12 Dhjetor

A mund të bësh një dramë pa fjalë?! (Video)

0  comments

Drama pa fjalë, Ora kur ne nuk dinim asgjë mbi njëri-tjetrin nga Peter Handke

Një numër shumë i madh personazhesh mund të krijohen përmes një gjuhe të ndryshme nga ajo e folura.

Në vitin 1992, shkrimtari Peter Handke, bëri një dramë me një akt në të cilën asnjë nga aktorët nuk flet asnjë fjalë. Drama Ora kur ne nuk dinim asgjë mbi njëri-tjetrin, (Die Stunde, da wir nichts voneinander wußten,) shtyu kufijtë e letërsisë në shumë drejtime.

Handke e shpjegoi idenë pas dramës në një intervistë në vitin 1992:

“Ideja më lindi shumë vite më parë një pasdreke. Unë pëlqeja të kaloja një ditë të tërë në sheshin e vogël të fshatit Muggia pranë Triestes. Unë ulesha në tarracën e një kafeneje dhe shikoja jetën që kalonte aty. Unë hyra në një gjendje të vërtetë vrojtimi, ndoshta ndihmuar pak edhe nga vera. Çdo gjë e vockël u bë e rëndësishme (pa pasur simbolikë). Procedurat më të vogla dukeshin të rëndësishme për botën. Pas tri apo katër orësh, një makinë funerali ndaloi para një shtëpie, disa burra hynë dhe dolën me një arkivol, kalimtarët u grumbulluan dhe u shpërndanë, makina e funeralit iku tutje. Pas kësaj rrëmuja vijoi – duke ngatërruar turistët me vendësit dhe punëtorët. Ata që erdhën pas kësaj ngjarjeje nuk dinin gjë çfarë kishte ndodhur më herët. Por për mua, që e kisha parë, çdo gjë që ndodhi pas incidentit me makinën e funeralit dukej në një farë mënyre e ngjyrosur prej saj. Të gjithë njerëzit në shesh nuk dinin asgjë për njëri-tjetrin – rrjedhimisht ky ishte titulli.”

Që kur u vu për herë të parë në skenë, drama e Handkes është përkthyer në anglisht dy herë dhe është vënë në skenë në vende të ndryshme të botës. Në disa raste, aktorët e ftuar në skenë janë joprofesionistë, njerëz të zakonshëm që ftohen për të luajtur pak a shumë jetët e tyre.

Shkrimtari austriak Peter Handke fitoi çmimin Nobel duke shkaktuar protesta ndaj komitetit të Nobelit nga e gjithë bota. Handke është një shkrimtar që në mënyrë të përsëritur ka mohuar gjenocidin e forcave serbe në Bosnjë dhe ka lavdëruar diktatorin serb Slobodan Milosheviç, i mbiquajtur Kasapi i Ballkanit, i cili vdiq në Hagë ndërsa përballej në gjyk për akuzën e gjenocidit.

PEN America, organizata e shkrimtarëve, poetëve dhe eseistëve të Shteteve të Bashkuara, iu bashkua valës së protestave ndaj vendimit të Nobelit duke e quajtur lajmin “tronditës”.

“Ne jemi të tronditur nga zgjedhja e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij publik për të sulmuar të vërtetën historike dhe për të ofruar ndihmë publike për kryesit e gjenocidit,” shkroi ajo në një deklaratë për shtyp.

Handke është sjellë në shqip në vitin 2019 me librin Mëngjarashja.

Ju mund të ndiqni në këtë video në YouTube vënien në skenë të dramës pa fjalë.  


Tags

Drame, Peter Handke, Teatri


You may also like

Vjen në shqip Nivele jete nga Julian Barnes

Vjen në shqip Nivele jete nga Julian Barnes

“U ndjeva pothuajse e nderuar”, thotë Isabel Allende pasi dy libra të saj u ndaluan

“U ndjeva pothuajse e nderuar”, thotë Isabel Allende pasi dy libra të saj u ndaluan
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Use this Bottom Section to Promote Your Offer

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim 

>