• Banner

Prishtina, Mehmet Kraja
  • Prishtina, Mehmet Kraja

Prishtina, Mehmet Kraja

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO – s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Prishtina
Gjinia: Roman
Autori: Mehmet Kraja
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2018
Fq. 336
Pesha: 0.487 kg.
ISBN: 978-9928-261-31-1

Fragment nga libri

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO – s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit.

Një pikturë abstrakte, e cila dikur rrinte varur në murin kundruall derës së apartamentit, kishte shkarë në një krah, vijat dhe ngjyrat kishin dalë nga ideja e autorit, kishin shpërthyer kornizën dhe kishin krijuar një pamje apokaliptike, që mbushte dhomën me një masë të shpërbërë.

U ula në kanape dhe për një kohë shikova pikturën, pastaj nxora nga valixhja tre libra të mi dhe i vendosa sipas librave të tjerë, në një cep të dollapit me xhama të thyer. Kostumet, këmishët dhe kollaret i vura në dollapin e dhomës së gjumit.

Aty errësirës së kalamendur i vinte erë vjetërsie, qendra e rëndesës kishte ikur që andej dhe nëpër ajrin e dhomës shëtitnin ca hije të pluhurosura. Më pas u ktheva sërish në kanape dhe për më shumë se dy orë mendova për ca rreze dielli të lumtura që hynin nga dritarja e madhe dhe e kthenin dhomën në oazë qetësie.

Ajo pasdite qershori erdh e freskët, me një pikërrimë shiu dhe me ca re të bardha që dyndeshin nga një anë e qiellit në tjetrën. Kostumit gri dhe këmishës së bardhë i vura një kollare mëndafshi të kaltëreme, me ca dredhka të vogla blu të errët dhe me një karficë të praruar në mes.

Përballë pasqyrës së veshur me një shtresë pluhuri qëndrova fare pak, vetëm sa për të parë imazhin atje matanë, disi të hollë dhe të nëpërdukshëm. I buzëqesha vetes shkurt, anash dhe kalimthi.

Ndihesha si hije që rri pezull, që bredh nëpër hapësirë dhe kërkon një vend ku të bëhet materie, gjësend i botës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928261311
ean13
9789928261311
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Hotel Arbëria, Mehmet Kraja

Romani i Mehmet Krajës, Hotel Arbëria radhitet në radhën e romaneve me temë mbi fatin e njeriut. Kryepersonazhi Skënder Berisha, që në të njejtën kohë merrë rolin e personazhit ideografik (batës i idesë), paraqet fatin e njeriut tragjik, i cili kërkon zbulimin e zhdukjes së mistershme të prindit (Qazim Berisha).

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Selvite e Tivarit, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, me parashenjë të njohur estetike, është shkrimtar me vetëdije dhe koncept të formuar krijues, është autor i cili me mjeshtëri dhe guxim krijues shtron e artikulon çështje të rëndësishme për ekzistencën e një mjedisi dhe të një shoqërie, për qenien njerëzore përgjithësisht.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

E zeza dhe e kuqja, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perspektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimit poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Hija e mbretit, Viktor Canosinaj

Është një histori e veçantë e ndodhur shekuj më parë në Kinën e lashtë ku një perandor për të hapur një fazë të re djeg të gjitha librat. Personazhet dalin nga subkoshienca e shkrimtarit pa e kuptuar ai vetë dhe unë shpesh kam menduar se çdo të ndodhte me mua nëse do të merrej një vendim për asgjësimin e gjithë librave të mi. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000412

Botuesi: Botimet Dudaj

Nata e Sofie Kondilit, Koco Kosta

Shikonte te vetja dhe as që bënte përpjekjen më të vogël që seksi i saj të mos shpërthente me aq vrull, po përkundër: kërkonte të jepej furishëm. Ajo e spërkaste mashkullin me vështrim epshor. Gjinjtë e mëdhenj ulërinin të etur për ndjenjë.

Çmimi 767 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000041

Botuesi: Botimet Dudaj

Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga

“Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër,

Çmimi 650 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001361

Botuesi: Te tjere

Ditari i Aranitës, Njazi Bahiti

"Ditari i Aranitës" është më tepër një tentativë e autorit për të trajtuar një temë shumë aktuale e cila ka të bëjë me të ashtëquajturat reforma dhe presione mbi administratën publike, fenomen i cili tek ne bëhet evident sa herë ndërrohen pushtetet.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001362

Botuesi: Toena

Goja e botës, Zija Cela

Ky roman i Zija Celës është vepra e fundit i atij triptikut, që filloi me "Las Varrezas" dhe vazhdoi me "SOS, një buzëqeshje". Një lexues i vëmendshëm do ta ndjente ekzistencën e tij që në leximin e dy të parëve, po ashtu siç e ndien një astrolog mungesën e një ylli të pazbuluar ende, thjesht nga tërheqja e forcës së gravitacionit përreth yjeve tashmë të...

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Jeta e dyfishtë e një agjenti, Vili Minarolli

Nje liber per agjenturat e paskomunizmit! Bota komplekse e një agjenti sekret! Lufta e Dytë sapo ka përfunduar dhe komunizmi është instaluar me shpejtësi. Në kupolën e lartë qeverisëse kanë filluar vrasjet e para. Luan Gjika, protagonisti kryesor i romanit, e sheh veten në zgrip të jetes.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000567

Botuesi: OMSCA-1

Stina e armëve (kopertinë e trashë), Petro Marko

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Gotat e kristalit, Zharina Sinani

"Gotat e kristalit" është libri i parë i autores që sjell përmes imagjinatës së përndezur realitetin tronditës, fatin e njeriut, jetën e mërgimtarit dhe vrundujt e dashurisë, si ndjesia më sublime e qenies.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Memento Mori, Tobias Xhaxhiu

Frymëzuar nga legjenda sa nokturne, po aq edhe romantike e “Besës së Konstandinit”, romani sjell për lexuesin një ritregim të freskët dhe epik të ngjarjeve të baladës, të vendosur kësaj radhe në Arbërinë para-osmane.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2172

Botuesi: Botimet Dudaj

Lufte e vogel e perkore, Elvira Dones

Elvira Dones është autore e nëntë librave dhe e një sërë dokumentarësh televizivë. Romani "Luftë e vogël e përkorë" i vjen në dorë lexuesit shqipfolës në përkthimin nga gjuha italiane, "Piccola guerra perfetta". Elvira Dones jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."Sepse luftërat ndiqen nga të tjera luftëra, e në fund harrohen".

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)