• Banner

  • I ri

Mëkati i Justinës, Luan Rama

Atëherë ajo duhet të digjet si një “shtrigë”, siç kishte ndodhur në Salem të Amerikës. Kulla e familjes që sapo ka krijuar duhet të rrënohet...

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mëkati i Justinës
Origjinali: Mëkati i Justinës
Kategoria: Roman
Autori: Luan Rama
Botues: Onufri
Viti: 2023
Fq. 155
Pesha: 0.310 kg
ISBN: 9789928391513
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Nga Helena e Trojës e gjer më sot, bukuria femërore jo rrallë ka ndjellë drama e tragjedi. Madje është parë dhe si një lloj mëkati apo mallkimi profetik nga vetë ato. I nxitur nga një fakt real, shkrimtari Luan Rama na rrëfen në këtë roman një histori të veçantë, atë të Justinës në veriun shqiptar të para më shumë se një shekulli. Por, edhe pse një bukuri e paqtë, e pafajshme dhe e çlirët, ajo bie pre e smirës, xhelozive, paragjykimeve dhe joshjes mashkullore. Atëherë ajo duhet të digjet si një “shtrigë”, siç kishte ndodhur në Salem të Amerikës. Kulla e familjes që sapo ka krijuar duhet të rrënohet... Kasandrat gjithnjë i parandiejnë flijimet e bukurisë.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: UET Press

Mbresa parisiane, Luan Rama

Kur ndërmora të lexoj dorëshkrimin "Mbresa parisiane" u befasova. Ishte dhuratë e vyer për mua. Nëse doni të zhyteni në pasurinë e vërtetë të këtij qyteti, atë çka ai i ofron shpirtit njerëzor, të ecni në kthinat e qoshet e tij, të përjetoni historinë e marrëdhëniet e tij me figurat letraro – artistike të dy shekujve, atëherë merrni në duar "Mbresa...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Arkipelagu spiritus, Zija Cela

Identiteti i prozës moderne shqiptare do të ishte i gjymtuar pa prozën e Zija Çelës, sidomos romanet e tij të mrekullueshme për jetën e vdekjen. Një mënyrë të këtillë të rrëfimit dhe të zhvillimit të situatave mbi parimet e lëvizjeve të brendshme koncentrike, gjithsesi do të mund ta ndërtonte vetëm një mjeshtër i sprovuar i artit të romanit, çfarë është...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Sodoma, Rami U. Sabriu

Ç'është kjo frikë nga të bërit pis të duarve, Gjergj?! Ç'është kjo frikë nga brejtja e ndërgjegjes?! Nuk e sheh se duart tona vijnë era gjak e gishtërinjtë tonë era paudhësi?! Nuk e sheh që mashtrimi e rrena kanë zënë rrënjë në gjuhët tona e veshët tanë janë shurdhuar nga çdo lloj zëri brenda e jashtë nesh?!

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001519

Botuesi: Botimet Dudaj

Hiri i vullkanit, Blendi Fevziu

Ai vendosi të ikte një ditë të vitit 1991. Atëherë iknin të gjithë. Iku duke lënë pas një puthje dhe një dashuri të mbetur pezull. Ajo iku pas tij. Për njëzet vjet nuk u panë kurrë, nuk komunikuan dot; ndërsa dy jetë të ndryshme me fate dhe histori nga më befasueset.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000757

Botuesi: Albas

Kufiri, Profi

Edhe pse nuk e dinte se çka ishte simboli, metafora, krahasimi e të tjera si këto, ama kishte një figurë që e njihte mirë; ishte përpëlitur gjatë mes paradoksesh të mëdha që ia marrosnin jetën dhe herë – herë e bënin të ngulfatej në atë mes.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001749

Botuesi: Toena

Si-do-re-la, Fatos Kongoli

Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna. Ai është natyrë e mbyllur, më një alergji të çuditshme ndaj mjeteve moderne të komunikimit si interneti.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Pasanikë të varfër, Grigor Banushi

 Dy heronjtë e romanit janë shembull i vullnetit dhe këmbënguljes, i besimit dhe i dashurisë së ndërsjellë. Ata janë të bindur se vetëm duke u mbështetur fort në dashurinë e tyre, do të arrijnë të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre disavjeçare.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000041

Botuesi: Botimet Dudaj

Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga

“Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër,

Çmimi 650 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Ora me rërë, Vera Bekteshi

Të lindur në diktaturë, me fate diametralisht të kundërt janë ende histori të asaj njolle biografike që kanë mbetur si memorie e pathënë plotësisht. Vera Bekteshi  rrëfen këto  ngjarje në një distancë kohe, por e përfshirë në përgjegjësinë për ta dëshmuar kohën e saj nën diktaturë. 

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000872

Botuesi: Onufri

Muzgu i perëndive të stepës, Ismail Kadare

Në një atmosferë të denjë për "Vdekje në Venetik", ndërkohë që një epidemi përhapet nëpër rrugë, një furtunë e egër shpifjesh shpërthen kundër Boris Pasternakut, i cili në faqet e "Muzgut", shfaqet si një hero pozitiv, sa kohë që vepra e poetit rus denonconte stalinizmin.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Të gjithë premtojnë Parisin, Nasi Lera

I shkruar si historia e një vajze që ka marrë pjesë në një reality show (Kështjellari) dhe e dashurisë së saj me shkrimtarin e vetmuar që përpëlitet të shkruajë romanin e vet - një alter ego i vetë autorit - romani kthehet gradualisht në historinë e patreguar të tmerrit të realitetit shqiptar, të denatyralizimit të këtij realiteti.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)