6 Prill, 2024

Shkrimtarja 81 vjeçare Isabel Allende ka rrëmbyer zemrat e miliona lexuesve përgjatë dyzet viteve të karrierës së saj si romanciere. Ajo rrëfen në një intervistë se pse nuk e shkroi një roman erotik, siç pati menduar dikur ta bënte.

Allende u arratis nga vendlindja e saj Kili, më shumë se katër dekada më parë për t’i shpëtuar diktaturës ushtarake të Augusto Pinochet, një regjim përgjegjës për mbi 40 mijë të vdekur, ndërsa jeton në SHBA që nga viti 1988, pasi pati kaluar një dekadë të jetës së saj në Venezuelë. Para se të bëhej romanciere, ajo pati punuar si gazetare. Romani i saj i parë, Shtëpia e Shpirtrave, botuar në vitin 1982, u bë i shumëshitur në cast. Romanet e saj sillen rreth temave të tilla si dashuria, dhuna, drejtësia, shpagimi dhe miqësia por dy nga këto romane, Shtëpia e shpirtrave dhe Përtej dimrit, u gjendën në listën e librave të hequra nga bibliotekat e shkollane në kontenë Orange në Florida. Kjo nuk është hera e parë që librat e saj ndalohen. Në fakt, Shtëpia e shpirtrave u ndalua fillimisht në Kili e më vonë edhe në Karolinën e Veriut. “Për shkak se gjithçka që nevojitet është që një prind të ankohet, atëherë ata mund ta heqin librin nga biblioteka. Por nëse një mësues e mbron atë, libri mund të kthehet në bibliotekë,” shpjegoi ajo.

Allende gjithsesi tha se nuk ishte mërzitur nga ndalimi. “Ndjehet pothuajse si nder,” tha ajo. “Së paku po e vënë re se libri ekziston”.

Allende i tha intervistuesit se në fakt ajo pati pasur dikur dëshirë për të shkruar diçka më të përshtatshme për t’u ndaluar se sa këto, por tashmë duket se i ka ikur dëshira. “Gjithmonë desha të shkruaja një roman erotik, por për sa kohë ishte gjallë mamaja ime, nuk  e bëja dot. Dhe mamaja jetoi deri sa u bë 98,” tha ajo duke qeshur. “Kështu, në kohën kur pata mundësi ta shkuraja, nuk i kisha më hormonet dhe në fakt, kjo temë nuk më intereson më kaq shumë.”

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>