- Çmim i zbritur

Banner
Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Si vdesin demokracitë nga Steven Levitsky, Daniel Ziblatt dhe Mbi tiraninë, Timothy Snyder. Ccmimi i kopertinës për të dy librat është 1700 lekë. Ofrohen me 15% ulje.
Libri i parë
Titulli: Si vdesin demokracitë
Origjinali: How democracies die
Gjinia: Histori
Autori: Steven Levitsky, Daniel Ziblatt
Shqipëroi: Valbona Nathanaili
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2018
Fq. 334
Pesha: 0.403 kg.
ISBN: 978-9951-721-56-1
Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d'état (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë. Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi, pak nga pak: fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës.
Libri i dytë
Titulli: Mbi tiraninë: Njëzet leksione nga shekulli i njëzetë
Origjinali: On Tyranny: Twenty Lessons from the Twentieth Century
Gjinia: Politikë, histori.
Autori: Timothy Snyder
Shqipëroi: Gjergj Erebara
Shtëpia botuese: Shtëpia e Librit
Viti: 2020
Fq. 136
Pesha: 0.17 kg
ISBN: 978-9928-4456-7-4
1.Biblioteka dhe qeverisja 2. Despotizmi 3. Demokracia
Një historian i specializuar mbi historinë e Europës Lindore dhe Holokaustit i shpjegon lexuesve me fjalë të thjeshta se si ndodh që një demokraci e brishtë zëvendësohet me një diktaturë totalitare, qoftë kjo fashizëm apo komunizëm. Timothy Snyder na tregon se cilat janë shenjat që paralajmërojnë shfaqjen e tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne qytetarët e zakonshëm për të mbrojtur liritë tona.
Botuesi: Shtëpia e Librit
Ky libër është një lexim i domosdoshëm për të kuptuar makiavelizmin politik të shekullit të njëzetë e një dhe teknikat e përdorura nga diktatorët e shekullit tonë.
Botuesi: Instituti Shqiptar i Medias
Edhe përsa kohë do të zgjasë ky eksperiment social i paprecedent? A thua fare pak vite dhe ne do ta kujtojmë si një farë halucinacioni masiv të shkaktuar nga “mungesa e hapësirës e shoqëruar me tepricën e kohës”, siç e përshkruante dikur ekzistencën e të burgosurit poeti Joseph Brodsky?
Botuesi: Shtëpia e Librit
Një meditim kryevepër mbi artin dhe pushtetin, dedikuar kompozitorit sovjetik Dmitri Shostakoviç. Ky është romani i parë i shkruar nga Julian Barnes që kur ai fitoi çmimin Man Booker.
Botuesi: Pegi
Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit.
Botuesi: OMSCA-1
Libri "Lutje detit" është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. E gjitha është përmbledhur në pak radhë, por me shumë gjasë, mund të jetë teksti më i fuqishëm dhe tronditës që ka shkruar Hosseini.
Botuesi: Onufri
Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të.
Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Flush një biografi nga Virginia Woolf dhe Zhurma e kohës nga Julian Barnes . Cmimi i kopertinës për të dy librat është 1400 lekë. Ofrohen me 20% ulje.
Botuesi: Shtëpia e Librit
Ajo çmonton mitet dhe narrativat e ngulitura në mendjet tona që nga koha e Mesjetës për të na dhënë një histori ashtu si realisht mund të ketë qenë dhe jo ashtu si ne e imagjinojmë.
Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Ferma e Kafshëve dhe Lavdi Katalonisë nga George Orwell . Cmimi i kopertinës për të dy librat është 1700 lekë. Ofrohen me 20% ulje.
Ridënimi i Lubonjës është ndoshta libri më i rëndësishëm për kujtesën kolektive të shqiptarëve mbi kohën e diktaturës komuniste.
Referenca: SKU000906
Botuesi: Dituria
Idetë e teoritë e disa filozofëve, si Sokrati, Platoni, Aristoteli, Dekarti, Spinoza, Kanti, Hegeli, Marksi, Niçja, përshkruhen në një formë mjaft interesante e me një gjuhë të përshtatshme. Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim, e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, por nga vetë natyra dhe dhe...
Botuesi: Skanderbeg Books
Dikur ata ishin pesë shokë të ngushtë të gjimnazit në Nagoja, mu si gishtat e një dore, mu si cepat e një ylli. Katër prej tyre, dy vajza dhe dy djem, kishin në emrat e tyre të përfshirë nga një ngjyrë: të kuqe, blu, të zezë dhe të bardhë.
Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Lavdi Katalonisë nga George Orwell dhe Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur nga Peter Pomerantsev . Cmimi i kopertinës për të dy librat është 1700 lekë. Ofrohen me 20% ulje.
Botuesi: Shtëpia e Librit
Një dashuri transatlantike përmbledh më shumë se 300 letra dashurie, të shkruara nga de Beauvoiri për Alegrin, duke krijuar kështu një pikëtakim unik midis kujtimeve personale dhe historisë së botës intelektuale të krahut të majtë me Parisin e pasluftës.
Botuesi: Skanderbeg Books
"Elefanti zhduket" është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancat kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij.
Botuesi: Pegi
Ai rrëfen një pelegrinazh në kufijtë e marrëzisë, por të mbushur me energji, përmes jetës që rifillon: një rrëfim i thukët, ku gëlon njëkohësisht ankthi dhe hareja. Udhëtimi i kthimit të Levit dhe shumë italianëve si ai, nga kampi i përqendrimit drejt atdheut zgjati për muaj me radhë duke i rënë kryq e tërthor Europës së shkatërruar nga lufta.
Referenca: K3R5
Botuesi: Skanderbeg Books
"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.
Botuesi: Papirus
Ben Andoni ka eksploruar Shqipërinë pëllëmbë për pëllëmbë për të na sjelle në këtë libër një pasqyrë të Shqipërisë bashkëkohore, vendet, njerëzit dhe historitë.
Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Si vdesin demokracitë nga Steven Levitsky, Daniel Ziblatt dhe Mbi tiraninë, Timothy Snyder. Ccmimi i kopertinës për të dy librat është 1700 lekë. Ofrohen me 15% ulje.