Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Çështja jugore, Antonio Gramsci
  • Çështja jugore, Antonio Gramsci

Çështja jugore, Antonio Gramsci

Kjo ese trajton problemin e pabarazisë ekonomike dhe shkaqeve të kësaj pabarazie mes Italisë së Veriut dhe Italisë së Jugut. 

500 Lekë
450 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Çështja jugore

Origjinali: La questione meridionale

Autori: Antonio Gramsci

Shqipëroi: Alfred Bushi

Kategoria: Ese

Botues: Pika pa sipërfaqe

Specifikimi: Kapakë të hollë

Viti i botimit: 2025

Pesha: 0.12 kg

Faqe: 86

ISBN: 978-9928-37-34-34

Ky libër është në gjuhën shqipe

1. Filozofi. 2. Politikë 3. Historia dhe aktualiteti 4. Kritikë 5. Antonio Gramsci 6. Afred Bushi

Mbi librin

Në vitin 1861, Italia u bashkua pas rrëzimit të Mbretërisë së dy Sicilive nga forcat e mbështetura nga Piemonti. Në këtë kohë, të dy pjesët e Italisë ishin ekonomikisht të barabarta. Përgjatë dekadave që pasuan, situata ndryshoi tërësisht: jugu mbeti pas, veriu vijoi të zhvillohet. Veriu i Italisë është sot një nga rajonet më të pasura në kontinentin evropian ndërsa jugu dhe Sicilia, një nga më të varfrat. 

Shumë historianë kanë ndërmarrë sfidën e shpjegimit të rrënjëve të kësaj pabarazie. 

Ky libërth nga Antonio Gramsci i jep një përgjigje kësaj çështjeje në vitin 1926.

Mbi autorin

Antonio Francesco Gramsci (1891 - 1937) ishte filozof, gjuhëtar, gazetar, shkrimtar dhe politikan marksist italian. Ai shkroi filozofi, teori politike, sociologji, histori dhe studime gjuhësore. Ai ishte anëtar themelues dhe, për një copë herë, udhëheqës i Partisë Komuniste Italiane. Ai u burgos nga fashizmi në vitin 1926 dhe vdiq pak pasi u lirua nga burgu më 1937. 

Detajet e librit
9789928373434
9789928373434