• Banner

António Lobo Antunes
Ai është përfolur vazhdimisht si kandidat për çmimin Nobel në letërsi.

António Lobo Antunes

António Lobo Antunes është një shkrimtar portugez i cili zbuloi talentin për shkrimtar ndërsa asistonte lindje të vështira apo bënte ndërhyrje kirurgjikale. Lobo Antunes është mjek i cili në fillim të viteve 1970, gjatë shërbimit ushtarak, u dërgua në Angola, pranë fundit të asaj lufte të kotë që bëri perandoria e raskapitur portugeze me qëllim që të bante koloninë e vet në Afrikë. Në një spital të improvizuar, ai priste gjymtyrë ndërkohë që oficeri drejtues i tij, i cili ishte diskualifikuar nga ndërhyrjet kirurgjikale për shkak se e zinte gjaku, me kurriz kthyer nga ai i recitonte instruksione nga libri i mjekësisë. Lobo Antunes ndihmoi gjithashtu një mjeke popullore që asistonte lindje. Në një libër me ese dhe tregime të shkurtra Burri i shëndoshë dhe pafundësia, ai rikujton se si kalonte orë të tëra duke vuajtur për të nxjerrë foshnja të gjalla nga nëna gjysmë të vdekura. Ai doli nga ngjarje të tilla “duke mbajtur në duar një jetë të vogël për të jashtëzakonshme) ndërsa pemët e Mangos i bënin hije. Në çaste të tilla ai arriti “aq pranë lumtusisë sa dikush mund të arrinë ndonjëherë”. Dhe kjo ishte edhe koha që i solli atij frymëzimin për letërsi.

I kthyer në Lisbonë pas luftës, Lobo Antunes punoi në një spital që trajtonte fëmijët me kancer. Kjo eksperiencë i shkaktoi atij një zemërim metafizik. Ai e gjeti veten duke sharë zotin që lejonte një agoni të tillë. Ai pa ndërsa një fëmijë pesëvjeçar me leuçemi lutej për morfinë. Kur fëmija vdiq, dy ndihmës erdhën me një barrelë, por trupi i fëmijës ishte aq i vogël sa ata mund ta mbështillnin me një cohë. Një këmbë doli e lirë nga coha dhe ky ishte momenti kur Lobo Antunes i tha vetes: “Unë duhet të shkruaj për atë këmbë”.

Lobo Antunes ka publikuar mbi njëzet romane të cilat i kanë dhënë atij një seri çmimesh në të gjithë Evropën. Ndërsa në arenën ndërkombëtare, ai duket se është në hijen e kolegut të tij më të moshuar, José Saramago, i cili fitoi Nobelin në vitin 1998. Në shtëpi, të dy shkrimtarët janë ndarë në një farëlloj konkurrence sportive dhe kanë tifozë të zhurmshëm, disa prej të cilëve mendojnë se njeriu i gabuar fitoi Nobelin.

Lobo Antunes ka lindur në Lisbonë në vitin 1992. Ai është përfolur vazhdimisht si kandidat për çmimin Nobel në letërsi.

Filtrat aktiv

Botuesi: Aleph

Toka në fund të botës, Antonio Lobo Antunes

Toka në fund të botës është një roman i autorit portugez António Lobo Antunes i botuar për herë të parë në 1979. Ai pasqyron përvojën personale të Lobo Antunes si një mjek ushtarak i dërguar në Angola gjatë Luftës Koloniale Portugeze.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje