Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Të drejtat e njeriut dhe Konstitucionalizmi, Denar Biba
  • Të drejtat e njeriut dhe Konstitucionalizmi, Denar Biba

Të drejtat e njeriut dhe Konstitucionalizmi, Denar Biba

UET Press

Për herë të parë nga një studiues shqiptar të drejtat e njeriut trajtohen me një qasje kritike, duke dhënë përgjigje për çështje të filozofisë juridike, si dhe të praktikës konstitucionale.

2 000 Lekë
1 800 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të drejtat e njeriut dhe Konstitucionalizmi
Origjinali: Të drejtat e njeriut dhe Konstitucionalizmi
Gjinia: Studime ligjore
Autori: Denar Biba
Shtëpia botuese: UET press
Viti: 2021
Fq. 362
Pesha: 0.603 kg
ISBN: 978-9928-320-54-4
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Lexuesi i librit do ta gjejë veten përballë dilemash të tilla, si: a janë të drejtat e njeriut të prejardhura nga një fuqi mbinjerëzore, apo janë thjesht konvencione, shpikje të njeriut, në përpjekje për të përmirësuar jetën? A kanë ato një peshë specifike të caktuar; a janë ato të barabarta mes tyre; a ndryshojnë me ndryshimin e rrethanave të tjera politike, sociale e ekonomike? Kujt i përkasin të drejtat e njeriut, apo, me fjalë të tjera: cili është subjekti që mund t’i pretendojë ato? Ku bazohen të drejtat e njeriut, cila është baza e tyre filozofike? A ekzistojnë ato universalisht, apo kultura të ndryshme detyrojnë edhe të drejta të ndryshme njerëzore? Po në të drejtën kushtetuese shqiptare e gjetiu, si janë konstitucionalizuar ato? Pasues të cilës shkolle të të drejtave të njeriut u bënë etërit tanë kushtetues, nga njëri akt kushtetues në tjetrin? A ishte kjo një zgjedhje e vetëdijshme, apo jo? Çfarë mund të thuhet për përmasat, efikasitetin, garancitë ndër vite?
Përgjigjet nuk janë plotësisht të detajuara e shteruese, qoftë edhe për faktin se, disa nga këto pyetje janë të atij karakteri e asaj përmase, sa të shërbejnë si baza për një libër tjetër, krejtësisht të dedikuar e sërish të pamjaftueshëm. Sidoqoftë, çdo individ i interesuar për t’u thelluar më tej, pas këtij leximi do të ketë më së paku nxitjen intelektuale dhe orientimin në referencat shkencore.

Detajet e librit
UET Press
9789928320544
9789928320544
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001445

Botuesi: UET Press

Hyrje në komunikimin politik, Brian McNair

Më shumë se tetëdhjetë vjet më parë, Walter Lippman vërejti që praktika e demokracisë kishte "marrë kthesë". Procesi demokratik, që katër vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore iu duk me një shtrirje të padëgjuar më parë në historinë e njerëzimit, i shtyu faktorët politikë të përqafonin strategjitë e vetëdijshme të bindjes.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Sundimi i ligjit, Tom Bingham

Sundimi i ligjit është një term shumë i përdorur, pak i shqyrtuar. Ideja e sundimit të ligjit si themel i shteteve dhe qytetërimeve moderne, së fundmi është bërë edhe më magjike se sa ajo e demokracisë. Por nga se përbëhet ajo?
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2850

Botuesi: Alb Juris

Permbledhje legjislacioni per pushtetin gjyqesor dhe sistemin e drejtesise

Titulli: Përmbledhje legjislacioni për pushtetin gjyqësor dhe sistemin e drejtësisë (kopertinë e trashë)Origjinali: Përmbledhje legjislacioni për pushtetin gjyqësor dhe sistemin e drejtësisëGjinia: DrejtësiShtëpia botuese: Alb JurisViti: 2010Fq. 556Pesha: 0.591 kgISBN: 978-99956-753-4-X
1 800 Lekë 2 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001112

Botuesi: Te tjere

The Code of Leke Dukagjini

Titulli: Kanuni i Lekë Dukagjinit, The Code of Lekë DukagjiniOrigjinali: Kanuni i Lekë Dukagjinit, The Code of Lekë DukagjiniGjinia: TrashëgimiGjuha: AnglishtMblodhi: Shtjefën GjeçoviPërkthyer në anglisht nga: Leonard FoxShtëpia botuese: Gjonlekaj Publishing CompanyNew YorkPesha: 0.971 kgISBN: 0-9622141-0-8
3 600 Lekë 4 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001428

Botuesi: UET Press

E drejta romake, Andrew Borkowqski, Paul Du Plessis

E Drejta Romake përbën një hyrje të paçmuar në të kuptuarit e koncepteve ligjore dhe një çelës për vlerësimin e sistemeve ligjore kontinentale. Studimi i saj do të kishte një vlerë të jashtëzakonshme, sepse ajo është një krijim i gjenisë për rend harmonik dhe gjykim të organizuar të një qytetërimi të spikatur të lashtësisë.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001643

Botuesi: UET Press

Hyrje ne te drejten dhe arsyetim ligjor, Steven J. Burton

Hyrje në të drejtën dhe arsyetim ligjor është një libër ideal për studentët e vitit të parë juridik. Shkurtimisht ky libër praktik bën një prezantim të arsyetimit ligjor. Duke na paraqitur çështjet nëpërmjet diskutimeve të rasteve të ndryshme dhe shembujve, ai u jep studentëve një burim të fuqishëm reference për vitet studimore në vazhdim.
630 Lekë 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001502

Botuesi: Te tjere

Fjalor termash biznesi, finance dhe juridiksioni ekonomik, Anglisht-Shqip, Luan Kaceli

Ky Fjalor përmban rreth 20.000 terma, dhe është përmirësimi dhe zgjerimi i plotë i Fjalorit të mëparshëm "Terma Juridike, Ekonomike dhe Biznesi", i botuar më parë, i cili përmbante rreth 9.000 terma. Nga vetë numri i termave, rezulton se ky fjalor përmban mbi dyfishin e termave të shtjelluara në Fjalorin e parë, dhe një përmirësim të dukshëm të termave të...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2644

Botuesi: Tirana Times

E drejta nderkombetare, Martin Dixon

Ky libër mbi të drejtën ndërkombëtare iu jep studentëve një trajtim të përmbledhur të të gjitha temave themelore, që studiohen në kurset e të drejtës ndërkombëtare, duke iu dhënë studentëve gjëra të reja për temën, me një hyrje të plotë e të kujdesshme dhe me një shtrirje të përshtatme.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar