Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Kështu na vret jeta, Frederik Mocka
  • Kështu na vret jeta, Frederik Mocka

Kështu na vret jeta, Frederik Mocka

Toena

Rrezet e diellit i lëbyrën sytë. Gjergji u ngrit nga gjumi i ferrit me sy të mbufatur. Brodhi sytë nga shtëpia e heshtur, me dyer të shqyera ku era e fortë e natës së kaluar kishte lojtur vallen e përditshme me gjethet e thara dhe halat e pishave, duke i flakur andej-këndej sipas trilleve të saj.

500 Lekë
450 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kështu na vret jeta
Origjinali: Kështu na vret jeta
Gjinia: Roman
Autori: Frederik Moçka
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 184
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-1-992-3

Fragment nga libri

Rrezet e diellit i lëbyrën sytë. Gjergji u ngrit nga gjumi i ferrit me sy të mbufatur. Brodhi sytë nga shtëpia e heshtur, me dyer të shqyera ku era e fortë e natës së kaluar kishte lojtur vallen e përditshme me gjethet e thara dhe halat e pishave, duke i flakur andej-këndej sipas trilleve të saj. U çua në këmbë tërësisht i drunjëzuar, u fut brenda si somnambul, i ra shtëpisë qark, vështroi nga pylli shpresëplagosur se mos e shihte së bashku me Pushin e pandarë.

Në bregun e braktisur qëndronte trungu murg, që i pati shuar shpresën e rrejshme të çastit. Asgjë veç rropatjes së dallgëve në breg, trandjes së zemrës që trokiste fort si të donte të shqyente dërrasën e kraharorit e të fluturonte s'di se ku hapësirave të pacak, fëshfërimës së erës nëpër degët e pemëve, që po i kthjellonin mendimin se kishte ngelur vetëm përballë peshës së jetës, pesha e të cilës i rëndonte e pamundur për ta mbajtur.

Zemra, beze e grisur e laturisur me gjak. Pa thikën e hedhur përtokë, elektrikun e thyer, batanijen e pluhurosur nga rëra e sjellë gjatë natës dhe ndenji i shushatur, indigjen i braktisur në kryqëzimin gllabëronjës të ndonjë metropoli.
- O Zot, pse ma more? - ulëriu me gjithë forcën e mushkërive si bishë e plagosur.

Detajet e librit
9789994319923
9789994319923
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000656

Botuesi: Onufri

Kështjella, Ismail Kadare

Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Kthimi, Albatros Rexhaj

"Kthimi" është titulli i një libri që jetësohet në dy drejtime të njëkohshme, plotësuese ndaj njëra tjetrës e në të njëjtën kohë të pavarura. "Kthimi" dhe "Outboxi i ndjenjave të mia" formësojnë librin që keni sot në duar.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vetëm për ty, Iva Nikolli

Kjo është historia e një motre dhe një vëllai binjak: Xheinës dhe Danielit. Të mbetur jetimë në moshë fare të re, dy të rinjtë detyrohen të gjejnë forca për të përballuar dhembjen e madhe nga humbja e prindërve dhe pastaj për të mbijetuar.
450 Lekë 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Krushqit janë të ngrirë, Ismail Kadare

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Curvid19, Pandi Laço

I shkruar në periudhën e karantinës në muajt e parë të vitit, “Curvid19” është një kronikë e jetës së personazhit kryesor, Nikut, në ato pak javë të shpërthimit të pandemisë, kur ende askush nuk e dinte se me çfarë kishte të bënte.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Terxhuman, Idlir Azizi

Në ditën e ndeshjes Shqipëri – Greqi, një gazetar i huaj bashkë me përkthyesin e tij shqiptar gjenden në mes të turmës së tifozëve. Por tensioni lind pas takimit me një ish profesor të Universitetit të Tiranës. I frymëzuar nga Doktor Gjilpëra i Konicës, ky personazh kompleks, cinik, mizantrop e kontestues, denoncon një Shqipëri të dyshimtë mendërisht,...
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001336

Botuesi: Ideart

Charlotte, Henrik S. G.

Nuk do mundja kurrë të them se Charlotte pati hyrë në jetën time. Kjo gjë nuk mund të bëhej e mundur. Tek unë hyhej lehtësisht, dera e dhomës sime pothuaj nuk kyçej ndonjëherë. Shumë rrallë mund të ndodhte. Çdokush kish hyrë me lehtësinë më të madhe. E gjithë kjo lehtësi nuk do mund të nënkuptonte hyrje në jetën e dikujt.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Lumenjtë e Saharasë, Ardian – Christian Kyçyku

Dhe në fillim toka, e mbuluar me pluhurin e muzgët të dëborës, majat e rrumbullakosura të pemëve, shtyllave, çative, themelet e ndërtesave, antenat, strehët e zymta me okita. Zoti që nuk plakej duke u mrekulluar me krijimin e vet e nuk shajnitej nga bëmat e krijesës së vet, bukuroshet që nuk i kisha parë kurrë, tokat e rrëshqitura dhe shinat e tyre,...
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001531

Botuesi: Toena

Iluzione në sirtar, Fatos Kongoli

I ndërtuar mbi dy motive të ndërthurura, jeta e shkrimtarit dhe rruga e tij e vështirë drejt letërsisë, ky "pothuajse roman", me personazh qendror vetë autorin, na sjell pamje të papërsëritshme epokash, të djeshme dhe të sotme.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000123

Botuesi: Ideart

Ikje nga shtrati, Alban Bala

Pas heshtjes gati 10-vjeçare, Alban Bala i kthehet botimeve dhe i rivjen lexuesit të tij me një përmbledhje novelash. Arti i këtij autori, përveç njohjes dhe sigurisë në përdorimin e teknikave të rrëfimit, është orientim i drejtë që di të zgjedhë tonalitete pa vrarë tinguj, që di të organizojë lëndë të psikës kolektive pa tretur nën të shenja të...
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Dymbëdhjetë, Arben Çejku

Romani "Dymbëdhjetë" sjell te lexuesi një histori të cilën secilit prej nesh i duket se mund ta "prekë" vetëm me një zgjatje dore, por që njëherësh e ka të pamundur ta besojë. E vërteta është që njerëz të ndryshëm ndërveprojnë në këtë histori nëpërmjet "komunikimit" që kanë bërë me personazhin kryesor, Lek Drini në "Facebook".
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje