• Banner

Thatesia e gjate, Cynan Jones
  • Thatesia e gjate, Cynan Jones

Thatësia e gjatë, Cynan Jones

Thatësia e gjatë është një himn për korruptueshmërinë e mishit. Toni elegjik gjithpërfshirës karakterizohet nga momente të shëmbëllimit befasues dhe një bukurie të thellë lirike. Shpreh drojën ndaj brishtësisë së jetës dhe një respekt të thellë për dinjitetin e të gjitha qenieve të gjalla.

600 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Thatësia e gjatë
Origjinali: The Long Dry
Gjinia: Roman
Autori: Cynan Jones
Shqipëroi: Rudi Erebara
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 160
Pesha: 0.252 kg.
ISBN: 978-9928-06-154-6

Fragment nga libri

Garreti pret mes fushës së hapur, kur e di se lopa nuk ka për të qenë aty dhe kërcen, del në anë, ku plasaritjet janë të gjera e të thata. Sheh mbi bregun e thatë vendet ku kanë gërmuar vjedullat dhe shtegun e rrahur prej tyre. Nëpër ferra apo aty – këtu rrotull gardhit të telit, po të kërkoni mund të gjeni qime të ashpra gri, pak me të zezë e me të bardhë.

Mund të shohësh gjithashtu tragën e sanës dhe kashtës që ato vjedhin nga lugjet e ushqimit të bagëtisë, për të shtruar vendin ku flenë, të cilin e mbajnë me përpikëri të pastër ose sheh shiltet me fier të kuq.

Aty ka një pemë që ai njeh, një shtog, ku ato shkojnë kruajnë kthetrat për t'i mprehur, duke lënë pjesën e prishur dhe shukat e dheut në lëkurën e ashpër. Ky vend është shumë pranë me vendbanimin, edhe ai e mban sekret të madh ku rrijnë vjedullat, megjithëse ato mund t'i sjellin sëmundje bagëtisë e tokës së tij.

Komente mbi librin

"Thatësia e gjatë është një himn për korruptueshmërinë e mishit. Toni elegjik gjithpërfshirës karakterizohet nga momente të shëmbëllimit befasues dhe një bukurie të thellë lirike. Shpreh drojën ndaj brishtësisë së jetës dhe një respekt të thellë për dinjitetin e të gjitha qenieve të gjalla.

Tema nuk është më pak sesa vendi që ze njerëzimi ndër veprat e botës së natyrshme, drejtuar përmes depërtimesh që të rrëmbejnë duke të futur brenda biznesit të zemrave që rrahin. Një libër i vocërr, shumë i bukur."

Niall Griffiths

"Edhe pse gjuha e Jones është joshëse, ai përdor prozën e tij mahnitëse për të treguar një histori reale në lidhje me realitetin e humbjes dhe pikëllimit."

The Huffington Post

"... Nuk ka dyshim se Cynan Jones është një nga shkrimtarët më të talentuar në Uells – ose, thënë më saktë, i pjesës tjetër të Britanisë."

Independent

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Parfume, Philippe Claudel

Me të mbërritur në Nansi, zë një apartament te "Rruga e Madhe", nr. 27, në lagjen më të vjetër të qytetit. Jam 19 vjeç. Eshtë muaji shtator i vitit 1981. Atje gjithçka është e ende e pistë, e zezë, familjet janë të varfra, me shumë fëmijë, shpesh nga Portugalia. Macet bëjnë lirshëm dashuri dhe shtohen pa pikë turpi nën hijen e kishës Sen-Epvrë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Profeti, Libani yt dhe Libani im, Kahlil Gibran

Temat mahnitshëm shtjellojnë çështje kryesore në jetën e njeriut: Dashurinë, Martesën, Bijtë, Të dhënit, Të ngrënët dhe të pirët, Punën, Harenë dhe Dhimbjen, Shtëpinë, Veshjen, Tregtinë, Krimin dhe Dënimin, Ligjin, Lirinë, Arsyen dhe Pasionin, Dhimbjen, Vetënjohjen, Mësimdhënien, Miqësinë, Fjalën, Kohën, Të Mirën dhe të Keqen, Lutjen, Kënaqësinë,...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dhimbja, Marguerite Duras

"Dhimbja" na vë përpara një "çrregullimi të frikshëm të mendimit dhe ndjenjës". Në një Paris pranveror, të marrosur prej fundit të luftës, endet Marguerite Duras, e tronditur dhe e zymtë, si gratë e tjera të robërve dhe të deportuarve të luftës që presin lajme në Qendrën Orsej.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Këpucët e klounit, Rebecca F. John

Kjo përmbledhje me tregime na servir një koleksion mrekullisht të larmishëm karakteresh, ndër të cilët një garues qensh, pronarin e një dyqani muzike, këngëtarë, interpretues cirku dhe dy motra në moshë të njomë në Varshavën e Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Unë e di pse këndon zogu në kafaz, Maya Angelou

Maja mëson se dashuria për veten, mirësia ndaj të tjerëve, shpirti i saj i fortë dhe leximi i shkrimtarëve të mëdhenj do ti japin mundësinë të jetë e lirë dhe jo më e robëruar. Ky roman, poetik dhe i fuqishëm, do të prekë zemrat dhe do të ndryshojë mendjet për sa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Hoteli i bardhë, D.M. Thomas

Vepër e mahnitshme... një eksperiment elegant e mjaft i ngrohtë. Një sensualitet i çiltër, përzier me një ndjenjë të ngrohtë për çastet më tronditëse në historinë moderne, një fluiditet e shkathtësi gati si në ëndërr.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Jashari as jeton e as nuk jeton, Aziz Nesin

Aziz Nesini e vështroi gjatë e gjatë. Sytë iu mbushën me lot. Pranë tij qëndronte i biri, i cili ishte gati në të njëjtën moshë, i veshur shik e me këpucë në këmbë... Mbi botë dalloheshin këmbët e zbathura të djalit rom që quhej Jashar...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001580

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta dhe koha e Majkëll K, J.M.Coetzee

Në mes të një vendi të shtrënguar në darën e luftës, Majkëll K., një tridhjetë e një vjeçar me një shëmti fizike dhe një defiçencë mendore, bashkë me të ëmën, një grua e sëmurë dhe e thyer në moshë, i ngjitet turmës së të dëshpëruarëve në përpjekje të mbërrijë në vendin e origjinës, në fermën ku e ëma ka lindur dikur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000732

Botuesi: Onufri

Liqeni i erresires, Ruth Rendell

Gdhendja psikologjike e personazheve, mjeshtëria e rrallë e thurjes së subjektit, thjeshtësia mbresëlënëse e stilit dhe sidomos përplasja mes "anormalitetit" të individit dhe "normalitetit" të shoqërisë bëjnë që lexuesi "t'ia falë" shkrimtares fundin gjithnjë tragjik të personazheve të romaneve të këtij lloji.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001066

Botuesi: Dituria

Gosti gënjeshtrash, Amin Zaoui

Një djalë i ri kallëzon si i hapen sytë mes seksualitetit të vet të shfrenuar, në krahët e grave të pjekura. Në një botë të mbyllur ku dëshira shtypet, në Algjerinë e viteve '60, ai kalon nga njëra histori në tjetrën.

Çmimi 500 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Living

Fillon me ne, Collen Hoover

Mbreteresha e bestseller-it Colleen Hoover vetem pak javen pas botimit ne anglisht te vazhdimit te sages dramatike “Fillon me ne” vjen edhe ne gjuhen shqipe, perms botimeve Living.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Teutoburgu, Valerio Massimo Manfredi

Valerio Massimo Manfredi rrëfen historinë e dy vëllezërve, dy luftëtarëve, rrëfen për Teutoburgun, vendin ku u zhvillua përplasja vendimtare mes romakëve dhe gjermanëve, betejën që ndryshoi fatin e Perandorisë Romake dhe të botës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)