2 Shkurt, 2024

“Si fëmijë, unë desha të bëhem fizikant. I lutesha mamasë të më linte të shkoja ë Tokio për të studiuar fizikë. I premtova se do të fitoja Çmimin Nobel në Fizikë. Kështu, pas 50 vjetësh, u ktheva te fshati im dhe i thashë mamasë: “E mbajta fjalën. Fitova Çmimin Nobel.”

“Jo”, tha mamaja, e cila kishte një sens humori të hollë; “Pate premtuar se do ta fitoje në fizikë!”

I ndikuar shumë nga filozofët ekzistencialistë Jean-Paul Sartre dhe Albert Camus si dhe nga rrëfimtarët në fshatin e tij të lindjes, librat e shkrimtarit Kenzaburō Ōe shpesh përqendrohen te jeta japoneze pas Luftës së Dytë Botërore.

Eksperienca e tij personale në Japoninë e pasluftës e shtyu atë të bëhej pacifist i vendosur. Ai ka kontribuuar në fushata kundër armëve bërthamore dhe energjisë bërthamore.

Kenzaburō Ōe fitoi Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1994 për “një botë imagjinare në të cilën jeta dhe miti kondensohen nga një tablo trazuese e shqetësimeve njerëzore të kohës sonë.”

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>