• Banner

E drejta romake, Andrew Borkowqski, Paul Du Plessis

E Drejta Romake përbën një hyrje të paçmuar në të kuptuarit e koncepteve ligjore dhe një çelës për vlerësimin e sistemeve ligjore kontinentale. Studimi i saj do të kishte një vlerë të jashtëzakonshme, sepse ajo është një krijim i gjenisë për rend harmonik dhe gjykim të organizuar të një qytetërimi të spikatur të lashtësisë.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: E Drejta Romake
Gjinia: Drejtësi
Autori: Andrew BorkowskiPaul du Plessis
Shqipëroi: Guri Daco
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2010
Fq. 520
Pesha: 0.653 kg
ISBN: 978-99956-39-10-5

Koment nga Andrew Borkowski

E Drejta Romake përbën një hyrje të paçmuar në të kuptuarit e koncepteve ligjore dhe një çelës për vlerësimin e sistemeve ligjore kontinentale. Studimi i saj do të kishte një vlerë të jashtëzakonshme, sepse ajo është një krijim i gjenisë për rend harmonik dhe gjykim të organizuar të një qytetërimi të spikatur të lashtësisë dhe përbën një trashëgimi që ka pasur ndikim të thellë mbi epokat pasardhëse. Ky libër është shkruar për studentët. Ai është hartuar si një libër i parë i të Drejtës Romake, për t'u përdorur nga studentët.

Koment nga Spartak Ngjela

Merita kryesore historike e të Drejtës Romake është fakti që ajo, pasi u zhvillua në një rrugë të vërtetë doktrinare, arriti të krijojë një rend juridik universal. E Drejta Romake është i gjithë korpusi juridik, institucional dhe ligjor i Romës së Lashtë, që nga themelimi i qytetit të Romës më 753 para erës së re dhe deri në rënien e Perandorisë Perëndimore në shekullin e pestë të erës së re.

Ajo gjithsesi mbeti në përdorim në Lindje deri në vitin 1453, edhe pas rënies së Perandorisë Perëndimore, e përqendruar në Perandorinë Bizantine. E Drejta Romake, me të gjithë korpusin e saj voluminoz, si përmbajtje juridike e dy perandorive të dala juridikisht po prej saj, më pas nxiti me forcë zhvillimin e së drejtës thuajse në të gjithë qytetërimin perëndimor, ashtu sikundër edhe në një pjesë të Lindjes ose të qytetërimeve lindore.

E Drejta Romake kap në fakt fillimin e shkencës së jurisprudencës dhe të vetë ligjit, duke e parë këtë të fundit në zhvillim dhe si një korpus të të gjithë aspektit ligjor në një shoqëri.

Detajet e librit
UET Press
SKU001428
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2177

Botuesi: Papirus

E drejta institucionale e Bashkimit Evropian, Jean Paul Jacque

Ky libër paraqet të drejtën institucionale të Bashkimit ashtu siç ajo zbatohet që nga hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës. Ai trajton në mënyrë të plotë tërësinë e dispozitave mbi institucionet e Bashkimit, procesin e vendimmarrjes, rendin juridik dhe kontrollin politik e gjyqësor të Bashkimit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2644

Botuesi: Tirana Times

E drejta nderkombetare, Martin Dixon

Ky libër mbi të drejtën ndërkombëtare iu jep studentëve një trajtim të përmbledhur të të gjitha temave themelore, që studiohen në kurset e të drejtës ndërkombëtare, duke iu dhënë studentëve gjëra të reja për temën, me një hyrje të plotë e të kujdesshme dhe me një shtrirje të përshtatme.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Trafikimi i qenieve njerëzore, Naim Tota

Interpretimi juridik i përgjithshëm i veprës penale të trafikimit dhe praktikës gjyqësore të saj në këtë punim janë bërë me seriozitet dhe me përkushtim. Këtu janë analizuar konkretisht elementet e anës objektive të veprës, çështja e dhënies së pëlqimit nga viktima si element i anës objektive, procesi i të provuarit në veprën penale të trafikimit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001445

Botuesi: UET Press

Hyrje në komunikimin politik, Brian McNair

Më shumë se tetëdhjetë vjet më parë, Walter Lippman vërejti që praktika e demokracisë kishte "marrë kthesë". Procesi demokratik, që katër vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore iu duk me një shtrirje të padëgjuar më parë në historinë e njerëzimit, i shtyu faktorët politikë të përqafonin strategjitë e vetëdijshme të bindjes.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001502

Botuesi: Te tjere

Fjalor termash biznesi, finance dhe juridiksioni ekonomik, Anglisht-Shqip, Luan Kaceli

Ky Fjalor përmban rreth 20.000 terma, dhe është përmirësimi dhe zgjerimi i plotë i Fjalorit të mëparshëm "Terma Juridike, Ekonomike dhe Biznesi", i botuar më parë, i cili përmbante rreth 9.000 terma. Nga vetë numri i termave, rezulton se ky fjalor përmban mbi dyfishin e termave të shtjelluara në Fjalorin e parë, dhe një përmirësim të dukshëm të termave të...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001841

Botuesi: Te tjere

Biznesi i vogel, Ilir Daliu

Titulli: Biznesi i vogël, guidë praktike e detyrimeve ligjore e fiskaleOrigjinali: Biznesi i vogël, guidë praktike e detyrimeve ligjore e fiskaleGjinia: Legjislacion, kontabilitetAutori: Ilir DaliuShtëpia botuese: Studio "Kontabiliteti 411"Viti: 2011Fq. 136Pesha: 0.189 kgISBN: 978-99956-87-61-8

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001643

Botuesi: UET Press

Hyrje ne te drejten dhe arsyetim ligjor, Steven J. Burton

Hyrje në të drejtën dhe arsyetim ligjor është një libër ideal për studentët e vitit të parë juridik. Shkurtimisht ky libër praktik bën një prezantim të arsyetimit ligjor. Duke na paraqitur çështjet nëpërmjet diskutimeve të rasteve të ndryshme dhe shembujve, ai u jep studentëve një burim të fuqishëm reference për vitet studimore në vazhdim.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)