Nënkategoritë
Kritikja e njohur kulturore, Bell Hooks, ofron një vizion mikpritës dhe me zemër të hapur mbi gjininë, seksualitetin dhe shoqërinë, në një volum frymëzues dhe të hapur për publikun. Nëpërmjet një stili angazhues dhe provokues, Bell Hooks na paraqet një teori popullore të feminizmit të bazuar në sensin praktik dhe mençurinë e përvojës.
Në ndërtesën e Nju Kolezhit të Oksfordit është gdhendur thënia: Manners made man – sjellja e bën njeriun. Prandaj në botë, librat që na mësojnë normat e sjelljes së qytetëruara, vlerësohen shumë.
Këshilla mjeksore për vetë kujdesjen mjekësore dhe shëndetësore. Libri përfshin:Manual për ndërhyrjen e shpejtëKëshilla për rastet urgjenteParandalim i sëmundjevePërgjigje pikëpyetjeve mbi shëndetin
Në këtë libër lexuesi do të gjejë, një informacion të përmbledhur mbi shtetet e popujt europianë, të dhëna mbi shtrirjen gjeografike, historinë, qytetet, natyrën, klimën, ekonominë, demografinë etj.
Latinishtja u bë gjuha mbizotëruese në të gjithë Europën Perëndimore duke u përdorur jo vetëm në shkolla, por edhe në diplomaci deri në shek. 18. Sot, ajo vazhdon të përdoret në përgjithësi në liturgjinë kishtare. Mësohet nga grupe të veçanta në shkolla e universitete.
Për shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime, dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Për herë të parë, të gjitha pjesët e Sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t`ia ndryshojë jetën kujtdo që ta përjetojë.
"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".