- Ka mbaruar

Banner
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" qe mbushur me djemtë e vajzat e Fakultetit të Inxhinierisë, që po zbrisnin nga godina e rektoratit. Asaj iu kujtua vetja kur ishte si ato dhe kishte bërë dashuri për herë të parë.
Titulli: Një grua nga Tirana
Origjinali: Një grua nga Tirana
Gjinia: Roman
Autori: Helena Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Fq. 210
Pesha: 0.271 kg.
ISBN: 978-99927-45-13-4
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" qe mbushur me djemtë e vajzat e Fakultetit të Inxhinierisë, që po zbrisnin nga godina e rektoratit. Asaj iu kujtua vetja kur ishte si ato dhe kishte bërë dashuri për herë të parë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001747
Botuesi: Onufri
Duke qenë edhe ajo shkrimtare, bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena, zbulon fatin e një çifti të pazakontë. Në këtë rrëfim të mbushur plot ngjarje që dalin dhe e kapërcejnë të zakonshmen e një jete të përbashkët, shpaloset aktualiteti i një gjysmë shekulli që ka parë apogjeun, dhe më pas, agoninë dhe fundin e regjimeve komuniste në Europën Lindore.
Botuesi: Botart
Berati, një qytet i shquar për bashkëjetesën dhe qytetarinë, në mënyrë të befasishme gdhihet i copëtuar nga bandat, i dhunuar, i ngujuar brenda mureve të shtëpive dhe me një bilanc tragjik jetësh të humbura.
Referenca: SKU000027
Botuesi: Botimet Dudaj
Një temë thekëse siç është prostitucioni përshkon dhimbshëm faqet e këtij romani të shkrimtares Brunilda Zllami, e cila ka ditur gjithnjë të godasë në shenjë në qëmtimin e realiteteve prekëse tipike shqiptare dhe njerëzish të zakonshëm. Dashuria, kompromisi dhe intriga janë linjat ku përqëndrohet libri dhe si gjithmonë fundi të le pa gojë...
Botuesi: UET Press
Të lindur në diktaturë, me fate diametralisht të kundërt janë ende histori të asaj njolle biografike që kanë mbetur si memorie e pathënë plotësisht. Vera Bekteshi rrëfen këto ngjarje në një distancë kohe, por e përfshirë në përgjegjësinë për ta dëshmuar kohën e saj nën diktaturë.
Botuesi: Zenit Editions
Një grua është viktimë e gjakmarrjes në një zonë të Shqipërisë së sotme. Ndërkohë që pleqëria dënon menjëherë vrasësin sipas neneve të Kanunit, ekspertiza mjekësore zbulon se viktima është në "fakt" mashkull.
Botuesi: UET Press
Vila me tri porta, përtej dëshmisë që përfaqëson, duhet lexuar edhe për aftësinë e madhe për ta shndërruar kujtesën në një letërsi, e cila të na prekë regjistra të ndryshëm emocionalë, ku nuk përjashtohet dhe ironia e poezia. Pra, një libër i bukur, që tregon se si mund të përshkruajmë ferrin e megjithatë të mos e humbasim parajsën brenda nesh.
Referenca: SKU001362
Botuesi: Toena
Ky roman i Zija Celës është vepra e fundit i atij triptikut, që filloi me "Las Varrezas" dhe vazhdoi me "SOS, një buzëqeshje". Një lexues i vëmendshëm do ta ndjente ekzistencën e tij që në leximin e dy të parëve, po ashtu siç e ndien një astrolog mungesën e një ylli të pazbuluar ende, thjesht nga tërheqja e forcës së gravitacionit përreth yjeve tashmë të...
Botuesi: Onufri
Kështu, të vjen keq, mbasi për ndoca orë, ndoshta edhe ditë, mespërmes një tisi të hollë prej qelqi rrezja dritnuese e këtij teksti ka kaluar krejt e qetë jo për të hyrë në sy, por në zemër e, njëkohshëm, edhe në mendje. Të gjitha elementet e tekstit qëndrojnë në balancë: një floknajë e lehtë dëbore të mbështillet si pelerinë e akullt, por, sapo fillon të...
Referenca: SKU001197
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Kur ta keni lexuar këtë libër do të ndjeheni të lehtësuar që ju vetë nuk jeni pjesë e botës së tij. Është një botë e largët ku në emër të pushtetit dhe sundimit çdo mizori është e justifikuar. Është një botë ku jeta do të bëjë ciklin e saj të natyrshëm të lindjes dhe të asgjësimit.
Botuesi: Dituria
Emigrantët shqiptarë të sheshit Omonia, ndoshta e njohin këtë kafene? Apo një tjetër të ngjashme me të? Ngjarjet që trajtohen në këtë vëllim me tregime bazohen tërësisht në aktualitetin shqiptar, në shtjellat ku është përfshirë shoqëria jonë në tranzicion.
Referenca: SKU001891
Botuesi: Dritëro
Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari "në vijë", romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak është ndarë me talentin. Vitet e fundit, veçanërisht pas botimit në Francë, këtij romani i është rikthyer vëmendja.
Botuesi: Botimet Dudaj
Një masë e panjohur, e aftë për të gllabëruar jetë, një guaskë e mallkuar që ndjell vdekje, qenie të pabesueshme dhe shpirtra të grisur nga mizori të egra, që enden nëpër humnera absurde ...
Referenca: SKU001344
Botuesi: Naimi
Ky roman është një ndërmarrje e guximshme për të evidentuar dhe zbërthyer botën e brendshme të personazheve, përthyerjen, transformimin, degradimin deri në përdhosje të personalitetit që ata pësojnë shpesh. Ata nuk njohin asnjë masë në udhën që i shtynë etja e tyre për pushtet, duke u zgërlaqur në baltën e shoqërisë.
Referenca: SKU000590
Botuesi: Albin
Nuk ka rëndësi se kush është. Nuk ka rëndësi se nga vjen. Me sa duket rëndësia e fundit mbetet në atë çfarë i jep dritë dora në fund- faqeve të bardha. Dhe, Spiro Dede, botuesi i "Albin", kur ka vendosur që të botojë librin e parë të publicistit me titull "Mëmëdhembje", nuk ka hezituar.
Referenca: 2308
Botuesi: Te tjere
"Dreri i trotuareve", romani më i lexuar i autores, vazhdon të ribotohet prej mëse dymbëdhjetë vjetësh. Ky roman shënon fillimin e ciklit të romaneve me temë nga jeta e përditshme shqiptare ku bëjnë pjesë: "Dhe nata u nda në mes" dhe "Diell në mesnatë".
Referenca: SKU000662
Botuesi: Onufri
Kur Ismail Kadare shkroi "Nata me hënë" mendonte se kishte bërë një novelë lirike, intimiste dhe ja përsëri rojet besnike të regjimit çirreshin si në rastin e "Koncert në fund të stinës", tre vjet më parë. Në këtë rast kishte qenë pak pas "vetëvrasjes" misterioze të kryeministrit.
Botuesi: Onufri
Piotr Smolinski, shkrimtar i njohur polak, ftohet në një rezidencë artistësh në Kosovë ku ndeshet me mentalitetin e pasluftës, e që në disa pika, i kujton problemet e pas rënies së komunizmit në vendin e tij.
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" qe mbushur me djemtë e vajzat e Fakultetit të Inxhinierisë, që po zbrisnin nga godina e rektoratit. Asaj iu kujtua vetja kur ishte si ato dhe kishte bërë dashuri për herë të parë.