Kush Jemi

Shtepiaelibrit.com është një librari dhe shtëpi botuese me qendër në Tiranë. Ne kemi filluar të ofrojmë librin shqip në të gjithë botën që nga korriku i vitit 2007 dhe për rrjedhojë jemi libraria më e vjetër online në Shqipëri. Përgjatë viteve ne kemi akumuluar një numër të konsiderueshëm titujsh, mbi 7 mijë, nga të cilët rreth 5 mijë vijojnë të jenë të disponueshëm për lexuesin.

Shtepiaelibrit.com u zgjerua në shtëpi botuese në vitin 2017 dhe si shtëpi botuese ofron libra nga letërsia bashkëkohore, historia dhe ekonomia, libra që ne besojmë se sjellin vlerë në kulturën shqiptare.

Ju mund të regjistroheni në blogun tonë dhe në buletinin informativ për t’u informuar në vijimësi mbi të rejat nga bota e librit. Zakonisht ne dërgojmë 1-3 njoftime me email në muaj.

Ju mundet gjithashtu të vizitoni librarinë tonë fizike në këtë adresë [kliko këtu] nga e hëna në të premte nga ora 10 deri në orën 15.

Ju mund të na shkruani në [email protected] ose të na kontaktoni me Whatsapp në numrin: +355692582308.

ShtepiaeLibrit.com është një pasion që ne e kryejmë në kohën e lirë që na mbetet nga angazhimi në punën kryesore. Ju kërkojmë ndjesë nëse nuk jemi të disponueshëm kur ju të na kontaktoni, ose kur vonojmë porositë.

Kontaktet tona

Libraria ShtepiaeLibrit.com
Rruga Nikolla Jorga,
Hyrja 9, Kati 1, Oborri i Brendshëm i pallateve te blloku te Ish-Ekspozita, Tiranë, Shqipëri.

Email: [email protected]

Lexo më shumë: Si të porosisësh libra.