Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Henry Miller
Henry Miller

Henry Miller

Henry Miller, (26 dhjetor 1891, Nju Jork, 7 qershor 1980, Pacific Palisades, Kaliforni), ishte shkrimtar bohem amerikan, romanet autobiografike të së cilit ishin veçanërisht të sinqerta mbi seksin, gjë që i bëri ato të kenë një ndikim çlirues në të gjithë letërsinë e mesit të shekullit të njëzetë. Ai kishte edhe një stil të dalliar të çlirët dhe të lehtë amerikan si dhe talent për komedi që rrjedh nga gadishmëria për të pranuar ndjenja të cilat të tjerët i fshehin si dhe një të pranuar pothuajse me dëshirë të së keqes po aq shumë sa edhe të mirës. Për shkak të të folurit hapur për seksin, punët e tij më të rëndësishme u ndaluan në Britani dhe në Shtetet e Bashkuara deri në vitet 1960 ku ishin bërë të njohura gjerësisht përmes kopjeve të trafikuara nga Franca.

Miller u rrit në Bruklin dhe shkroi për fëmijërinë e tij në librin Black Spring, (1936). Në vitin 1924, ai la punën në Ëestern Union në Nju Jork dhe iu përkushtua të shkruarit. Në vitin 1930 ai iku në Francë. Tropic of Cancer (botuar në France më 1934, dhe në Shtetet e Bashkuara 1961) përshkruan jetën e tij shumë të varfër në Parisin e goditur nga Depresioni i Madh. Tropic of Capricorn (Francë, 1939; SHBA, 1961) mbështetet në eksperiencat e tij të mëhershme në Nju Jork.

Një vizitë e tij në Greqi më 1939 frymëzoi librin The Colossus of Maroussi (1941), një meditim mbi domethënien e këtij vendi. Më 1940-41, ai udhëtoi nëpër Shtetet e Bashkuara dhe shkroi në mënyrë shumë kritike mbi këtë udhëtim te libri The Air-Conditioned Nightmare (1945), në të cilin shqyrtohen temat e kostos njerëzore të mekanizimit dhe të komercializimit.

Ai zuri rrënë një Big Sur në brigjet e Kalifornisë, ku u bë qendër e një kolonie admiruesish. Librat e tij të botuara fillimisht në Francë, shkaktuan skandal dhe disa procese gjyqësore për shfaqje të turpshme në publik kur u botuan në SHBA në vitet ’60.

Filtrat aktiv

Referenca: SKU000428

Botuesi: Koha Ditore

Ditë të qeta në Klishi, Henri Miller

"Ditë të qeta në Klishi" është një nga romanet biografike të Millerit. Flet për jetën e tij si shkrimtar i varfër dhe i panjohur që kishte shkuar në Paris në fillim të viteve '30, duke lënë prapa një martesë në shkatërrim e sipër dhe një karrierë të palumtur.
700 Lekë
More