- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në romanin "Im atë donte Adolfin", dhjetë vjetët e para pas Luftës së Dytë, pas kthesës së madhe historike shqiptare, kohë e fokusuar në rrëfimin romanor të Mehmet Krajës, artikulohen përmes një dioptrie të veçantë, ndryshe nga rrëfimi letrar i kësaj epoke në prozën tonë.
Titulli: Im atë donte Adolfin
Origjinali: Im atë donte Adolfin
Gjinia: Roman
Autori: Mehmet Kraja
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2013
Fq. 200
Pesha: 0.29 kg
ISBN: 978-99956-87-07-6
Në romanin "Im atë donte Adolfin", dhjetë vjetët e para pas Luftës së Dytë, pas kthesës së madhe historike shqiptare, kohë e fokusuar në rrëfimin romanor të Mehmet Krajës, artikulohen përmes një dioptrie të veçantë, ndryshe nga rrëfimi letrar i kësaj epoke në prozën tonë.
Qëndrimi autorial ndaj historisë vjen si dehistorizim, përkatësisht si deepizim e si përmbysje e rendit, konvencës së etabluar, kryesisht përmes fatit ekzistencial të individit. Në frymën e postmodernizmit, autori vë në shërbim të narratorit shumësi përvojash poetike, me prirje sidomos drejt diskursit tregimtar, argumentues dhe dokumentar.
Brenda harkut kohor dhjetëvjeçar të Atit, mbase 1945/1955, kohë e cila është e ngjeshur me fragmente të shkëputura pamjesh e bëmash, lexuesi bredh së bashku me Atin si nëpër një film të gjallë, ecën si nëpër një dokumentar neorealist; narratori, gjatë kësaj rrjedhjeje të shiritit filmik, mjegullon qëllimisht kufirin mes reales dhe fiktives, parodizon historiken përmes dëshmive të bollshme, ironizon dhe groteskëzon ambientin, atmosferën, njerëzit...
Në rrjedhën e dekonstruksionit të historisë, veçon dhe artikulon botën e individit, i cili as nuk e nxit dhe as nuk merr pjesë në drejtimin e rrjedhave, përkatësisht individin që është objekt i rrjedhave, i papeshë, anonim. Në kuadër të këtij mozaiku, detaji merr peshë të veçantë, sidomos detaji i zgjedhur, i vërejtur me origjinalitet, mprehtësi dhe inteligjencë, detaji që të përkujton narracionin neorealist...
Rrëfimi kësaj here është në duar të sigurta, që zotërojnë ritëm konstant, fillim e mbarim. Gjithnjë në kuadër të poetikës së romanit, narratori shfaq afinitet për artikulim krahasues, figurativ të ambientit, të atmosferës. Artikulimi figurativ, i përgjasuar shtrihet si figurë e zhvilluar, me premisa të ekspresionit poetik. (Si shtrihet, bie fjala, shkallë – shkallë pikëllimi mbi Shkodër etj.)
Përshkrimet në momente vijnë si hapje, si shkrepje horizonti të ri, si reflekse të fuqishme estetike dhe depërtim thellësish kuptimore. Përshkënditjet e narracionit përmes ngjarjeve, dokumenteve, personazheve historike kryesisht janë në funksion të dëshmisë dhe besueshmërisë.
Vizioni i këtij diskursi narrativ epik, mbase, apo me siguri, për ngasës ka sa krahun emocional aq edhe atë filozofik, prandaj rrjedha e rrëfimit ecën bujshëm dhe e sistemuar. Diskursi në fjalë, në romanin "Im atë donte Adolfin", i eviton sensacionet emocionale, sidomos përmes refleksioneve ironike, që njësoj e nxisin lexuesin ta kapë drejt objektivin refleksiv të tyre. Në këtë poetikë narrative të romanit të Mehmet Krajës, ngasja, kërshëria e lexuesit vjen jo aq në krah të çfarësisë së sensacioneve të rrëfyera, sa falë diskrecionit elegant, fshehjes mjeshtërore të asaj që ndodh...
Prozën e Krajës e karakterizon mendësia artistike polifonike, një tip dostojevskian i gjuhës ku shkrimtari arrin të rendisë autorin si të barabartë brenda botës së heronjve, brenda të të njëjtit nivel gjuhe me ta, të flasë si plotësisht i barabartë me të gjitha zërat e tjerë që bartin heronjtë në krijimin e polifonisë. Proza e tij shpesh është një dialog i pafund që nuk mbyllet askund, që nuk synon zgjidhje unike. Qëllimi dialogut të tij duket të jetë kunërvënia e përhershme dhe e pafund që nuk lejon në asnjë moment zgjidhje.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Dituria
Botuesi: OMBRA GVG
Referenca: SKU000590
Botuesi: Albin
Botuesi: Pegi
Referenca: SKU000024
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000645
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000671
Botuesi: Onufri
Referenca: 2443
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Toena
Botuesi: Fishta
Referenca: 2080
Botuesi: Princi
Botuesi: Fishta
Referenca: SKU000707
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Toena
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Në romanin "Im atë donte Adolfin", dhjetë vjetët e para pas Luftës së Dytë, pas kthesës së madhe historike shqiptare, kohë e fokusuar në rrëfimin romanor të Mehmet Krajës, artikulohen përmes një dioptrie të veçantë, ndryshe nga rrëfimi letrar i kësaj epoke në prozën tonë.
check_circle
check_circle