucash të hapeshin e të mbylleshin, nuk dëgjoheshin hapa të rëndë këpucësh ushtarake nëpër korridor dhe, çuditërisht, nuk ndjeva shqetësimin e çdo dite: "Tani do të vijnë të më marrin!".

Hetuesia ishte bërë njëfarë trokitjeje e orës, sikur të rrëfente se kaloi një ditë, erdhi dita tjetër. Ndryshe nga çdo atmosferë feste, qelitë u mbështollën nga një qetësi e mbushur me kujtimet e secilit. Dikush kujtonte fëmijët, gruan, tokën, shtëpinë. Secili duhej të mbetej vetëm në botën e tij, së cilës kujtimet i jepnin përmasa të reja.

Ndërsa unë që sapo kisha mbushur 17 vjet, para një muaji, kisha shumë pak kujtime. Ëndrrat ishin vrarë ose, nëse ndonjëra rrëshqiste nga ndonjë cep i mendjes sime, dridhej në heshtje prej frikës.

Detajet e librit
9789928162601
9789928162601
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Paula, Isabel Allende

Kështu fillon romani i Isabel Allende – s, kushtuar vajzës së saj. Paula, lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, punon... Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e së ëmës që, tashmë, është e famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000689

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling

Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001036

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling

"Unë hapem kur mbyllem": një nga enigmat e shumta që lë Urtimori, me të cilën Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë dhe të fundit të serisë. Personazhet që kujtonim se u kishim shkuar deri në thelb, zbulojnë të fshehta të thella.
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001038

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier, J.K. Rowling

Harri është duke pritur në dhomën e tij një vizitë të drejtorit të shkollës, pa arritur të kuptojë arsyen e kësaj vizite. Çfarë është kaq urgjente sa profesori nuk pret deri sa ai të kthehet në shkollë? Po ku shërinjtë e tij, si do ta presin profesor Urtimorin?
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002076

Botuesi: Pegi

Damka e turpit, Nathaniel Hawthorne

"Damka e turpit" është një nga klasikët më të njohur të letërsisë amerikane. I shkruar në vitin 1850, ky roman është një nga historitë romantike më prekëse të të gjitha kohërave. Temat e tij kryesore lidhen me rolin e gruas në familjes dhe në shoqëri, me mëkatin dhe kontrastin midis së kaluarës dhe së ardhmes.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2800

Botuesi: Dituria

Paula, Isabel Allende

Në dhjetor të vitit 1991 vajza ime, Paula, u sëmurë rëndë dhe s'kaloi shumë dhe ra në komë. Këto faqe u shkruan gjatë atyre orëve që s'kishin të sosur nëpër korridoret e një spitali në Madrid dhe në një dhomë hoteli, në të cilin jetova disa muaj.
675 Lekë 750 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000831

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave, J.K. Rowling

Që kur Harri kthehet në shtëpi për pushimet verore, Dërslit sillen keq dhe diçka i fshehin. Harri mezi pret të kthehet në shkollën e tij të dashur, në Hoguarts. Por tamam kur po bën gati valixhet, merr paralajmërimin: në Hoguarts i kërcënohet një fatkeqësi! Dhe fatkeqësia ndodh.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001989

Botuesi: Botimet Dudaj

Ai që nuk dinte të dashuronte, Harold Robbins

"Ai që nuk dinte të dashuronte" është frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes. Xhonas Kordi, një cinik me shpirt të trazuar, që trashëgon një perandori financiare, kërkon dashurinë e vërtetë. Tri janë gratë e fatit të tij: Rina, një vejushë marramendëse; Xheni, një aktore e rastësishme, që ishte e paracaktuar për filma jetëpakë, si dhe Monika.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000499

Botuesi: OMSCA-1

Ferri i çarë, Burgologji, Visar Zhiti

“U gëzova për mençurinë tënde fisnike, u gëzova edhe më shumë për faktin që njeriu shqiptar është i aftë për një mençuri të tillë. Dhumë zymti vjen nga Shqipëria, shumë dëshpërim e disa herë shumë egërsi. Ndaj për oguret e mirë kemi të drejtë të gëzohemi.” Ismail Kadare
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000960

Botuesi: Te tjere

Ikje nga trilli i perendive, Amik Kasoruho

Ikje nga trilli i perëndive" i shkrimtarit Amik Kasoruho është romani që mban peshën e fatit të një njeriu, të cilin e burgosin në moshën 17 vjeçare, duke i mohuar rininë, i pushkatojnë të atin pas tre vjetësh; nënën e tij kërcure, e ngrenë në mes të natës dhe e internojnë në rrethinat e Lushnjës.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU002032

Botuesi: OMSCA-1

Rrugët e ferrit, Visar Zhiti

"Prangat në duart e Zhitit nuk janë vetëm prangat e tij, por të njeriut përgjithësisht... Autori na përkujton se "liria më shumë eshtë gjendje shpirti, sesa trupi". Zëri i tij sjell dhembjen e Shqipërisë, të një kohë të dhimbshme. Në thjeshtësinë e tij, Visar Zhiti është kompleks, i thellë, shumështresor, plot shpirt."
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2667

Botuesi: UET Press

Shqiperia, ankthi dhe endrra, Amik Kasoruho

Amik Kasoruho ka lindur në vitin 1932 në Tiranë, në vitin e tretë të shkollës së mesme arrestohet si kundërshtar i regjimit dhe vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Babai i tij pushkatohet pa gjyq. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, Kasoruho u dëbua për 27 vjet bashkë me familjen në fshatin Gosë të Kavajës.
765 Lekë 850 Lekë
More
Në gjendje