• Banner

Mustafa Greblleshi
Mustafa Greblleshi, (1922-1986), ishte shkrimtar dhe përkthyes, i njohur veçanërisht për romanin Gremina e Dashurisë si dhe për shqipërimin nga gjuha frënge të Përrallave Arabe

Mustafa Greblleshi

Mustafa Greblleshi, (1922-1986), ishte shkrimtar dhe përkthyes, i njohur veçanërisht për romanin Gremina e Dashurisë si dhe për shqipërimin nga gjuha frënge të Përrallave Arabe, të botuara në katër vëllime. Ai filloi punën si gazetar dhe bëri emër si humorist. Rrëfenjat e tij të përmbledhura në librin Muhabet tirance me Liun e Cakut kanë fuqinë të vijojnë të na bëjnë të qeshim edhe shumë dekada pasi janë publikuar.

Pas Luftës së Dytë Botërore punoi për një copë herë për gazetën Bashkimi por në vitin 1947 u arrestua dhe u dënua me burg. Pas burgut punoi për disa vite si mësues, para se regjimi komunist ta persekutonte sërish duke e detyruar të punonjë si punëtor krahu deri sa doli në pension në vitin 1974.

Kujtimet e tij nga periudha e luftës së Dytë Botërore, të botuara nga Shtëpia Botuese Çabej në vitin 2017, ofrojnë një dritare të pazakontë mbi jetën nën regjimin e diktaturës nazistste si dhe një reportazh mbresëlënës nga një udhëtim i tij në Selanik e Athinë.

Ndërsa në Tiranë vepra e tij letrare ishte harruar, në Prishtinë, romani Gremina e dashunis njohu botime të njëpasnjëshme deri më sot.

Filtrat aktiv

Botuesi: Cabej

Kujtime 1939-1944, Mustafa Greblleshi

Një shkrimtar, gazetar dhe përkthyes përballet me dy diktatura që mbërthyen Shqipërinë njëra pas tjetrës: diktatura e qeverive të krijuara gjatë pushtimit të nazistëve gjermanë të Shqipërisë dhe diktaturës komuniste. Mustafa Greblleshi na paraqet detaje nga jeta e përditshme e Tiranës, Selanikut dhe Athinës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje