Titulli: Katër stinëtAutori: Naim FrashëriPërktheu nga turqishtja: Vexhi BuharajaShtëpia botuese: AlbinViti: 1995Fq. 128Pesha: 0.07 Kg.
Në këtë poemë shoqërore – psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti.
Titulli: Fan Noli siç e kam njohurOrigjinali: Fan Noli siç e kam njohurGjinia: KujtimeAutori: Behar ShtyllaShtëpia botuese: DituriaViti: 1997Fq. 192Pesha: 0.251 kgISBN: NA
Shpirti atdhetar s'kishte njohur më parë një poet me temperament aq të vrullshëm, shpirti rebel një mik aq të madh të lirisë, shpirti erotik s'kishte gjetur një shprehje aq të hollë dhe aq tundonjëse.
Në qoftë se do të më duhej të merrja vendim për të luftuar për vendosjen e paqes ose për vënien e drejtësisë, unë do të zgjidhja luftën për vendosjen në vend të drejtësisë.
Vepra shoqërohet nga një parathënie e një pasthënie, ku autori, shpreh synimet e veta patriotike, duke hedhur zërin e kushtrimit për shqiptarët. Poema doli në dritë më 1906 si libër më vete, pasi ishte botuar pjesë - pjesë në shtypin arbëresh. Aty trajtohen probleme aktuale të kohës, duke iu drejtuar së kaluarës historike, kohës së Skënderbeut.
Kishte gati plot një shekull që përmbledhja poetike "Tehajjulat", një nga perlat e lirikës naimiane, për shkak të barrierës gjuhësore, kishte mbetur e panjohur, thuajse e humbur për lexuesin shqiptar. Studiuesit e Naimit nuk kishin mundur të thoshin asgjë më tepër, veç të pohonin si fakt ekzistencën e saj.
Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.
Lidhjet e poezisë së Zef Serembes me poezinë popullore janë më të gjera dhe më të shumëllojshme se që janë lidhjet e dëshmuara përmes melodisë si zotëruese e në sërë vjershash të tij. Në krijimtarinë e tij nuk janë të pakta vargjet që lidhjet me këngët popullore i dëshmojnë në radhë të parë me situatat e paraqitura.
Poezisë së Çajupit i dha një origjinalitet të veçantë lirika erotike e tij. Ajo prezantonte një poet të mëvetësishëm, spontan, me botë të pasur shpirtërore, me ndjenja të fuqishme, me pikëpamje të avancuara për dashurinë e jetën.
Figura e Skënderbeut është e pashkëputur nga epoka e tij. Është e natyrshme që këtë epokë Naimi ta paraqitë të idealizuar, duke ia kundërvënë gjëndjes së Shqipërisë së robëruar e të prapambetur të kohës së vet. Koha e Skënderbeut përmblidhte gjithë "mirësitë" e "begatitë" atëherë mbretëronte urtësia, paqja, kamja,