12 Mars, 2024

Romani, i cili analizon Rusinë Sovjetike, autoritarizmin, strukturat e pushtetit dhe një periudhë shkrimtarësh madhështorë, u vendos në listën e gjatë të kandidatëve për Çmimin Ndërkombëtar Booker. Lista e shkurtër pritet të shpallet më 9 prill ndërsa fituesi më 21 maj.

Shtëpia e Librit

Thuhet se Stalini telefonoi në qershor 1934 shkrimtarin dhe poetin Boris Pasternak për të diskutuar arrestimin e poetit Osip Mandelstam. Duke kombinuar ëndrrat me faktet dokumentare, shkrimtari Ismail Kadare rindërtoi të tri minutat e bisedës dhe tronditjet që shkaktoi ky çast misterioz në historinë moderne. Duke mbledhur bashkë kronikat e dëshmitarëve, reporterëve dhe shkrimtarëve, të tillë si Isaiah Berlin and dhe Anna Akhmatova, Kadare rrëfen historinë mbytëse të pushtetit dhe strukturave politike dhe marrëdhënies mes shkrimtarit dhe tiranisë.

Përkthyer në gjuhën anglese nga John Hodgson, me titullin romani A Dictator Calls është vendosur në listën e gjatë të kandidaturave për çmimin ndërkombëtar Booker, u njoftua nga media ndërkombëtare të hënën më 11 mars.

Gjithsej 11 libra të botuar përgjatë 12 muajve të fundit bëjnë pjesë në këtë listë. Lista e shkurtër e të përzgjedhurve pritet të shpallet më 9 prill ndërsa fituesi, më 21 maj.

Kur sunduesit grinden u botua për herë të parë në shqip në vitin 2018 nga Onufri.

International Booker Prize është aktualisht një nga çmimet më të rëndësishme letrare të botës anglishtfolëse. Kadare u shpall fituesi inagurues i këtij çmimi në vitin 2005.

Fituesi i çmimit shpërblehet me 50 mijë paundë ndërsa autorët dhe përkthyesit e listës së shkurtër ndajnë mes tyre një shpërblim monetar prej 5 mijë paundësh.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>