6 Dhjetor, 2019

Si te porosisesh libra shqip

Shtëpia e Librit është një kompani që ka punuar që nga viti 2007 në shpërndarjen e librit shqip në të gjithë botën.

Ju mund të porosisni online ose të vizitoni librarinë tonë në Tiranë.

Jemi te Ish-ekspozita, te pallatet 12 katëshe në oborr të brendshëm. Mund të hyhet te tuneli poshtë Kape/Berlintext ose te tuneli përbri restorant Gjinokastra.

Hapur nga e hëna në të premte, nga ora 10 deri në orën 16.

Nëse porosisni online, pagesat në dorëzim jane të mundura vetëm brenda Tiranës ku pakot i shpërndan postieri ynë. Jashtë Tiranës, pagesat bëhen me bankë.

Ne rekomandojmë që të krijoni një llogari te ne dhe pas kësaj të zgjidhni librat që dëshironi për të parë koston e librave si dhe koston e postës.

Nëse jeni blerës nga Shqipëria, rekomandohet të zgjidhni monedhën lekë. Nëse jeni nga jashtë Shqipërisë mund të zgjidhni USD ose Euro.

ShtepaieLibrit.com ndryshimi i monedhes dhe gjuhes

Përgjatë viteve ne kemi mësuar për kostot dhe mundësitë që ofron tregtia në distancë dhe për këtë arsye japim rekomandimet si më poshtë:

1. Blerësit brenda Shqipërisë rekomandohet të përdorin transfertë bankare online për të bërë pagesa te ne. Platforma të tilla si Raiffeisen On, BKT Online apo Intesa San Paolo Bank Albania mobile banking ofrojnë mënyrat më të leverdisshme për të paguar në Shqipëri. Ne pranojmë pagesa me kartë, por kjo rëndon koston e konsumatorit me shkëmbime të detyrueshme valutore, të cilat mund të shmangen kur përdoret bankingu online. Bankingu online ofrohet falas për të gjithë personat që kanë një llogari bankare në këto banka kështu që, edhe nëse nuk e keni këtë shërbim, rekomandohet ta merrni. Bankingu online shërben jo vetëm për të blerë libra te ne por edhe për të paguar faturat apo për të rimbushur celularin.

Pagesat me transferte bankare brenda Shqiperise

2. Për blerësit jashtë Shqipërisë, pagesa me kartë bankare është mënyra më ekonomike e kryerjes së pagesave te ne. Pagesat me transfertë bankare nuk janë me leverdi për shkak se bankat shqiptare mbajnë tarifë fikse prej minimalisht 12 euro për transfertat nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, kështu që nuk rekomandohet. Aq më pak nuk rekomandohet pagesa me transfertë bankare nga Kosova, për shkak se në këtë rast, kostoja fikse rritet në së paku 28 euro.

Pagesat me karte me PayPal

3. Kostoja e postës brenda Shqipërisë kushton 200 lekë. Për jashtë Shqipërisë, kostoja varet nga pesha e librave dhe shteti ku do të dërgohen. Ne aktualisht ofrojmë mundësinë e shërbimit postar rekomande si dhe postë e shpejtë. Për të parë koston e postës për secilin libër rekomandohet që të fusni librin në shportë pasi të keni krijuar llogarinë.

4. Garancitë. Ne garantojmë dorëzimin e librave te ju ose rimbursim të pagesës. Kjo do të thotë se në rast se librat humbasin rrugës apo kthehen mbrapsht, ne i ridërgojmë ato pa kosto shtesë për blerësin.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>