Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Shqiperia dhe nacionalizmi shqiptar ne Perandorine Osmane
  • Shqiperia dhe nacionalizmi shqiptar ne Perandorine Osmane

Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane, Nuray Bozbora

SKU001053
Dituria

Ky studim lindi si fryt i një interesimi të veçantë për të hulumtuar lidhjen e ngushtë midis strukturës shtetërore dhe lëvizjeve nacionaliste brenda kufijve të Perandorisë Osmane.

8,69 
7,82  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane
Origjinali: Osmanli Yönetiminde Arnavutluk ve Arnavut, Ulusçulugu' nun gelişimi
Gjinia: Histori
Autori: Nuray Bozbora
Shqipëroi: Dritan Egro
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2002
Fq. 280
Pesha: 0.308 kg.
ISBN: 978-99927-47-88-9

Mbi librin

Ky studim lindi si fryt i një interesimi të veçantë për të hulumtuar lidhjen e ngushtë midis strukturës shtetërore dhe lëvizjeve nacionaliste brenda kufijve të Perandorisë Osmane. Përzgjedhja e nacionalizmit shqiptar si objekt studimi është bërë për tri arsye:

Së pari, nacionalizmi shqiptar zë një vend të veçantë ndërmjet lëvizjeve nacionaliste të kristianëve të Ballkanit gjatë shekullit XIX.
Së dyti, shqiptarët kanë një formë të organizimit social që është i ndryshëm nga ai i racave të tjera të rajonit.
Së treti, kjo është më e rëndësishmja, pozita që shqiptarët zunë në strukturat shtetërore si element mysliman i Perandorisë Osmane.

Përcaktimi i kufijve të kësaj teme, duke pasur parasysh këto tri elemente, e bëri të domosdoshëm zgjerimin e saj si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga shtrirja historike.

Detajet e librit
SKU001053
9789992747889
9789992747889
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Tropikë të trishtë, Claude Levi-Strauss

Libër përmbi udhëtimin më fort sesa libër udhëtimi, Tropikë të trishtë është njëkohësisht edhe një autobiografi inte- lektuale, ku përveç dëshmive piktoreske nga jeta e një shoqërie nga më primitivet e rruzullit, trajtohet raporti ndërmjet botës së vjetër e botës së re, vendi i njeriut në natyrë, kuptimi i zhvillimit dhe i qytetërimit njerëzor.
4,40  4,89 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Ndre Mjeda, Rinush Idrizi

Kjo biografi, krejtësisht e ripunuar, është një rikthim te ky poet dhe njeri i madh, i cili është një urë e fuqishme lidhëse e kulturës së autorëve të vjetër me letërsinë e re shqiptare.
14,66  16,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Të lirë, Lea Ypi

Një profesore shqiptare në Shkollën Ekonomike të Londrës trazon Britaninë e Madhe dhe, akoma më shumë, vendin e saj të lindjes, me një autobiografi medituese mbi një adoleshente që del në jetë në vitet e fundit të regjimit komunist. I prezantuar në Tiranë në prani të një numri të lartë politikanësh, kjo autobiografi u bë temë debati jo thjeshtë mbi...
13,68  15,20 
More
Në gjendje

Botuesi: LINDDITA AE

Takim me Petro Zhejin, Kastriot Melyshi

Çdo lexues, do të gjejë këtu, nëpërmjet një gjuhe të thjeshtë, kuptimin e Algoritmit Simbolik si gjetja më e madhe dhe mendimi më i arrirë i këtij shekulli. Kjo është rruga drejt "Gralit", drejt dritës, drejt të vërtetës. Kjo rrugë është e mbushur me mrekulli. Edhe nëse dikush nuk do mundet të mbërrijë tek e vërteta, do ja vlente vetëm rruga drejt saj!
11,73  13,03 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Në hije, Prince Harry

Në moshën njëzetenjë vjeçare, iu bashkua ushtrisë britanike. Disiplina i dha strukturë dhe dy turne luftarakë e bënë hero në atdhe. Por shpejt u ndje më i humbur se kurrë, duke vuajtur nga stresi post-trauma- tik dhe i prirur ndaj sulmeve gjymtuese të panikut. Mbi të gjitha, s'mund të gjente dashurinë e vërtetë.
14,66  16,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...
29,32  32,58 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Të flasim për futbollin, bisedë me Gèrard Ernault, Michel Platini

Një forcë më shtynte drejt futbollit, i cili do të bëhej qëllimi i jetës sime. Duhet të shtoj: i të gjithë ekzistencës sime. Lojtar, imazh reklamash, njeri i medias, seleksionues, konsulent, president i Kupës së Botës, president i UEFA – s dhe kjo nuk është e gjitha. Kjo është forca ime, qëllimi im: shënimi i golit.
9,77  10,86 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000269

Botuesi: Botimet Dudaj

Amerikani Tony Blair, James Naughtie

Marrëdhënia e Toni Blerit me Amerikën është një nga historitë më tërheqëse të kohës sonë. Ai është kryeministri që duke u lidhur me Xhorxh Bushin vuri në rrezik të ardhmen e tij politike në Britani, por njëkohësisht u kthye në një hero për shumë amerikanë që pas 11 Shtatorit.
7,82  8,69 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001901

Botuesi: OMBRA GVG

Koha e kujtimeve, Nasho Jorgaqi

Besimi tek tempulli i letërsisë dhe dashuria për personazhet e mëdhenj të saj, shqiptarë e të huaj, të vjetër e të rinj, ishte gjëja e parë që binte në sy sapo njiheshe me Nasho Jorgaqin. Duket sot si një gjë e natyrshme, por të admiroje atë tempull e ato personazhe, në një kohë që admirimi kërkohej për tjetërkënd, nuk ka qenë i thjeshtë.
11,73  13,03 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000866

Botuesi: Te tjere

Te verteta dhe te pathena per Lasgushin, Tomi Mato

Poeti kishte një valixhe, të cilën s'e ndante nga vetja kurrë. Kur udhëtonte, e vendoste nën këmbë, ndërsa kur nisej për rrugë të gjatë, konën e merrte në dorën e majtë së bashku me bostunë, kurse valixhen në dorën e djathtë. Kur shkonte për ndonjë vizitë, valixhen e mbyllte me celëz "Elzet"?
11,73  13,03 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000010

Botuesi: Migjeni

Tri jetë, Skënder Luarasi

Kjo biografi e shkurtër, e thjeshtë, për kryetrimin e Kosovës, qoftë vetëm fillimi. Shpresoj se studiues që e kanë jetën përpara, do të interesohen të mbledhin materjalin e duhur brenda Shqipërisë dhe jashtë saj dhe, me një biografi të denjë për luftëtarin e madh shqiptar.
9,77  10,86 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dukagjini

Frida, Hayden Herrera

 Frida është gjithashtu historia e një martese të nderlikuar me artistin muralist Diego Rivera, e lidhjeve të saj të shumta, si për shembull me Isamu Noguchi- apo Leon Trockin, e angazhimit të saj me Partinë Komuniste, e përdorimit të kulturës e folklorit meksikan dhe e frymëzimit që qëndron pas artit të saj të paharrueshëm.
14,66  16,29 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001440

Botuesi: UET Press

Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare, Ferit Duka

Ky punim shkencor me vlera të shumta dhe të gjithanshme është një arritje e rëndësishme e autorit dhe e osmanistikës shqiptare. Ai rrok tema dhe probleme të larmishme të shekujve osmanë në viset shqiptare, që kanë të bëjnë me një nga periudhat më interesante të historisë së Shqipërisë.
14,66  16,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Perandoria Osmane, Halil Inalcik

Ky libër përmbledh tre shekuj të lavdishëm të historisë turke, tregon se si Perandoria Osmane u shndërrua në një fuqi të Lindjes së Mesme. Nga një principatë kufitare ushtarake në kapërcyell të shekullit XIV, Turqia u bë fuqia dominuese në Anadoll e Ballkan dhe shteti më i fuqishëm islamik pas vitit 1517, kur përfshiu edhe territoret e vjetra arabe.
12,22  13,58 
More
Ne gjendje