Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Dite e bardhe e fyer, Elvira Dones
  • Dite e bardhe e fyer, Elvira Dones

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Pegi

Ilir Bejko është emigrant shqiptar që përpiqet deri në vetëmohim të jetë qytetar i denjë. Armikja e tij më e madhe është vetë origjina e tij. Gjatë përpjekjeve për të mbijetuar, njihet me Maks Baumanin, një zviceran i sërës së lartë, por i mbërthyer nga një ves që e largon nga gjithë bota.

10,86 
9,77  Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ditë e bardhë e fyer
Gjinia: Roman
Autori: Elvira Dones
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 368
Pesha: 0.403 kg.
ISBN: 978-9928-248-38-1

Mbi librin

Ilir Bejko është emigrant shqiptar që përpiqet deri në vetëmohim të jetë qytetar i denjë. Armikja e tij më e madhe është vetë origjina e tij. Gjatë përpjekjeve për të mbijetuar, njihet me Maks Baumanin, një zviceran i sërës së lartë, por i mbërthyer nga një ves që e largon nga gjithë bota.

Iliri gjen dashurinë te Blanka, emigrante kolumbiane që i ka mbijetuar një masakre të tmerrshme në atdheun e saj. Një dashuri e brishtë e rrethuar nga fantazmat e së shkuarës dhe gabimet e së tashmes.

Rrëfimi karakterizohet nga një analizë e brendshme e hollë që autorja u bën personazheve, të cilat kanë një përmasë të përbashkët: nevojën për të mos u ndier vetëm.

Fragment nga libri

Kemi kapërcyer ujëra për t'u parë, Blankë, ti një oqean të tërë e unë një det, Adriatikun, me një fëmijë që më vdiq në krahë e dhjetëra mijëra ëndrra shqiptarësh që kalbeshin në ujërat e detit.

- Ka ardhur koha që ne të dy të flasim, apo jo Ilir? – the Blanka.
Kaçurrelat më përkëdhelnin hundën dhe zemra e saj më rrihte në lartësinë e stomakut.
- Ka ardhur momenti të rrimë më shumë bashkë e të flasim. Më merr malli për ty.
- Kujt i thua, Blankë.

Ajo qeshi pa shkak, e pasova, dhe u puthëm me uri.
- Do rrimë bashkë e nuk do ketë Maks Bauman që të vihet në mes, në rregull?
- Në rregull.
- Ai është i rrezikshëm, i dashur, nuk është për ty.
- Në rregull, Blankë.
- Nuk kam asgjë kundër tij, sikur të mos ngatërrohej gjithmonë nëpër këmbë. Bile më duket simpatik, por të mos ishte i rrezikshëm.
Blanka shihte rrezik gjithkund, por këtë nuk ia thashë.

Komente mbi librin

"Elvira Dones është një shkrimtare absolutisht për t'u zbuluar... Një histori e fortë rreth emigrimit dhe integrimit në vendet më të zhvilluara europiane. E megjithatë, Dones ka një pikëpamje kritike kundrejt këtij zhvillimi të egër, që nxjerr në pah një zbrazëti të thellë dhe shkatërruese për shpirtin."

Fulvio Panzeri, Famiglia Cristiana

"E keqja rikthehet në qendër të synimeve të Elvira Donesit edhe në librin e saj të fundit ku rrëfen historinë e një miqësie të paparashikuar midis një refugjati shqiptar dhe një zotërie të ri zviceran, që jetojnë në të njëjtën ndërtesë në Lugano... Por kjo është një e keqe më e fshehtë dhe e paperceptueshme, ajo e vetmisë dhe e mbijetesës, duke rrëmuar në heshtje fatet sa të ngjashme në dukje, po aq të largëta të dy protagonistëve."

Maria Pace Ottieri, L'indice

Detajet e librit
9789928248381
9789928248381
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000758

Botuesi: Onufri

Ra ky mort e u pamë, Ismail Kadare

Ne kishim qenë prej kohësh brenda saj, por veç tani, spikama e tragjedisë u bë zotëruese. Të gjitha ngjarjet e përditshme, deklarimet e Këshillit të Sigurimit, ose të NATO-s, nisja e aeroplanmbajtëseve, bombardimet, masakrat, shpërnguljet, merrnin aty për aty një zi sipërane, dendësoheshin brenda një ngrehe, që ngjante e mbinatyrshme, si në teatrin antik,...
6,84  7,60 
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj

Romani “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, dashurinë e pa realizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.
9,77  10,86 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri në kohën e komunizmit, Bessa Myftiu

Ka gjithashtu diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve.
9,77  10,86 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Mjaltë në teh, Romeo Çollaku

Një katund i izoluar midis malësive të jugut flet një gjuhë krejt të veçantë, e cila me ndalimin e fesë në vitin 1967 shndërrohet në një përvojë dramatike. “Mjaltë në teh” i Romeo Çollakut i vendos ngjarjet në një katund të izoluar, ku figurë qëndrore është një prift, Papa Teo, bariu i grixhës, dhe me anëtarë të tjerë të fshatit, si mësuesi. Secili nga...
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjumi mbi borë, Ridvan Dibra

Tekstet e kësaj përzgjedhjeje, intermexo aktive në rrugën krijuese të një autori të konfirmuar, janë të shkurtër, nga një deri në tetë faqe. Të rrjedhshëm dhe të drejtpërdrejtë. Shumëtrajtësh: diku teksti merr formën e një aksiome morale, diku të një parabole të rrasët, tjetërkund të një dialogu absurdizues, e diku tjetër të një rrëfimi të dyfishtë...
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001484

Botuesi: Dija-Poradeci

Planeti i femrave, Manjola Gusho

Nuk do t'i rezistoni tundimit për ta lexuar. Gratë dhe burrat, të rinjtë dhe të rejat, do të mësojnë shumë nga universi i femrave, por edhe i marrëdhënieve midis partnerëve, do të mësojnë të fshehta të "çuditshme" për sjelljen, do të qeshin me humorin fantastik të fshehur midis rreshtave të librit.
2,93  3,26 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Liria ime, Mehmet Kraja

"Liria ime" nuk është shkruar si roman tradicional, por duke bërë një thyerje të fortë të zhanrit dhe, duke shkelur vise të panjohura të imagjinatës, arrin të ndërlidhë përsosmërisht rrëfime të dhembshme nga njerëz të ndryshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin, përveç fatit të keq që i përndjek në palumturinë e tyre.
9,77  10,86 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Sodoma, Rami U. Sabriu

Ç'është kjo frikë nga të bërit pis të duarve, Gjergj?! Ç'është kjo frikë nga brejtja e ndërgjegjes?! Nuk e sheh se duart tona vijnë era gjak e gishtërinjtë tonë era paudhësi?! Nuk e sheh që mashtrimi e rrena kanë zënë rrënjë në gjuhët tona e veshët tanë janë shurdhuar nga çdo lloj zëri brenda e jashtë nesh?!
9,77  10,86 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Marrja e gjakut, Andreas Dushi

Kur në shtëpinë e Vocit të vetvrarë shfaqet Vilzani, vëllai i tij, një debat lind mes tij dhe djemve të të ndjerit. Sipas Vilzanit, Voci ishte edhe vrasës, edhe i vrarë e prandaj familjarët e tij duhet të ndaheshin në familjarët e vrasësit dhe ata të të vrarit. Të dytët kishin si detyrë marrjen e gjakut te të parët.
6,84  7,60 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000762

Botuesi: Onufri

Lule të gabuara, Elvira Dones

“Lule të gabuara” ngjizet nga shtatë tregime, që mund të mendohen edhe si shtatë ditë të një jave shekullore, shtatë ngjyra të një zie shekullore, shtatë nota të një kuje. Jo rastësisht, tregimet i lidh një urë e copëtuar,më saktë: copërat e një ure...
6,84  7,60 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001113

Botuesi: Pegi

I love Tom Hanks, Elvira Dones

Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.
6,84  7,60 
More
Ne gjendje

Referenca: 2172

Botuesi: Botimet Dudaj

Luftë e vogël e përkorë, Elvira Dones

Elvira Dones është autore e nëntë librave dhe e një sërë dokumentarësh televizivë. Romani "Luftë e vogël e përkorë" i vjen në dorë lexuesit shqipfolës në përkthimin nga gjuha italiane, "Piccola guerra perfetta". Elvira Dones jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."Sepse luftërat ndiqen nga të tjera luftëra, e në fund harrohen".
7,82  8,69 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hana, Elvira Dones

"E kështu, pra, zoti Doda, ju qenkeni poet." Pyet bashkudhëtari që për nëntë orë rresht të fluturimit me avion ka qenë ulur përbri Hanës. Radha e udhëtarëve që presin t'i kalojnë kontrollit të pasaportave në aeroportin ndërkombëtar të Washingtonit i shëmbëllen një gjarpri të lodhur.
7,82  8,69 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Qau pa i hapur sytë, ngaqë nga hapja e tyre nuk do të kishte asnjë dobi. Ajo që do të shihte ishte në ngjyrën e bardhë që aq shumë kish pëlqyer ngaherë, dhe që tani e urreu papritur, përfundimisht. Ishte një vetmi e bardhë, një shurdhëri që nuk kishte anë, nuk kish fytyrë, nuk kish mëshirë.
7,33  8,15 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Dashuri e huaj, Elvira Dones

Elvira Dones është një nga autorët shqiptarë më të shquar që shkruajnë sot. Befasuese, e shkëlqyer dhe e patrembur nga asnjë lloj tabuje, ajo i përket letërsisë shqiptare po aq sa asaj europian.
7,82  8,69 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Yjet nuk vishen kështu, Elvira Dones

"Yjet nuk vishen kështu" rrëfen jetën e grave dhe burrave të përhumbur pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe ëndrrat e thërrmuara në trotuaret e Europës nga një e keqe që askush nuk mendonte se e kishte përbrenda.
9,77  10,86 
More
Në gjendje