

Banner
Dy nocionet e titullit: “Dije” dhe “Heshtje” përmbajnë në vetvete sa modesti, aq edhe urtësi, maturi, pjekuri. Janë dije vërtet të heshtura, të qeta, por edhe që flasin shumë.
Titulli: Dije të heshtura
Origjinali: Dije të heshtura
Gjinia: Dije
Autori: Astrit Lulushi
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2019
Fq. 296
Pesha: 0.456 kg
ISBN: 978-9928-4398-7-1
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
« Dije të heshtura » është një libër që lexohet shpejt, me shkrime fluturake, grimcake, si vetë qelizat e trurit ngarkuar me mendim. Dhe meditim. Po është, nga ana tjetër, edhe një libër që, përtej leximit të thjeshtë, kërkon të studiohet, shijohet, përtypet ngadalë, në heshtje e qetësi për vetë ngarkesën ideore që përmban dhe mesazhin që përcjell.
Dy nocionet e titullit: “Dije” dhe “Heshtje” përmbajnë në vetvete sa modesti, aq edhe urtësi, maturi, pjekuri. Janë dije vërtet të heshtura, të qeta, por edhe që flasin shumë.
Botuesi: Te tjere
Ky libër sjell eksperiencën e autorit në inxhinierinë strukturore, në projektimin e ndërtesave. Argumenti kryesor i këtij libri është që struktura paraqet një element arkitektonik. Pra, qasja dhe përmbajtja e librit është bazuar në këndvështrimin e rolit të një arkitekti në projektimin sizmik.
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Analizë e serialit televiziv "The Wire"
Botuesi: Onufri
Rexhep Ferri ecën drejt të qenësishmes brenda baraspeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme, ku ndeshen, do të thoshim, gravitacionet e tokës dhe të materies...
Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime
Kush do ta kishte menduar se sa më larg parajsës të jesh, aq më fort fryn era? Konfliktet e armatosura të 1978 – 79 në Indokinë, të cilat siguruan rastin e volitshëm urgjent për tekstin origjinal të "Komunitete imagjinare", duken tashmë vetëm dymbëdhjetë vite më pas, sikur i përkasin një epoke tjetër.
Referenca: SKU001599
Botuesi: Toena
Medaljet, së bashku me pullat dhe monedhat, përbëjnë një nga simbolet më shprehëse të "Unit" të një shteti, të përpjekjeve të tij për të afirmuar popullin e vet, veçantinë e tij, gjurmën e tij mbi Glob. Në rastin e Shtetit Shqiptar, gjejmë rikonfirmimin e përjetshëm të kësaj.
Botuesi: Bota Shqiptare
Marcus Tullius Cicero, lindi më 3 janar të vitit 106 p.e.s dhe vdiq më 7 dhjetor të vitit 43 p.e.s. Ishte historian, filozof, politikan, orator dhe teoricien i Romës antike i lindur pranë Arpinos. Studioi në Romë për drejtësi dhe retorikë. Njohuritë e tij në artin e oratorisë dhe të filozofisë i plotësoi veçanërisht pas një udhëtimi që kishte bërë në...
Botuesi: Albas
Për më shumë se njëzet e pesë vjet, udhëheqësi i legjendave dhe i elitës, virtuozi Robin Sharma, u ka dhënë mësime titanëve të biznesit, superyjeve të sportit dhe mbretërve të botës së spektaklit, bazuar në një sistem revolucionar që i ka ndihmuar këta njerëz të shquar, që ambiciet e tyre më të mëdha t'i përkthejnë në rezultate të përditshme.
Referenca: 2126
Botuesi: Te tjere
Autori pranon shpejtësinë maksimale të dritës, por ai nuk ka gjetur një pikë referimi absolute për matjen e çdo lloj shpejtësie trupi në hapësirë, ndaj për 'të ekuacionet e Maksuellit fillojnë gabim nga zero. A ka të drejtë autori ynë shqiptar? Apo i janë krefur leshrat para kohe të matet me Ajnshtajnin?
Botuesi: Albin
Vangjel Kici u lind në Bubullimë të Lushnjës në vitin 1935. Shkollën 7 vjeçare e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Tekniku i naftës) në Kuçovë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Pragës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (1956 – 1961). U diplomua gjeolog – paleontolog në Universitetin e Tiranës (1963).
Referenca: SKU001303
Botuesi: Papirus
Ky libër ka si synim të paraqesë kontratat kryesore të parashikuara nga Kodi Civil dhe tiparet e tyre thelbësore: shitja, shkëmbimi, qiradhënia/marrja, huadhënia (për konsum dhe për përdorim), depozita, përfaqësimi, lojërat dhe bastet, renta jetore, transaksioni si dhe disa marrëveshje plotësuese.
Referenca: 2637
Botuesi: Plejad
Dr. Peter J. D'Adamo është figura më popullore në botë dhe një autoritet i padiskutueshëm shkencor në fushën e studimeve mbi lidhjen e grupeve të gjakut me tipin e ushqimit, jetës dhe gatimit të duhur që i shkon përshtat çdo lloj grupi gjaku.
Botuesi: Dituria
Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresë lënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.
Dy nocionet e titullit: “Dije” dhe “Heshtje” përmbajnë në vetvete sa modesti, aq edhe urtësi, maturi, pjekuri. Janë dije vërtet të heshtura, të qeta, por edhe që flasin shumë.