18 Prill, 2024

Shkrimtari britanik i mirënjohur edhe nga lexuesi shqiptar, na flet në këtë libër për gëzimin e jetës, për dashurinë dhe për pikëllimin.

Si një shkrimtar postmodernist, Barnes nuk mund të vendoset kollaj në një kategori apo në një zhanër letrar as për këtë libër, në të cilin ai shkruan fillimisht për të apasionuarit pas mongolfierave në Francë dhe Britani në shekullin e nëntëmbëdhjetë, pastaj për një histori dashurie mes një ushtaraku aventurier anglez dhe një prej aktoreve më të famshme të teatrit të komedisë së Parisit dhe në fund, na flet për historinë e tij të pikëllimit kur bashkëshortja e tij, Pat Kavanagh, e cila ishte edhe agjentja e tij letrare për shumë dekada, u nda nga jeta nga kanceri në vitin 2008.

Ky është një libër ndershmërie intensive dhe njohurish të thelluara; është njëkohësisht një lavd pa fund i dashurisë dhe një ekzaminim i thellë i trishtimit.

Fragment nga libri:

“Ne jetojmë në vend të sheshtë, në nivel e, megjithatë, dhe kështu aspirojmë. Të tokëzuar, me raste mund të arrijmë aq larg sa zotat. Disa ngrihen me art, të tjerë me religjion, shumica, me dashuri. Por, kur ngrihemi, ne gjithashtu rrëzohemi. Ka shumë pak ulje të buta dhe graduale. Ne mund ta gjejmë veten duke kërcyer pas përplasjes në tokë me një forcë që të thyen këmbët, të zvarritemi drejt ndonjë linje hekurudhore të huaj. Çdo histori dashurie është potencialisht një histori trishtimi.”

Libri gjendet në libraritë kryesore të Tiranës dhe Prishtinës si  dhe mund të porositet online në platformën tuaj të parapëlqyer.

120 faqe, 700 lekë.

Ky është libri i katërt që Shtëpia e Librit sjell nga Barnes gjuhën shqipe. Librat e tjerë, si Zhurma e kohës, E vetmja histori dhe Papagalli i Floberit i gjeni  këtu.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>