Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Dëshmitar në kohë historike - Ditari VIII, Rexhep Qosja
  • Dëshmitar në kohë historike - Ditari VIII, Rexhep Qosja

Dëshmitar në kohë historike - Ditari VIII, Rexhep Qosja

Toena

Ditari i prof.  Rexhep Qosjes është një histori e Kosovës në radhë të parë, por edhe e Shqipërisë, në të vërtetë një histori e brendshme e jetës kombëtare, kulturore e politike të popullit shqiptar.

19,48 
17,53  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dëshmitar në kohë historike - Ditari VIII
Origjinali: Dëshmitar në kohë historike - Ditari VIII
Gjinia: Kujtime
Autori: Rexhep Qosja
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2019
Fq. 668
Pesha: 0.815 kg
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë. Vitet historike 1968 e 1981, formimi i partive, politika e tyre, formimi i UÇK-së, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe qëndrimet e ndryshme politike e intelektuale ndaj Shqipërisë janë ngjarje me trajtim të posaçëm në këtë ditar. Nga ky ditar zbulohet laboratori krijues i prof. Rexhep Qosjes, gjen analiza e  vlerësime për ngjarje të njohura e panjohura deri më sot, për personalitete të njohur e më pak të njohur, për krijues letrarë e artistikë, për studiues të fushave të ndryshme shkencore, për kuadro të universitetit, për politikanë e shtetarë me të cilët ishte takuar gjatë jetës së tij, për gazetarë e publicistë. Galeria e personaliteteve për të cilët flet është jashtëzakonisht e pasur.

Ditari i prof. Rexhep Qosjes, me një pjesë të madhe të tij, është historia e ngjarjeve, veprimeve, politikave, sjelljeve e qëndrimeve për të cilat deri sot nuk është ditur apo është shtrembëruar e vërteta: është historia e vërtetë e përpjekjeve shumëvjeçare për ndryshimin e fatit të mëparshëm historik të popullit shqiptar - për krijimin e shtetit të Kosovës, në të vërtetë për bashkimin kombëtar. Ditari i prof.  Rexhep Qosjes është një histori e Kosovës në radhë të parë, por edhe e Shqipërisë, në të vërtetë një histori e brendshme e jetës kombëtare, kulturore e politike të popullit shqiptar.  Për nga gjerësia e materialit që trajtohet dhe e përmbajtjes së tij, çështjeve, ideve, politikave dhe personazheve të trajtuara,

Ditari i prof. Rexhep Qosjes ka karakter enciklopedik dhe mund të konsiderohet si histori e shqiptarëve e pesëdhjetë vjetëve të fundit. Ai do të jetë një vepër monumentale për nga vëllimi, cilësia dhe rëndësia e trajtimit të ngjarjeve për gjysmë shekulli duke mbetur një dëshmitar referues i rëndësishëm në kohë të vrullshme e historike të botës shqiptare në tre dekadat e fundit të shekullit të kaluar dhe fillimin fatlum të shekullit të ri.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001747

Botuesi: Onufri

Kohë e pamjaftueshme, Helena Kadare

Duke qenë edhe ajo shkrimtare, bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena, zbulon fatin e një çifti të pazakontë. Në këtë rrëfim të mbushur plot ngjarje që dalin dhe e kapërcejnë të zakonshmen e një jete të përbashkët, shpaloset aktualiteti i një gjysmë shekulli që ka parë apogjeun, dhe më pas, agoninë dhe fundin e regjimeve komuniste në Europën Lindore.
23,38  25,97 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2930

Botuesi: Onufri

Xhelal Berberi, flamurtar i shqipes, Jasin Berberi

Libri që kemi në dorë, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së "Mësuesit të Popullit", Xhelal Berberit, është një veprim i lavdëruar që zgjon kujtesën historike të brezave, rrit krenarinë kombëtare dhe përcjell thirrje të qarta dhe nxitje të mbara për të shkruar me po aq patos e përgjegjësi faqet e historisë bashkëkohore.
14,03  15,58 
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Hakmarrja, Tom Bower

Të çoroditur nga publiciteti i shkëlqyer i Saseksëve, pak e kuptojnë Megan Markëllin e vërtetë. Çfarë e pret atë më pas? Dhe çfarë ka ndodhur me familjen në të cilën ajo u martua? A mund ta rikthejnë Uindsorët reputacionin e tyre?
15,19  16,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Franceskane

Burgjet e mia, Dom Simon Jubani

Gjithnje militant aktiv, balle për balle katileve e spijujve të Burrelit, u lirova me 13 prill 1989 bashke me klerike te tjere, ne saje te perestrojkes, tue i mbete borxh 14 vjet burgim Komiteti Qendror. U ktheva përsëri gjallë. Në shtëpinë teme të vjetër, rranze mureve te Rremajit, nën hijen e çinarëve e të selvive.
7,01  7,79 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Një stinë me Prustin, Rene Peter

René Peter është njohur që në fëmijëri me Marcel Proustin, duke qenë se baballarët e tyre i përkisnin elitës së mjekëve. Me vonë ata humbën kontaktet, përreth dhjetë vjet, kur pas suksesit të shfaqjes "Chiffon" të Peter, më 1904, Proust i rivendosi kontaktet me të përmes Reynaldo Hahn.
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000010

Botuesi: Migjeni

Tri jetë, Skënder Luarasi

Kjo biografi e shkurtër, e thjeshtë, për kryetrimin e Kosovës, qoftë vetëm fillimi. Shpresoj se studiues që e kanë jetën përpara, do të interesohen të mbledhin materjalin e duhur brenda Shqipërisë dhe jashtë saj dhe, me një biografi të denjë për luftëtarin e madh shqiptar.
11,69  12,99 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2343

Botuesi: Dija-Poradeci

Ali Kuçi, Gjelok Marko

Puna për shkrimin e këtij libri më ka bërë të ec përmes fakteve e realiteteve të tmerrshme. Ka qenë një rrugë përmes errësirës e tmerrit të vdekjes, një rrugë ku fytyra e veprat e errësirës e të vdekjes pasqyrohen në anën e tyre më të egër.
4,68  5,19 
More
Ka mbaruar

Referenca: 9789928341570

Botuesi: Botart

Kancelarja, Ursula Weidenfeld

E megjithatë, pa ideologji, pa vizion, ajo formësoi një epokë të politikës gjermane: vitet nga 2005 deri në 2021 janë qartazi vitet e Merkelit. Tani është koha të hedhim një vështrim më të afërt: çfarë mbetet? A u qeveris “thjesht” në mënyrë pragmatike, apo zhvillimet u vunë në lëvizje përtej momentit të ditës? Po, ka, thotë Ursula Weidenfeld, dhe ato do...
14,03  15,58 
More
Në gjendje

Botuesi: Princi

Politikë dhe letërsi: Paradigma Gramsci, Arshi Pipa

Qasja ime letrare ndaj mendimtarit të Sardenjës dhe liderit të Partisë Komuniste italiane, gradualisht u zgjerua në përfshirjen e veprës së tij të plotë. Ky libër është rezultat i dy dekadave mësimdhënieje dhe studimi, periudhë gjatë së cilës mahnitja ime e fillimit ia la vendin një vlerësimi më të kthjellët dhe objektiv të figurës së tij si një mendimtar...
17,53  19,48 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Pushteti i korruptuar, Rexhep Qosja

... liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të...
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Të fshehtat e treguara, Rexhep Qosja

Sa më shkurt pavarësisht kush është e me kë flet, sa më shkurt sidomos me prokurorët e rinj, sa më shkurt me gjykatësit e vjetër, shkurt me priftërinjtë e çdo feje, shkurt me profesorët e zgjuar, shkurt me mjekët e çmuar dhe me gratë e hirta, nëse u flet gjatë  ta kthejnë shkurt dhe bosh, bosh, bosh!
15,19  16,88 
More
Në gjendje