Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Mendime mbi shkaqet e lirisë dhe shtypjes shoqërore, Simone Weil
  • Mendime mbi shkaqet e lirisë dhe shtypjes shoqërore, Simone Weil

Mendime mbi shkaqet e lirisë dhe shtypjes shoqërore, Simone Weil

Edhe pse në mënyrë jo rigorozisht sistematike, synim i filozofisë së saj mbeti jeta njerëzore në tërësinë e saj. Ndonëse e shtrirë në pak vite -- vdiq kur ishte 34 vjeç -- veprimtaria e saj letrare përfshin shënime dhe komente mbi klasikët të antikitetit, vëzhgime të holla e të përditshme nga puna në fabrikë, por edhe pamflete dhe ese politike, fetare, shkrime mbi dhunën, universitetin, anarkizmin.

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Mendime mbi shkaqet e lirisë dhe shtypjes shoqërore
Kategoria:Filozofi
Autori: Simone Weil
Përktheu: Enela Topulli
Botues:Pika pa sipërfaqe
Viti: 2024
Fq.122
Pesha: 0.160 kg
ISBN:978-9928-373-26-7
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi autorin

Simone Weil (1909–1943) ka filozofuar brenda terrenit filozofik dhe jashtë tij. Dëshira e fortë e Weil për drejtësinë dhe të vërtetën e çoi atë në qarqet akademike dhe në mes të klasës punëtore në fabrikë. Jeta dhe vepra e saj qenë të mbushura me të tilla kontradikta: ajo qe, në periudha të ndryshme, aktiviste, pacifiste, militante, anarkiste, mistike. Edhe pse në mënyrë jo rigorozisht sistematike, synim i filozofisë së saj mbeti jeta njerëzore në tërësinë e saj. Ndonëse e shtrirë në pak vite -- vdiq kur ishte 34 vjeç -- veprimtaria e saj letrare përfshin shënime dhe komente mbi klasikët të antikitetit, vëzhgime të holla e të përditshme nga puna në fabrikë, por edhe pamflete dhe ese politike, fetare, shkrime mbi dhunën, universitetin, anarkizmin.
Ndikimi i Weil qe i thellë ndër bashkëkohësit e saj (De Beauvoir, Camus), dhe sot e kësaj dite mbetet një nga mendimtaret më të përmendura e të studiuara.
 
"Mendime mbi shkaqet e lirisë dhe shtypjes shoqërore" është një ese e gjatë, në të cilën Weil analizon mekanizmat që përcaktojnë lindjen e një shoqërie shtypëse, si dhe në ç'mënyrë mund të ndërtohet një shoqëri e lirë prej shtypjes. Eseja nis me një kritikë të termit "revolucion", filozofisë marksiste, veçanërisht nocionit të punës dhe specializimit të saj. Pason një analizë e shtypjes shoqërore dhe se si mund të arrihet në zhdukjen e saj. Në vazhdim, autorja përpiqet të shtrojë një kuadër teorik për një shoqëri të lirë. Në fund shpaloset "utopia" që propozon Weil: zhvillimi i një ndryshim kulturor që ngërthen bashkëveprimin e arritjeve shkencore dhe punës së krahut.

Detajet e librit
9789928373267
9789928373267
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
1 produkt tjetër në të njëjtën kategori:
Ndoshta mund të pëlqejë edhe