Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Bolero në vilën e pleqve, Fatos Kongoli
  • Bolero në vilën e pleqve, Fatos Kongoli
  • Bolero në vilën e pleqve, Fatos Kongoli

Bolero në vilën e pleqve, Fatos Kongoli

SKU000853
Toena

Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bolero në vilën e pleqve
Origjinali: Bolero në vilën e pleqve
Gjinia: Roman
Autori: Fatos Kongoli
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2008
Fq. 288
Pesha: 0.323 kg.
ISBN: 978-99943-1-461-4

Mbi librin

Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë. Botën e mbyllur të vilës e trazojnë kohë më kohë doktori i familjes, njeri qejfli, hokatar dhe i paparashikueshëm; djali i pleqve, bos i një firme të fuqishme ndërtimi, me gruan e tij të re e të bukur; vajza e madhe e pleqve, gjyqtare e rreptë; një femër enigmatike, po aq e bukur, veshur gjithmonë me të zeza, etj.

Duke na sjellë me këtë libër prozën e tij më të përkryer, Kongoli, përmes rrëfimit të infermieres, zbulon misteret e saj, dramat e personazheve, me ndërlikimet, dëshirat e fshehura, në një mjedis shpesh të egër, të pamëshirshëm, ku femra është më e pambrojtura. Një qasje ndaj ekzistencës njerëzore, që nuk e kemi hasur më parë në letrat shqipe.

Koment nga Flutura Açka

Bolero në vilën e pleqve" është romani më i ri i shkrimtarit Fatos Kongoli, që vetëm pak ditë më parë iu prezantua lexuesit shqiptar. Për një lexues që e ka ndjekur me vëmendje krijimtarinë e këtij shkrimtari, "Bolero në vilën e pleqve", edhe pse nuk vjen shumë larg në kohë nga romani i tij pararendës, është padyshim, një ndër romanet më të mirë të tij, në mos më i miri, po aq edhe një nga romanet më të mirë të viteve të fundit në gjuhën shqipe.

Ai është pjesë e asaj trajektoreje dhe zhbirilimi që shkrimtari Fatos Kongoli ka vendosur t'i bëjë kohës sonë, kohë në të cilën edhe ai bën pjesë. Këtë qasje me realitetin e sotëm, ai e ka nisur më herët edhe me vepra të tjera, por unë do ta shihja si vazhdim të romanit "Jetë në kuti shkrepëseje", për shkak edhe të koherencës që kanë mes tyre, jo vetëm në vazhdimësi të krijimtarisë letrare, por edhe si vazhdimësi të rrjedhës së shoqërisë shqiptare në vitet e tranzicionit, të fokusuara njëri në vitet '90-të dhe tjetri në vitet 2000.

"Bolero në vilën e pleqve", sa ç'takohet me prozën pararendëse të Fatos Kongolit, aq edhe ndahet me tematikën e tyre në hulli të ndryshme. Nëse personazhet e "Jetë në kuti shkrepëseje" janë më meditativë, më reflektivë dhe artikulohen si qenie fare të vetmuara, tek "Bolero në vilën e pleqve", karakteret janë pjesë e një teatri të çuditshëm, sarkastik, por tronditës. Koha është pesha më e madhe që mbajnë personazhet e Fatos Kongolit, është barra me të cilën ata ndihen të bezdisur, si një kurth ku nuk kanë ditur se do të bien.

Duket sikur karakteri kryesor, vajza me emrin Parashqevi është më shumë pjesë e dekorit në dramë, sendi për fatin e së cilës gjithnjë kanë vendosur të tjerët. I diktuar nga kjo gjasë esenciale, shkrimtari vendos ta bëjë atë një qenie pa mendim, një robot pa nerv kryengritjeje dhe me ego të mpirë, dhe ti si lexues nuk di të zgjedhësh: ta mëshirosh apo ta urresh. Ti je përpara një Parashqevie, me fatin e shqyer që duket se para situatave dhe rrëmujës së jetës ia dikton ai emër i ngarkuar me germën q.

Fatos Kongoli arrin të operojë me të njëjtin nerv të pamëshirshëm dhe të vërtetë, që e kam rastisur, dhe më vjen mirë që e rigjej me po aq forcë edhe tek ai, tek Elfriede Jelinek, veçmas tek romani "Dashnoret". Të mund të përdorësh një filigramë për të të ndarë nga bota ku ti vetë jeton, të arrish të distancohesh dhe të konstatosh, mendoj se është një ndër sipërmarrjet e vështira dhe më të realizuara në libër.

Fatos Kongoli ka sigurinë e shkrimtarit në këtë libër të tillë, që drama e librit jo vetëm të mos e marrë si pjesë të saj, por ta bëjë edhe më të "ftohtë" përballë saj, ndryshe nga ç'mund t'u ndodhë rëndom shkrimtarëve të papërvojë, duke e kthyer veten në zëdhënës të një përqarjeje të pakëndshme.

Fatos Kongoli nuk ka "dhimbje" për personazhet e tij, sepse duke e bërë këtë arrin sadopak të neutralizojë trishtimin njerëzor të tijin personal, shqetësimin e shkrimtarit dhe brengën e burrit (burrit si qenie) për të cilin edhe qenia përballë, që quhet grua, duhet të ketë po atë status dhe liri që koha duket se ia privon.

"Bolero në vilën e pleqve" është romani i krizës ekzistenciale. Në thelbin e tij ndërtohet mbi një kurth të padukshëm. Prania dhe kërcënimi i vdekjes për pleqtë e vilës, në fakt, është kontrapunkti për vdekjen e gjallë të shërbestares së tyre, të karakterit qendror të veprës. Gjithkush që hyn e del në vilë me shqetësimin për fatin e pleqve që jetojnë në një komoditet dhe luks të plotë, as që e vë re se ç'ndodh me vajzën, sikur ajo të jetë një njeri pa të shkuar dhe që zor ndokush mund t'ia parathotë të ardhmen.

Ajo është një qenie kalimtare në udhën e tyre që duhet vetëm të vërë në lëvizje mekanizmin që i mban gjallë të vjetrit, të kujdeset për axhendën, oraret e ilaçeve, të të ngrënit, pse jo, të mbajë barometrin e humorit të tyre. Secili prej tyre ka vetëm një qëllim: të bëhet sa më i dukshëm në këtë krizë që ua kërcënon identitetin.

Drama ka "luftë të brendshme", elektricitet, gjendje e situata shpeshherë absurde, ka gjetje dhe zgjidhje shpesh befasuese. Letërkëmbimi i të moshuarve, këmbëngulja për të plotësuar zbrazëtitë dhe pengjet që koha ua mori, tensioni shpeshherë i shpikur në kërkim të më shumë vëmendje, janë mjetet me të cilat autori operon për të arritur tek idetë e tij.

Edhe vetëperceptimi i personazhit kryesor qysh në krye të librit si "qenie me nivelin zero të zhvillim mendor", e parathotë tërmetin e ardhshëm të jetës së saj, një nga gjërat më të trishtuara që do të doje të lexoje për fatin e një gruaje, që mbyllet, siç edhe ka nisur, me vetminë e saj para pasqyrës dhe refuzimit të vetvetes.

"Bolero në vilën e pleqve" është roman i ironisë dhe hidhësisë së trishtuar. I përfshirë në tendencat e romanit të sotëm, të romanit vetenak që rrëfen me "Unë...", pra në vetë të parë "Bolero në vilën e pleqve" nuk mund t'i shmanget asaj fryme ironie që e bën këtë lloj romani pjesë të letërsisë më të mirë që shkruhet sot.

Ironia në këtë vepër, për gjykimin tim, arrin në kufijtë më të hollë që vetë Fatos Kongoli ka eksperimentuar në veprën e tij të mëparshme. Kjo besoj ka qenë mënyra më e drejtë që duhej të zgjidhte autori për të shpjeguar nëpër libër absurdin, vanitetin dhe pashmangshmërinë e dramës.

Ajo çfarë e dallon ironinë në këtë vepër, është natyrshmëria, që është edhe gracka që të mban deri në fund. "Bolero në vilën e pleqve" është një libër që të shtyn ta lexosh dhe ta shfletosh shpejt, jo për të mësuar me ethe fundin, por për ta shfajësuar kureshtjen tënde që kërkon të dijë fatet e njerëzve me jetët e të cilëve u more për orë të tëra.

Madje Fatos Kongoli shkon edhe më përtej, të shtyn të pyesësh veten kur e mbyll librin: Ku është tani Parashqevia? Ndoshta në ndonjë vilë tjetër, të riciklojë të njëjtën dramë, përmes së njëjtit absurd dhe së njëjtës ironi të diktuar nga koha. Nga koha që e deshpirtëzoi një shoqëri të tërë, në mos të tërën, atë që ajo ka përreth saj, që është një komunitet vrasës. "Bolero në vilën e pleqve" është roman i debatit emancipues dhe përbën një kontribut shoqëror.

Pa e menduar enkas si të tillë, Fatos Kongoli ka shkruar një roman që zgjon një debat shoqëror, i cili duhet të na shtyjë të mendojmë dhe t'i japim përgjigje pyetjeve: A e pranon kjo shoqëri lirinë e zgjedhjes, që nis nga liria seksuale? A mundet kjo shoqëri të shkundet nga "e drejta" për të gjykuar dhe të drejtuar jetën e tjetrit? Jo, komuniteti i këtij libri nuk e pranon dhe e dënon, deri dhe me shkatërrimin e jetës, "guximtaren" e radhës.

Fatos Kongoli parathotë fatin e të tjerave, e të tjerëve, që në modelin e këtij morali, janë të "deformuar". Homoseksualët për një shoqëri të paemancipuar dhe liria nuk ka kuptimin e vërtetë të lirisë, janë një mallkim. Dhe ky mallkim e ndjek edhe dramën e këtij romani. Kjo është një çështje që meriton të debatohet dhe unë besoj se ky libër do t'i shërbejë kësaj. Ndaj them se duke guxuar të hyjë në ujëra të papëlqyera për këtë moral, ky libër jep kontributin e një libri emancipues dhe të rëndësishëm në letërsinë shqipe... dhe madje në kohën e duhur.

Marrë nga "Gazeta Shqiptare" Dt. 07/02/2009

Detajet e librit
SKU000853

Referencat specifike

isbn
9789994314614
ean13
9789994314614
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMSCA-1

Si na erdhi ai, i ndaluari, Visar Zhiti

"Si na erdhi ai, i ndaluari..." është një rrëfim ngulmues me befasira, ku lidhen si me një fjongo të errët dy kohë e dy breza me dëshmi poezinë dhe dhimbjen. Shkas dhe protagonistë janë poeti rus Evgeni Jevtushenko bashkë me një student shqiptar me emrin Atjon, biri i autorit.
800 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Portret vrasësish në grup, Dashnor Kokonozi

Dëshpërimi i shtyn të vënë në dyshim gjithçka, deri në mënyrën se si funksiononin doktrinat filozofike që ishin origjinë e sistemit. Duke mos iu dorëzuar fatalitetit, ata vihen të ndërtojnë një të ardhme tjetër, këtë herë nisur nga zbulimet më të fundit jo të filozofëve, por të antropologëve.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Tutori, Mimoza Ahmeti

Mimoza Ahmeti nga Kruja është një nga "fëmijët terribël" të viteve nëntëdhjetë, që ia ka dalë të zmadhojë horizontet dhe eksplorojë mundësitë e ofruara nga shqisimet e saj.
1 050 Lekë
More

Vendi diku midis, Enkelejd Lamaj

Nën magjinë e tyre Sidriti dhe Ana e gjejnë veten në një aventurë urbane, mes fëmijësh të humbur, aksidentesh të dyshimta e fantazmash të një shoqërie të trembur, kriminele e të korruptuar…
800 Lekë
More

Referenca: SKU000859

Botuesi: UET Press

Otello, Arapi i Vlores, Ben Blushi

Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij "Otello, Arapi i Vlorës", plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë "Të jetosh në ishull", i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj. 
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000412

Botuesi: Botimet Dudaj

Nata e Sofie Kondilit, Koco Kosta

Shikonte te vetja dhe as që bënte përpjekjen më të vogël që seksi i saj të mos shpërthente me aq vrull, po përkundër: kërkonte të jepej furishëm. Ajo e spërkaste mashkullin me vështrim epshor. Gjinjtë e mëdhenj ulërinin të etur për ndjenjë.
767 Lekë
More

Referenca: 2351

Botuesi: Botart

Nobelisti nga Shkodra, Lorenc Nenshati

Lorenc Nënshati ka lindur në Shkodër më 3 tetor 1939 në një familje qytetare të ardhur nga Ulqini. Që në moshë të re filloi punë në ndërmarrjet industriale të qytetit. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak nisi studimet në filialin e Universitetit të Tiranës në Vaun e Dejës në Shkodër për inxhinier elektrik.
600 Lekë
More

Referenca: 2981

Trimnika, nr. 1, Inida Gjata Zhaku

"Trimnika" është një roman me seri. Një botim i përmuajshëm që trajton realitetin e një personi publik në Shqipëri. Flet për padrejtësitë , shpifjet, ndjenjën e hakmarrjes që rritet si kancer tek TRIMNIKA. Libri ka karakter satirik dhe përbëhet gjithashtu nga karikaturat e personazheve dhe ngjarjeve.
500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Të fshehtat e treguara, Rexhep Qosja

Sa më shkurt pavarësisht kush është e me kë flet, sa më shkurt sidomos me prokurorët e rinj, sa më shkurt me gjykatësit e vjetër, shkurt me priftërinjtë e çdo feje, shkurt me profesorët e zgjuar, shkurt me mjekët e çmuar dhe me gratë e hirta, nëse u flet gjatë  ta kthejnë shkurt dhe bosh, bosh, bosh!
1 300 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Tre divorcet e zotit Viktor N, Rudolf Marku

Ndjen sa shumë që i ka munguar Eva në jetën e vet! Ndjen se papritur, për një trill të fatit, ai do ta takojë Evën përsëri. Evën që jeton në pjesën tjetër të Botës. San Francisko është qyteti ku njerëzit bien të flenë në kohën kur banorët e Londrës sapo zgjohen.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2957

Botuesi: Toena

Loja, shembja e qiellit, Bashkim Shehu

Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit. Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara: i përndjekur nën diktaturë me internim dhe me burg, i çorientuar në post – diktaturë.
700 Lekë
More

Referenca: 2236

Botuesi: SARAS

Shitesit e Apokalipsit, Gazmend Krasniqi

Gazmend Krasniqi ka lindur në vitin 1963 në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për Pikturë e më pas për Letërsi. Aktualisht jeton në Tiranë. Veprimtaria e tij letrare përfshin vëllimet me poezi "Skodrinon", "Poema", "Toka e (pa)premtuar".
600 Lekë
More

Botuesi: Erik Botime

Dashuri në kohë Koronavirusi, Ambra Hysa

Ky libër, përcjell mesazhe të bukura shprese dhe besimi se ”Do t’ia dalim!”; vë në epiqendër Dashurinë, si çelësi i mirëkuptimit dhe i paqes; si gjeneratori i transformimit pozitiv të mendësisë dhe jetës së individit dhe shoqërisë.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001739

Botuesi: Te tjere

Polina, Agim Hamiti

Polina, romani më i ri shkrimtarit Agim Hamiti, është himn i një dashurie subleme. Një dashuri e linduer në një ambjent, i cilipak apo aspak ka lidhje me ndjenjën e dashurisë: në një shtëpi publike... Fjordi është bir i një familje inelektuale shqiptare, e cila punon dhe jeton në Marsejë.
899 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000017

Botuesi: Toena

Te porta e Shën Pjetrit, Fatos Kongoli

Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurrje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intekeltuale apo mafioze.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000018

Botuesi: Toena

Dragoi i fildishtë, Fatos Kongoli

Në fillim të viteve '90, Genci Skampa, reporter në një të përditshme, ftohet në një takim gazetarësh ballkanikë në Paris. Prej andej rrëfimi shpërngulet në kohë dhe hapësirë, vendoset në Pekin, në mjediset studentore të fillimit të viteve '60, ku protagonisti ka kryer studimet. 
800 Lekë
More

Referenca: SKU000233

Botuesi: Cabej

Kufoma, Fatos Kongoli

Realitet që i ngjan makthit dhe makthe të pranishme po aq sa realiteti, në këtë atmosferë e çon ekzistencën personazhi i Kufomës.
650 Lekë
More

Referenca: SKU000434

Botuesi: Koha Ditore

I humburi, Fatos Kongoli

Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001324

Botuesi: Toena

Jetë në një kuti shkrepësesh, Fatos Kongoli

Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001531

Botuesi: Toena

Iluzione në sirtar, Fatos Kongoli

I ndërtuar mbi dy motive të ndërthurura, jeta e shkrimtarit dhe rruga e tij e vështirë drejt letërsisë, ky "pothuajse roman", me personazh qendror vetë autorin, na sjell pamje të papërsëritshme epokash, të djeshme dhe të sotme.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001749

Botuesi: Toena

Si-do-re-la, Fatos Kongoli

Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna. Ai është natyrë e mbyllur, më një alergji të çuditshme ndaj mjeteve moderne të komunikimit si interneti.
1 000 Lekë
More