
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
"Lidia ka vdekur, por këtë nuk e di ende askush." Kështu fillon ky roman i mrekullueshëm që flet për një familje aziatiko-amerikane që jetonte në një qytet të vogël të Ohajos në vitet 1970.
Titulli: Ditar i pashkruar
Origjinali: Everything I never told you
Gjinia: Roman
Autori: Celeste Ng
Shqipëroi: Erdi Ibro
Shtëpia botuese: Botimet Living
Viti: 2016
Fq. 252
Pesha: 0.411 kg.
ISBN: 978-9928-216-04-5
"Lidia ka vdekur, por këtë nuk e di ende askush." Kështu fillon ky roman i mrekullueshëm që flet për një familje aziatiko-amerikane që jetonte në një qytet të vogël të Ohajos në vitet 1970. Lidia është vajza e parapëlqyer e Marlin dhe Xhejms Lisë dhe prindërit e saj janë të vendosur që ajo të përmbushë ëndrrat që ata nuk arritën t'i realizonin njëherë e një kohë.
Por kur trupi i saj gjendet në liqenin e qytetit, ekuilibri që e mbante familjen Li të bashkuar, prishet, duke e kthyer në një familje kaotike. Një histori mjaft prekëse e sekreteve dhe e dëshirave të një familjeje.
"Ditar i pashkruar" është një libër i mbushur me emocione, në të cilin përshkruhet jeta e një familjeje dhe nxjerr në pah mënyrat se si nënat dhe vajzat, baballarët dhe djemtë, bashkëshortët dhe bashkëshortet përpiqen gjatë gjithë jetës të kuptojnë njëri-tjetrin.
"Ditar i pashkruar", një roman i mbushur me emocione në të cilin përshkruhet jeta, mosmarrëveshjet dhe pikëllimi i nje familjeje. i shpallur si libri më i mirë nga amazon.com për vitin 2014.
I përzgjedhur nga botuesit e New York Times Book Review si fitues i çmimit "Alex". I përzgjedhur si libri më i mirë i vitit nga NPR San Francisko Chronicle Entertainment Weekly, The Huffington Post, Amazon, Buzzfeed, Grantland Booklist, St. Louis Post-Disptach, Shelf Awarness, Book Riot School Library Journal, Bustle, Time Out New York.
"Ng-ja i zhvendos ngjarjet plot mjeshtëri... duke krijuar një sërë misteresh dhe duke nxjerrë në pah një sërë të vërtetash që të çojnë të gjitha te pyetja fillestare: çfarë i ndodhi Lidias?... Një kryevepër!"
Los Angeles Review of Books
"Jashtëzakonisht prekëse... Një vepër e shkruar me mjaft mjeshtëri dhe që analizon mosmarrëveshjet dhe pikëllimin e një familjeje. Aty do ta gjejnë veten të gjithë ata që kanë përjetuar një dramë familjare."
The Boston Globe
"Shumë e thellë. Me mjeshtëri dhe forcë bindëse, autorja ilustron mënyrën se si disa humnera në komunikim nuk mund të mbushen kurrë."
San Francisco Chronicle
"Në këtë roman, autorja i ka vënë dy qëllime vetes: të sjellë një libër emocionues dhe të rrëfejë një histori përtej ngjarjes që ka ndodhur... Këtu shohim se shfaqet portreti i ndjerë i një familjeje që përpiqet të gjejë vendin e saj në histori, dhe i një vajze të re që shpreson ta realizojë këtë. Në fund të fundit, ky është një roman që flet për barrën e rëndë të të qenit i pari brenda llojit, një barrë së cilës jo gjithmonë i mbijeton."
Alexander Chee, the New York Times book review
"Një vepër e arrirë... Një vepër e trishtueshme. Celeste Ng arrin që me zotësinë e saj të ndërtojë një roman kaq kompleks, që u përket brezave të ndryshëm. "Ditar i pashkruar" është një libër i këndshëm, e cili hedh dritë mbi të fshehtat që mbajnë të bashkuar një familje amerikane dhe që njëkohësisht e përçajnë atë."
Los Angeles Times
"Një rrëfim misterioz dhe një depërtim i thellë në jetën e një familjeje të përzier... një vepër shpërthyese."
Entertainment Weekly
"Një libër plot mjeshtëri dhe emocion... Temat e shoqërizimit të sjella nga autorja ndërthuren për të rrëfyer një histori të ndjerë dhe plot emocion."
O. The Oprah Magazine
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Referenca: 2889
Botuesi: Botimet Dudaj
E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.
Botuesi: Botimet Dudaj
Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.
Botuesi: Botimet Dudaj
Qyteti i izoluar i Fjelbakës ka parë jo pak tragjedi, por ndoshta asnjë aq të tmerrshme sa ajo e vajzës së vogël të gjetur në rrjetën e një peshkatari. Dhe kjo nuk ishte një mbytje aksidentale...
Reference: SKU000052
Brand: Botimet Dudaj
Title: Të fshehtat e librit Engjej dhe DjajAuthor: Dan BrownAlbanian translator: Robert AnastasiPublisher: DudajYear: 2006Pgs. 384Weight: 0.46 Kg.
Reference: 2683
Brand: Dritan Tirana
Title: Pesëdhjetë hije më të errëta, vëllimi i dytëOriginal: Fifty Shades DarkerCategory: NovelAuthor: E. L. JamesAlbanian translator: M. B. BakoPublisher: DritanYear: 2012Pgs. 508Weight: 0.521 kgISBN: 978-99956-21-79-7
Reference: SKU001903
Brand: Te tjere
Title: Ndjesia e Smillës për dëborënOriginal: Frøken Smillas Fornemmelse for SneCategory: NovelAuthor: Peter HøegAlbanian translator: Belina ShalariPublisher: LinusYear: 2011Pgs. 428Weight: 0.49 kgISBN: 978-9928-136-00-8
"Lidia ka vdekur, por këtë nuk e di ende askush." Kështu fillon ky roman i mrekullueshëm që flet për një familje aziatiko-amerikane që jetonte në një qytet të vogël të Ohajos në vitet 1970.