• Banner

Ligji i maleve shqiptare, At Giuseppe Valentini
  • Ligji i maleve shqiptare, At Giuseppe Valentini

Ligji i maleve shqiptare, At Giuseppe Valentini

Një nga veçoritë më të spikatura e më të qenësishme të kombit shqiptar është pa dyshim tradita e tij juridike, e ruajtur të paktën pjesërisht që nga epoka e hershme e depërtimeve greke e romake deri në ditët tona.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ligji i maleve shqiptare
Gjinia: Histori, kujtime
Autori: At Giuseppe Valentini
Shqipëroi: Dilaver Baxhaku
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2007
Fq. 432
Pesha: 0.51 kg
ISBN: 978-99956-619-4-2

Fragment nga libri

Një nga veçoritë më të spikatura e më të qenësishme të kombit shqiptar është pa dyshim tradita e tij juridike, e ruajtur të paktën pjesërisht që nga epoka e hershme e depërtimeve greke e romake deri në ditët tona; kjo falë jo vetëm besnikërisë së kombit për traditat e tij, por besojmë edhe për karakterin organik e logjik të botëkuptimit juridik që ka në bazë dhe të normave themelore që e sendëzojnë këtë traditë juridike. Kanuni ishte pranuar qartësisht si ligji i botës shqiptare për botën shqiptare; gjithsesi ai njihte dhe respektonte çfarëdolloj përkatësie tjetër, të drejtat sovrane të shtetit dhe ato të kishës në fushën shpirtërore.

Mbledhja e tij ka qenë për shekuj meritë shumë e qëndrueshme dhe natyrisht e shquar e klerit shqiptar dhe e fetarëve françeskanë që punonin në famullinë a nëpër strehët vorfnore (jetimore) të zonave më të epërme malore. Por në vazhdën e misionit që u ndërmor në Shqipëri, misionarët shkonin në grupe të vogla të përbëra me një a dy etër, pra priftërinj jezuitë dhe me një fetar laik a një tjetër katekist si ndihmës dhe punonin në të gjithë zonën e famullisë gjatë gjithë një stine.

Fatmirësisht, që në nisje u vunë të ndjekin shembullin e misionarëve antikë jezuitë, duke i përpiluar pas kthimit të tyre në shtëpi dhe duke i dërguar menjëherë për t'i shtypur shënimet e tyre për qëmtimet gjatë misionit, që ishin aq të pasura jo vetëm me ngjarje e biseda njerëzish, por edhe me informacione të vyera për doket e zakonet, të cilat natyrisht do t'u vlenin shumë edhe misionarëve të ardhshëm.

Ndër këto shkrime, ato që kanë të bëjnë me Kanunin dhe me të gjithë përmbajtjen juridike e zakonore kanunore janë nga më të bollshmet e më të vyerat për nga pasuria e hollësive dhe e rasteve, me një nivel saktësie padyshim shumë më të lartë se ato të të gjithë trajtuesve të tjerë paraardhës, të mirëqena edhe nga kuadri metodik i ndjekur në përgjithësi nga kleri katolik për reformën. Në mes të gjithë misionarëve, ata që i sillnin sasi të madhe relacionesh ishin dy drejtuesit e misionit shëtitës që u ndodhën për një periudhë të gjatë të aktivitetit të tij: ishte pra themeluesi i këtij misioni, At Domeniko Paci nga Verona dhe vazhduesi i tij At Francesco Genovizzi nga Bergamo; ata janë edhe më të saktit përsa i përket përshkrimit dhe interpretimit të materialit të mbledhur.  

Detajet e librit
Plejad
2574
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2873

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete

Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2874

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste juridike, Giussepe Valentini

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2875

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste historike, Giussepe Valentini

Duket pothuajse e pamundur që të kesh parasysh plotësisht në një përmbledhje të shkurtër publikimet e panumërta të Xhuzepe Valentinit, që kanë si objekt çështjet e historisë shqiptare. Në një periudhë edhe më të hershme shkon përpjekja e Valentinit për të hartuar një kronologji të historisë së shqiptarëve.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2877

Botuesi: Plejad

Papa Kalisti lll, Skenderbeu, Shqiperia dhe kryqezata, Giussepe Valentini

Ky vëllim ka për bazë të vet një punim të tre autorëve (Shambra, Parino, Valentini) mbi dëshmitë që japin dokumentet e arkivës së Vatikanit mbi përkujdesjen e Papa Kalistit lll për çlirimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike nga zgjedha osmane dhe për organizimin e një kryqëzate që do të vinte në krye të saj heroi

Çmimi 800 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2878

Botuesi: Plejad

Kontribute per kronologjine e historise se Shqiperisë 395-595, Giussepe Valentini

Që në fund të viteve '80, At Karmelo Kapici pat dëshiruar botimin e "Opera omnia" të Valentinit, ç'ka, siç thotë ai, "do të ishte një ndërmarrje kolosale, pasi mjafton të sillen ndërmend vëllimet e "Aketeve shqiptaro – venete", ose të paktën të pjesës më të madhe të shkrimeve të tij.

Çmimi 1 500 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2879

Botuesi: Plejad

Kontribute per kronologjine e historise se Shqiperisë 337-395, Giussepe Valentini

Menjëherë pas luftës më 1945, At Giussepe Valentinit në Itali i caktohet drejtimi i revistës kulturore "Letture", një revistë të cilën ai e orientoi, strukturoi dhe frymëzoi në mënyrë aq efikase, saqë brenda 10 vitesh të aktivitetit ajo arriti të transformojë në mënyrë radikale gjithë këndvështrimin kritik katolik italian p

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2880

Botuesi: Plejad

Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 1060-1560, Giuseppe Valentini

Valentini arriti në Shqipëri në një kohë kur misionarët jezuitë tashmë e quanin të konsoliduar pozitën e tyre në gjirin e katolicizmit shkodran. Megjithatë, me mprehtësinë dhe intuitën që e karakterizonte, ai e kuptoi menjëherë se veprimtaria e tyre vërtitej e gjitha brenda qerthullit katolik shkodran.

Çmimi 800 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2881

Botuesi: Plejad

E drejta e komuniteteve ne traditen juridike shqiptare, Giussepe Valentini

Duke pasur nga njëra anë në dispozicion një numër të madh kopjesh të dokumentacionit historik, të botuar e ta pabotuar, dhe nga ana tjetër, një eksperiencë të mjaftueshme dhe të drejtpërdrejtë të zakoneve e dokeve të vendit, unë mendova t'i mblidhja ato në një "korpus" të dokumenteve të ndryshme.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2883

Botuesi: Plejad

Fjalor Bio-bibliografik Iliro-Shqiptar, Giussepe Valentini

Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë". Ajo doli për plot 16 numra, si një shtojcë e revistës LEKA, nga viti 1939 deri më 1943, kur u ndërpre për shkak të luftës, deri në zërin Aldobrandini.

Çmimi 800 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2897

Botuesi: Plejad

Statuti personal ne Shqiperi ne epoken e Skenderbeut, Giuseppe Valentini

Në veçanti, na duhet të besojmë se "autoritetet noteriale të perandorisë" të ardhur prej shkollave të Bolonjës, Padovës, Napolit, e ndoshta dhe Pavisë, nuk qenë të kufizuara vetëm në njohjen e koncepteve të së drejtës imperiale romane (ose gjermanike) apo të asaj kanonike, por qenë të ndikuara jo pak nga mentaliteti juridik i komunave italiane.

Çmimi 600 Lekë
More
In Stock
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Nocturn, Bamir Topi

Qëllimi për të sjellë përgjithësisht rrethana, ngjarje apo marrëdhënie, të cilat më kanë shoqëruar në angazhimin tim publik, kanë orientuar mendjen dhe penën pikërisht në momentet e spikatura, kur ngjarjet, ndonëse janë thënë, ato nuk janë rrëfyer plotësisht, ose akoma edhe më keq, ato shpesh janë deformuar apo shprehur vetëm nga ana e errët e historisë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 1

Një ditë Presidenti Rusvelt më tha se po kërkonte mendimin publik se si mund të quhej lufta. Unë iu përgjigja menjëherë: "Një luftë e panevojshme". Kurrë nuk do të ishte penguar një luftë më lehtë se kjo që kishte asgjësuar gjithçka që kishte mbijetuar nga lufta e mëparshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Një patriot leçez në Shqipërinë osmane, Giacinto Simini

Ky libër, i cili bazohet në shkrimin e të birit, Giacinto Simini, në kujtimet e shumë protagonistëve të Rizorxhimentit nga jugu i Italisë dhe në dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përpos se një memoir i bukur politik e kulturor, lexohet mirëfilli dhe si një roman aventure, i cili ndjek peripecitë e shumta e të rrezikshme të mjekut...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...

Çmimi 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Volter, Andre Maurois

Ai ka qenë mrekullisht i gjallë dhe njerëzit, të cilët i tremben më shumë mërzitjes se shqetësimeve, u janë mirënjohës atyre që i bëjnë të jetojnë me një ritëm më të shpejtë dhe më të fortë.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2935

Botuesi: Princi

Blendi Fevziu, Kastriot Myftaraj

Autor polemikash të ashpra me individë me pushtet, mendje kritike që denoncon dhe akuzon për të vërteta të dokumentuara dhe të përfolura në mjedise të ndryshme, Kastriot Myftaraj ka kaluar i pandëshkuar nëpër seanca të bujshme gjyqesh me Teodor Laçon, Erion Veliajn, Rajmonda Bulkun, Selim Muçën, Ardian Fullanin etj.

Çmimi 1 400 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2218

Botuesi: Mitrush Kuteli

Ditar i ekonomistit, Mitrush Kuteli

Mitrush Kuteli është një nga ata të paktët të djalërisë shqiptare që nuk u përdhosën e nuk u demoralizuen nëpër ngjarjet e ndryshme politike shqiptare. Ma fort, M. Kuteli u diftue i pamëvarun objektiv dhe kryedrejt edhe aty ku do të ishte pasë rasti dhe interesa me u diftue pak më i përvujtun dhe ma "tregtar".

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Jeta ime, Mahatma Gandi

 Në autobiografinë e tij klasike rrëfen historinë e jetës së tij dhe se si zhvilloi konceptin e tij të rezistencës aktive jo të dhunshme, e cila nxiti përpjekjen triumfuese indiane për pavarësi që inspiroi pafund përpjekje të tilla triumfuese për liri e pavarësi gjithandej botës përgjatë shekullit XX. Për realitetin tonë, një histori e tillë është më se e...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Jeta ime, L. D. Trockij

"Jeta ime" e Trockit, vëllimi i të cilit po i jepet sot lexuesit shqiptar, përmban veprimtarinë e Trockit prej fillimit të vitit 1917 e deri në fund të jetës së tij. Pa dyshim, kjo është edhe pjesa më interesante dhe më përfaqësuese e jetës së tij.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001772

Botuesi: Botimet Dudaj

Kurban, Edi Rama

Ky libër që duket sikur është shkruar për të kaluarën e Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të vërtetë i drejtohet së ardhmes. Tek riprodhon një Shqipëri që degradon çdo ditë e më shumë, ai e godet mu në zemër vuajtjen tonë dhe duket sikur thotë: unë s'do ta bëja kështu.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)