• Banner

Sikur të isha djalë, Haki Stermilli
  • Sikur te isha djale, Haki Stermilli
  • Sikur të isha djalë, Haki Stermilli

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur Shtëpia e Librit u hap për herë të parë në vitin 2007.

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sikur të isha djalë
Origjinali: Sikur të isha djalë
Gjinia: Roman
Autori: Haki Stërmilli
Shtëpia botuese: Letrat
Viti: 2002
Fq. 192
Pesha: 0.201 kg.

Mbi librin

Si një nga romanet më popullore shqiptare të viteve tridhjetë, Sikur t'isha djalë ishte e para vepër e rëndësishme në letërsinë shqiptare me temën e emancipimit të gruas. Shumë vajza shqiptare të kohës u ulën e mësuan shkrim e këndim, siç thuhet, vetëm e vetëm që të mund të lexonin këtë libër. Ai ishte ndër romanet e para shqiptare në formë ditari, çka i jepte dorë të shtjellonte karakteret e protagonistëve me një monolog dramatik të fuqishëm.

Robert Elsie

Fragmente nga libri

Hodha nji sy në faqen e parë dhe lexova: Më shkrepi ta shkruej jetën time. Ky mendim më leu tue i pa fotografitë e ndryshme që të përfytyrojnë xha Simonin qysh në kohën e fëmijnisë. Përse të mos e shkruej?

Jeta ime për të tjerët, ndoshta nuk, nuk e vlen asnji dysh, por për mue ka rëndësi, se asht imja, se mund të përshkohet nëpër faza të ndryshme interesante dhe dikur, tue i këndue në këto fletë gëzimet ose hidhërimet e mia, do të kënaqem ose do të pezmatohem. Sikurse pëson ndryshime trupi i njeriut tue u lakue nëpër rrathët e moshës, pa dyshim, ashtu ndodh edhe me jetën.

Mbasandej kapërceva disa faqe e këndova: Mbasandej kush mund të pretendojë se nuk ka në mes të meshkujve djem e burra të bukur? Mos kujton ndokush se nuk ka bukuri mashkullore? Sikur të mundesh me folë femna me atë liri gjuhe që kanë meshkujt, kushedi se sa poezi do të vargëzonte për me e përshkue bukurinë e shokut të vet jo gjini.

Kush mundet me më sigurue se nuk ka me mija femna që tue kundrue mbas kafazit të dritares ose nëpërmjet të perces së hollë, nuk shprazin nga goja mija e mija tubëza vjeshash për ata që u kalojnë pranë, pa ditë se kanë plagosë randë disa zemra të strukura brenda do krijesave të dënueme me burgim të përjetshëm?

Oh,sa e sa sy vajzash, nga plasat e dyerve ose nga birat e kafazeve, ndjekin e përcjellin kalimtarë të rinj me rrafje të forta të zemrave që s'kanë liri e të drejtë shfrimi e dashunimi, megjithëqe natyra edhe ato, sikurse meshkujt dhe ndoshta më shumë se ata, i ka pajtue me ndjesitë e dashunisë. Pak ma andej, mbasi shfletova disa fletë, ndesha në këtë pjesë interesante: S'di se cfarë lidhje mund të mbetet në mes të dy bashkëshortëve kur futet ndërmjet tyne mënia në trajtë shamjeje e rrafjeje?

Grueja që poshtnohet me shamje të randa dhe rrifet, o duhet të jetë lopë që ti meritojë, ose të ketë interes apo frikë nga burri që nuk e këput atë lihej që i ka bashkue dikur formalisht e jo shpirtnisht, sepse jeta e përbashkët, në rasa e në kushte të tilla, bahet e padurueshme. Për ta shmangë cdo mosmarrveshje, për të pasë harmoni të vazhdueshme dhe për të ba nji familje të lumtun , ata që do të martohen përpara se ta bashkojnë fatin e jetës lypet të jenë njoftë, t'i kenë pajtue karakteret dhe ta kenë dashunue njeni-tjetrin. Përndryshe, s'bajnë tjetër vecse krijojnë nji ferr për me e torturue veten dhe për t'i përcëllue në flakët e tij edhe fëmijët që do t'u lejnë.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001294
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000004

Botuesi: Mitrush Kuteli

Prozë dhe vargje të zgjedhura 2, Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Natë marsi", "Natë prilli" (Kapllan Aga i Shaban Shpatës), "Natë muaji maj" (I vdekuri dhe i gjalli), "Rinë Katerinëza", "Natë qershori", "Natë gushti" (Përtej valëve të kohës), "Natë muaji Shëmbitër" (Rrëfimi i parë i Argjir Vlonjatit), "Natë vjeshte të tretë", "Letrat e ndajnatës" (Lugetërit e fshatit tonë).

Çmimi 870 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000005

Botuesi: Mitrush Kuteli

Prozë dhe vargje të zgjedhura 1, Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Xha Brahua i Shkumbanores", "Natë kollozheku", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit", "Më kot...", "Lumi i Madh", "Fshati im e pi rakinë" dhe "Parvera në Transilvani"; dhe vargjet: "Poem kosovar", "Balta shqiptare", "Poemi i Shëndaumit" dhe "Po të vdes në dhe të huaj".

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001678

Botuesi: Mitrush Kuteli

Proze dhe vargje te zgjedhura 3, Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Vendosa të shkoj në Amerikë", "Unë, Çuli dhe Marina", "Papu", "Hanet e karvanet", "Për kumbulla", "Rusa – papusa", "Si u takua Ndoni me Zallorët", "Gjonomadhë e gjatollinj", "Qetësi përpara fërtyme" dhe vargjet: "Gjuhës shqipe", "Nisje për mërgim", "Tani që shkuan", "Tufan dëbore në py

Çmimi 870 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2227

Botuesi: Te tjere

Lumi i Vdekur, Jakov Xoxa

Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen në të dhëmburat e lindjes e s'është mirë... S'bën të na gjejë ajo orë me mallkim në buzë.s, aty qante, aty qeshte. Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanikës dhe po pritshin të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Aromat e vjeshtës, Grigor Banushi

Në qendër të tij është figura e një gazetari e shkrimtari, i cili shpesh ndodhet në situata të vështira e të gabuara, dhe rrezikon të bëhet pré e intrigave, thashethemeve dhe qëllimeve dashakeqe të njerëzve të ulët e cmirëzinj. Një vend të rëndësishëm në këtë roman zë dashuria dhe heroi përveç shumë udhëkryqeve e dilemave e sheh veten edhe midis dy...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000022

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri apo urrejtje, Brunilda Zllami

Enea nuk dinte më ç'të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten atu. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për t'u rikthyer.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk jam engjëll, Brunilda Zllami

Jetë grash të zakonshme, nga ato që hasim çdo ditë. Në karrierë apo shtëpiake, në metropol apo në zona rurale, të pavarura apo të dërrmuara nga pesha e zakoneve mesjetare, ato janë në kërkim të lumturisë, të asaj lumturie që ka formën e vet tejet personale.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000668

Botuesi: Onufri

Cafka, Vath Koreshi

Përsëri ajo çafkë! Çudi! Ai u mbështoll me palën e pizhamës, mbështeti bërrylat në tavolinën e shkrimit dhe hodhi sytë matanë dritares, nga ana e kopshtit të vjetër. Shuhej drita e ditës nëpër drurë dhe atij i qe bërë, për një çast, sikur kishte parë...

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Pushteti, Blendi Fevziu

Blendi Fevziu është gazetari më i famshëm shqiptar i tranzicionit dhe autori më i shitur shqiptar me biografinë e Enver Hoxhës. Si i tillë, autori është mjaft i pushtetshëm, pra ai e njeh mjaft mirë enigmën e pushtetit, por pa qenë i detyruar si ata që i kanë thënë "Po" pushtetit, - ai nuk ka qenë i detyruar të pësojë deformimet e pushtetit.

Çmimi 950 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Ora me rërë, Vera Bekteshi

Të lindur në diktaturë, me fate diametralisht të kundërt janë ende histori të asaj njolle biografike që kanë mbetur si memorie e pathënë plotësisht. Vera Bekteshi  rrëfen këto  ngjarje në një distancë kohe, por e përfshirë në përgjegjësinë për ta dëshmuar kohën e saj nën diktaturë. 

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Prognozë e rezervuar, Ornela Agastra Mulla

 Pasioni i saj është letërsia dhe muzika. Pas vëllimit të parë me poezi “Malli nuk ka gjumë”, ajo vjen kësaj here, për lexuesin shqiptar, me një roman. Autorja shpreson që gjithësecili të gjejë në rreshtat e tij, një copëz nga vetja...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Ilir Bejko është emigrant shqiptar që përpiqet deri në vetëmohim të jetë qytetar i denjë. Armikja e tij më e madhe është vetë origjina e tij. Gjatë përpjekjeve për të mbijetuar, njihet me Maks Baumanin, një zviceran i sërës së lartë, por i mbërthyer nga një ves që e largon nga gjithë bota.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000853

Botuesi: Toena

Bolero në vilën e pleqve, Fatos Kongoli

Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Diku ku dielli nuk perëndon, Enxhi Drapi

Po vuaj vërtetë shumë, por nuk e kam problem. Ashtu sikurse edhe ti, unë mundem. Kam bindjen se gjithçka arrihet kur e dëshiron me gjithë shpirt. "Të dëshirosh" diçka nuk është aq e thjeshtë sa duket vetëm kur e shqipton atë fjalë. Duhet ta besosh fort, e nëse e bën atëherë ky është dëshirimi. Mos e harro! Këtë sekret nuk e përdor dot kushdo!

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kohë astrale, Dritan Sulçebe

Shtatë njerëz të gjendur rastësisht në qilarin e një lokali nate duke pritur fundin. Shpresat, ëndrrat dhe iluzionet e tyre shpalosin një botë të tërë distopike, nëpër të cilën veprojnë një çetë profetësh të etur për të krijuar një botë të re, por edhe revolucionarë romantikë të frymëzuar nga e kaluara, duke u rrekur të hapin një shteg drejt një shoqërie...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)