• Banner

Botime të reja 2019
Botime të reja 2019, Libra të rinj

Botime të reja 2019

Këtu do të gjeni botimet e reja në shqip të vitit 2019

Filtrat aktiv

Botuesi: Morava

Ta shohësh diellin në sy, Irvin D. Yalom

Unë besoj se ne duhet të përballemi me vdekjen, ashtu sicc përballemi me frikërat e tjera. Duhet të mendojmë për fundin tonë final, të familjarizohemi me të, ta zbërthejmë e ta analizojmë, ta arsyetojmë dhe të heqim dorë nga shtrembërimet tmerruese të fëmijërisë për vdekjen.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Një jetë e tërë, Robert Seethaler

“Një jetë e tërë” e Robert Seethaler-it është shumë larg idilit alpin dhe letërsisë tradicionale për vendlindjen. Romani i tij nuk ka të bëjë me botën paqësore dhe të pashqetësuar në male, siç paraqitet ajo shpesh nëpër broshura. Përkundrazi, Seethaler-i përshkruan anën e errët dhe skamnore të një jete, e cila është shumë e varur nga trillet e natyrës.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Përçmimi, Alberto Moravia

Një mbrapshti që nuk e di në do të ndodhë, të shkakton trazirë, sepse mbi të gjitha, shpreson deri në fund që të mos jetë e vërtetë ; por kur e di që kjo mbrapshti është e sigurt, përkundrazi, zhytesh për ca kohë në një qetësi të poshtër.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Rënia, Albert Camus

Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Kryeçelësi i pasurive, Napoleon Hill

“Ia jap dhe ia lë trashëgim popullit amerikan pjesën më të madhe të pasurisë sime gjigante, që përmbahet në filozofinë e arritjes individuale, përmes së cilës janë grumbulluar të gjitha pasuritë e mia.” Kështu nisi amaneti dhe testamenti i njërit nga njerëzit më të pasur që e ka prodhuar ndonjëherë populli më i pasur në tokë, dhe tani ai shërben si...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kur këndonin gjelat e tretë, Agron Tufa

Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes. Qëllimi im ka qenë t’u jap zë këtyre hijeve tragjike, të cilat mbushën skenat mortore përgjatë ritualit...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Aziatikë çmendurisht të pasur, Kevin Kwan

“Aziatikë çmendurisht të pasur” është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet ë ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje