- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Vepra e Mehmet Krajës, e përbërë nga dhjetëra vëllime me tregime, me publicistikë, eseistikë si dhe prej një sërë romanesh të suksesshëm është nga më cilësoret e prozës sonë...
Titulli: Edhe të çmendurit fluturojnë
Origjinali: Edhe të çmendurit fluturojnë
Gjinia: Roman
Autori: Mehmet Kraja
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 192
Pesha: 0.254 kg
ISBN: 978-99956-87-91-5
"Vepra e Mehmet Krajës, e përbërë nga dhjetëra vëllime me tregime, me publicistikë, eseistikë si dhe prej një sërë romanesh të suksesshëm është nga më cilësoret e prozës sonë..."
Vath Koreshi
"Mehmet Kraja, me parashenjë të njohur eseistike, është shkrimtar me vetëdije dhe koncept të formuar krijues, është autor i cili me mjeshtëri dhe guxim krijues shtron dhe artikulon çështje të rëndësishme për ekzistencën e një mjedisi dhe të një shoqërie, për qenien njerëzore përgjithësisht."
Ali Aliu
"Mehmet Kraja edhe më parë ka dëshmuar mjeshtëri të tekstit e guxim intelektual, por me romanin "Edhe të çmendurit fluturojnë" inkuadron në letrat shqipe diçka të veçantë e që të shtyn të grithësh ndërgjegjien se deri ku mund të shkojë njeriu kur shfaqet e keqja."
Ali Podrimja
"Romani i fundit i Mehmet Krajës, "Edhe të çmendurit fluturojnë" na thotë se që të gjithë njerëzit janë të palumtur. Më të këqijtë e njerëzve janë ata që e afishojnë palumturinë e tyre... Ata, së paku, e kanë si të shkruar në ballë kobin, fatkeqësinë. Të tjerët përreth tyre që ankohen për palumturi të duken të veckël."
Sadik Bejko
"Që në fillimet e veta në fushë të prozës e deri në romanin "Edhe të çmendurit fluturojnë", Mehmet Kraja çrëndomtëson, përmbys, relativizon koncepte të ngurosura, data historike të verifikuara, mega narracione dominuese, doktrina, besime, iluzione. Ai është një relativizues i përjetshëm."
Basri Çapriqi
Mehmet Kraja ka lindur më 27 qershor 1952 në Kështenjë të Krajës, fshat afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.
Gjatë viteve 1974 – 1976 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve të Universitetit të Prishtinës "Bota e re". Më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën "Rilindja", ku botoi tekste të shumta publicistike për çështje të ndryshme nga problematika kulturore dhe recensione dhe shkrime diskursive për letërsinë.
Në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë u inkuadrua në lëvizjet politike të kohës duke u bërë njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë viteve 1992 – 1999 jetoi dhe punoi në Tiranë. Gjatë kësaj kohe e pushoi angazhimin politik dhe iu përkushtua letërsisë dhe publicistikës.
Pas luftës së vitit 1999 u kthye në Kosovë, disa muaj ishte redaktor i kulturës në të përditshmen "Zëri", ndërsa në periudhën 2000 – 2005 ishte redaktor i shtojcës për kulturën në gazetën "Koha ditore". Që nga viti 2002 është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Në vitin 2006 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Me shkrime letrare filloi të merrej që kur ishte nxënës i gjimnazit në Ulqin dhe tregimet e para i botoi në revistën letrare "Jeta e re". Deri më tani ka botuar njëmbëdhjetë romane, katër vëllime me tregime, dhjetë drama dhe katër libra me kritikë e publicistikë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Fishta
Botuesi: Pegi
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001891
Botuesi: Dritëro
Botuesi: Buzuku
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU001534
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2172
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU001294
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2480
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU000590
Botuesi: Albin
Referenca: 2601
Botuesi: Toena
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Toena
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Vepra e Mehmet Krajës, e përbërë nga dhjetëra vëllime me tregime, me publicistikë, eseistikë si dhe prej një sërë romanesh të suksesshëm është nga më cilësoret e prozës sonë...
check_circle
check_circle