Botuesi: Te tjere
Eliksiri i dashurisë, Novela të zgjedhura
Ky vëllim përmban nga një novelë të secilit prej nëntë shkrimtarëve më të mëdhenj francezë të shekullit të 19-të.
Banner
Janë 28 libra.
Botuesi: Te tjere
Ky vëllim përmban nga një novelë të secilit prej nëntë shkrimtarëve më të mëdhenj francezë të shekullit të 19-të.
Botuesi: Shtëpia e Librit
Një dashuri transatlantike përmbledh më shumë se 300 letra dashurie, të shkruara nga de Beauvoiri për Alegrin, duke krijuar kështu një pikëtakim unik midis kujtimeve personale dhe historisë së botës intelektuale të krahut të majtë me Parisin e pasluftës.
Botuesi: Dituria
Kopertina, e punuar me mjeshtëri, mbështjell faqet e zverdhura nga koha. Me lëvizje delikate dhe të kujdesshme, Sofia çik lëkurën dhe letrën, për të restauruar librin dhe për t'i kthyer atij shkëlqimin e dikurshëm.
Botuesi: Onufri
Shkruar thjesht me synimin për ta bërë të lehtë për lexuesin e gjerë, Konfuci nga zemra e paraqet Konfucin bashkëkohor. Ai mund të na mësojë si të arrijmë lumturi shpirtërore, si të rregullojmë rutinën ditore dhe si të gjejmë vendin tonë në këtë jetë moderne.
Botuesi: Living
Gjatë një vizite në Gjermani, Rakela Krameri merr një letër të mistershme nga një mikeshë e vjetër, me të cilën nuk fliste prej kohësh. E martuar me Gerhard Shlikun, një oficer i SS-ve, Kristina vë re se ngjarjet në Gjermani po marrin një drejtim të paparashikueshëm dhe është e tmerruar, sepse i shoqi e konsideron vajzën e tyre, Amelinë, një njollë turpi...
Botuesi: Living
Mia është tridhjetë vjeçe, ka një të shkuar që nuk i pëlqen ta kujtojë dhe një familje, së cilës përpiqet t'i qëndrojë larg. Natën, ajo ëndërron për princin e kaltër, ndërsa në mëngjes, zgjohet pranë Bubusë, qenit të saj të dashur.
Referenca: K1R2P36
Botuesi: Dituria
Deti është i trazuar dhe në plazh valëviten flamujt. Mikeli i vogël ka vrapuar shumë për t'u kthyer shpejt nga shkolla, por kur hap derën e shtëpisë së tij, në stacionin e vogël të Miniera di Mares, gjen të ëmën me një valixhe të hapur. Në duar ajo mban ditarin e Mikelit, një fletore e kuqe me kopertinë të njollosur.
Në një kohë kur Amerika zien nga përgatitjet për Panairin Botëror të vitit 1893, i cili organizohet në Çikago, trashëgimtari i perandorisë së bizhuterive, Luis Tifani, përfiton nga rasti për të prezantuar një kishëz me xhama me mozaikë, që bota nuk e ka parë asnjëherë.
Botuesi: Onufri
Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...
Botuesi: Pegi
Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.
Botuesi: Dituria
Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t'ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj.
Botuesi: Te tjere
"Lidia ka vdekur, por këtë nuk e di ende askush." Kështu fillon ky roman i mrekullueshëm që flet për një familje aziatiko-amerikane që jetonte në një qytet të vogël të Ohajos në vitet 1970.