Botuesi: Fan Noli
Mekanizmi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në kuadër të Nismës “Një Brez, Një Rrugë” E-Book
Banner
Këtu do të gjeni një përzgjedhje në rritje me libra shqip në format elektronik (ebook) për t’u porositur dhe shkarkuar. Mund të gjeni dhe disa libra falas.
Janë 22 libra.
Botuesi: Dituria
Vëllimin Mutacionet, një përmbledhje mbresëlënëse prej shtatë tregimesh dhe një poezi, Francis Kirps e ka ndërtuar në bazë të lidhjeve ndërtekstuale me vepra të shkrimtarëve të njohur të letërsisë botërore. Këto rrëfime të fuqishme, të shpalosura me shkathtësi, shndërrohen kështu në histori të reja, të pavarura, të bartura tërësisht me zërin dhe fuqinë...
Botuesi: Dituria
“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë, ashpërsinë dhe empatinë e moshës.
Botuesi: Dituria
Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...
Botuesi: Dituria
Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.
Botuesi: Dituria
Ai kërkon me dëshpërim një njeri me të cilin të flasë, përpiqet t’u telefonojë të njohurve, pa gjetur askënd. Bredhjet e tij vazhdojnë derisa takon një grua të gatshme të kalojë natën me të. Por pastaj e vret, pa asnjë motiv.
Botuesi: Te tjere
Poezia, për ne, është ajka e leximit dhe medoemos ajo duhet të jetë një ushqim i vazhdueshëm i mendjeve të atyre që nuk shkëputen nga dieta e artit. Sidoqoftë, poezia duhet të shërbejë për më shumë, ajo duhet që, me brishtësinë dhe mprehtësinë e saj, të depërtojë gjer tek zemrat e lexuesve, duke shndritur kështu universin e botëkuptimit të tyre.
Botuesi: UET Press
Një farmaci e re dhe moderne hapet në lagjen më të vjetër të Tiranës dhe pikërisht në një rrugicë "të gjerë nga njëra pasqyrë e Benzit të fundit te tjera". E qetë në dukje, me rregullat e saj të pashkruara, rrugica fsheh sekrete qindravjeçare rrënqethëse që bien mbi vajzën si evente të njëpasnjëshme. Autorja sjell këtë roman në formatin elektronik falas...
Botuesi: Dituria
Shtëpia në udhëkryq e Vassilis Vassilikos, shkrimtar bashkëkohor grek, është një roman erotik, plot sensualitet dhe seksualitet. Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve '50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore. Kjo...
"Ishulli i Dështimit" ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj. Secila nga gratë di vetëm historinë e vet dhe copëzat e rrëfimit: dy universe paralele, sa të...